Ja 10 ushqimet që vrasin inteligjencën
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Kuzhina Shqiptare & Si Te Ushqehemi :: Si te Ushqehemi
Faqja 1 e 1
Ja 10 ushqimet që vrasin inteligjencën
Kur të mos mbani mend diçka, mund ta akuzoni veten se keni konsumuar më shumë se ç’duhet alkool, duhan dhe ëmbëlsira të përpunuara. Numrin 1 në listën e ushqimeve që nuk duhet të konsumoni shpesh e mbajnë produktet që kanë shumë sheqer, ose sheqer të skuqur. Konsumi i sheqerit mund të krijojë probleme neurologjike, duke ndërhyrë kështu në kujtesën tuaj. Nga ana tjetër, sheqeri mund të dobësojë aftësinë tuaj për të mësuar. Për studentët nuk këshillohet konsumimi i produkteve që përmbajnë nivele të larta të fruktozës. Numri 2 në listë është alkooli. Ai është i njohur për dëmtimin që mund t’i bëjë mëlçisë, por ai shkakton gjithashtu edhe atë që mjekësia e njeh me termin "mjegulla e trurit". Ashtu si emri sugjeron, termi i referohet një mjegullnaje që krijohet në trurin e njeriut të alkoolizuar duke i shkaktuar atij një ndjenjë konfuzioni mendor, që ndikon në aftësinë e gjithsecilit për të menduar në mënyrë të qartë.
Një studim i kohëve të fundit që është kryer në Universitetin e Montrealit, ka zbuluar se ushqimi junk, ose i thënë ndryshe ushqimi me yndyrë, mund të ndryshojë kimikatet në tru. Përveç kësaj, ushqimet që kanë shumë yndyrë mund të shkaktojnë disa simptoma që janë të ngjashme me shenjat e depresionit dhe ankthit. Këto ushqime ndikojnë në prodhimin e dopaminës, një element kimik që dobëson funksionin njohës, të mësuarit, kapacitetin, vigjilencën, motivimin dhe kujtesën.
Vendin e 4-t në listën e ushqimeve që vrasin inteligjencën janë ushqimet e skuqura. Ato shkatërrojnë ngadalë qelizat nervore të vendosura në tru. Më i rrezikshëm se të tjerët është vaji i lulediellit. Ashtu si edhe sheqernat e përpunuar, kripa e tepërt bën shumë dëm. Konsumimi i ushqimeve të kripura dhe nikotinës kanë treguar që kanë të njëjtat efekte si drogat. Ato të shkaktojnë sjellje të ashpra dhe dëshirat për të konsumuar sërish ushqime të kripura. E nëse mendoni se drithërat janë të shëndetshme për trupin bëni mirë të mos i konsumoni ato shumë sepse të gjitha llojet e drithërave kanë një ndikim negativ në funksionimin e trurit tuaj, përveç grurit të pastër, që përmban fibra dhe që njihet për parandalimin e plakjes.
Në vendin e 7 janë proteinat përpunuara. Mishi është burim i pasur me proteinave të kualitetit të lartë, por proteina të përpunuara kanë salsiçet dhe mishra të tjerë të përpunuar. Çdo gjë që ka kolesterol, paralizon për ca sekonda trurin, ndaj mos e konsumoni. Edhe ëmbëlsirat dietike, të cilat shpeshherë konsumohen nga ata që duan të humbasin peshë, e vrasin inteligjencën tuaj. Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja është nikotina.
Ajo bën një rrëmujë të madhe në trurin tuaj duke kufizuar rrjedhjen e gjakut të këtij organi të rëndësishëm, së bashku me rrjedhën e rregullt të glukozës dhe oksigjenit. Nikotina jo vetëm që shkakton plakjen e parakohshme, frymë të keqe dhe përbën një rrezik në rritje për kancerin e mushkërive, por ajo gjithashtu forcon kapilarët dhe enët e gjakut që luajnë një rol të rëndësishëm për funksionin e trurit tuaj. L.M.
Similar topics
» Kuriozitete Per Ushqimet...
» Ushqimet Që Të Hidratojnë Më Shumë Gjatë Verës
» Ushqimet Që Mbrojnë Lëkurën Nga Dielli
» 10 Ushqimet të cilat ju zbardhin dhëmbët
» Ja ushqimet që përmirësojnë jetën seksuale
» Ushqimet Që Të Hidratojnë Më Shumë Gjatë Verës
» Ushqimet Që Mbrojnë Lëkurën Nga Dielli
» 10 Ushqimet të cilat ju zbardhin dhëmbët
» Ja ushqimet që përmirësojnë jetën seksuale
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Kuzhina Shqiptare & Si Te Ushqehemi :: Si te Ushqehemi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi