AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ushqimet, luftëtari kryesor i celulitit

Shko poshtë

Ushqimet, luftëtari kryesor i celulitit Empty Ushqimet, luftëtari kryesor i celulitit

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue Jul 02, 2013 4:44 am

Ushqimet, luftëtari kryesor i celulitit Dieta-kunder-celulitit-3-150x150

Për të luftuar celulitin duhet të bëjmë kujdes me ushqimet. Ja cilat janë ato që na ndihmojnë më shumë për të qenë në formë

Mrekullia
Celuliti është një problem që i intereson pjesës më të madhe të grave, që më shumë se sa nga shëndoshja e trupit, varet shumë nga stili i jetës dhe nga ushqimet që konsumojmë. Lajmi i mirë është që ne mund të bëjmë diçka për ta ndryshuar dhe përmirësuar situatën. Por cili është ai veprim i thjeshtë dhe i dobishëm për të luftuar problemin? Kufizoni konsumimin e kripës, shmangni pijet me sheqer, të gazuara ose me kafeinë. Fjalët magjike, të çdo dite, janë sporti dhe uji. Nëse preferoni të konsumoni kafe do të këshillohej që ta zëvendësonit me sa më shumë çaj. Përpiquni të përdorni çaj pasi ndihmon në parandalimin e celulitit. Shmangni alkoolin. Kufizoni ngrënien e ushqimit të pasur me yndyra të ndryshme si dhe të proteinave me prejardhje shtazore. Rrisni sasinë e perimeve dhe frutave.
Ndërsa hidrokarburet e thjeshta zëvendësojini me ato më komplekse. Rrisni sasinë e ushqimit të pasur me vitaminë C (fruta dhe perime, lëngje natyrale), kalium (banane, pjeshka, portokall, apo fasule) dhe squfur (proteinat e ushqimit), mbase sepse këto ushqime i largojnë substancat e dëmshme nga organizmi duke luftuar celulitin e brendshëm. Shmangni ushqimet me kripë dhe erëza. Kripa ka karakter fiksues dhe kjo ndikon në formimin e celulitit.
Çfarë është celuliti dhe çfarë e shkakton atë
Termi “celulit” i referohet pamjes që merr lëkura tek disa njerëz kur duket si me gropa. Kjo gjë është më e zakontë tek femrat sepse ka të bëjë me mënyrën se si muskuli, dhjami dhe indet që i lidhin janë të shpërndara në lëkurë. Kokrrat e celulitit shkaktohen nga depozita dhjamore që shtyjnë dhe deformojnë indet lidhore poshtë lëkurës, duke ndryshuar pamjen e lëkurës. Pamja e gropëzuar e celulitit mund të konsiderohet si një mënyrë normale e pamjes së njeriut. Disa njerëz thjesht kanë një ndërtim të ndryshëm të trupit. Trashëgimia, trashësia e lëkurës, seksi, sasia e shpërndarjes së dhjamit të trupit dhe mosha mund të ndikojë nivelin në të cilin gjendet apo është i dukshëm celuliti. Megjithëse është më i zakontë tek femrat, celuliti mund të shfaqet edhe tek disa meshkuj. Celuliti shfaqet tek të gjitha racat e njerëzimit. Ndonëse hormonet tek femrat luajnë rol tek kjo lloj shpërndarje e dhjamit në trup, celuliti nuk mund të kurohet me anën e hormoneve. Celuliti nuk shkaktohet nga mbipesha, por është thjesht kodi gjenetik i personit dhe mund të shfaqet si te njerëzit e shëndoshë, edhe tek ata të dobët. Celuliti nuk sillet ndryshe nga llojet e tjera të dhjamit apo nuk është sëmundje dhe nuk ka rrezik për shëndetin.
Ushtrime kundër celulitit
Duke gjykuar nga hulumtimet dhe përvojat e femrave në mbarë botën, kardio-trajnimi është mënyra më e mirë për të reduktuar yndyrën dhe celulitin. Për fat të mirë kardio-trajnimi përfshin shumë aktivitete. Kështu, atyre që u pëlqen natyra, u sugjerojmë çiklizëm, rrollera ose vrapim, për ata që kanë orare strikte dhe të zgjatura në punë, aty është një palestër me trakë, ergometër dhe vrapime nordike, si dhe gjimnastikë dhe variacionet e shumta të saj. Për ata që duan të argëtohen duke ushtruar, ka salsa apo zumba, ku koha fluturon në lëvizje të vazhdueshme me muzikë të mirë. Për çfarëdo do që të zgjidhni, gjëja më e rëndësishme është që gjatë aktiviteteve të djersiteni, – sa më shumë, aq më mirë, – sepse në këtë mënyrë i largoni toksinat dhe shkrihet yndyra. Gjithashtu, mos harroni se vetëm pas 20 minutave të ushtrimit aktiv, trupi juaj fillon të shkrijë yndyrën, kështu që durimi dhe këmbëngulja janë aleatët tuaj më të mirë.
 
Box
Lista jonë prej 40 ushqimesh kundër celulitit këshillon që nëse dëshironi të mësoni të hani mirë, duhet të zgjidhni ato ushqime me veti të mëdha, dehidratuese dhe disi të lehta.
 
40 ushqimet që iu bëjnë të mos keni kurrë celulit
 
1-Portokalli
2-Çaji jeshil
3-Limoni
4-Peshku merluc
5-Çaji i kuq
6-Peshku hake
7-Kopër
8-Luleshtrydhet
9-Fileto pule
10-Peshku Sgliola
11-Fileto gjel deti
12-Peshk sgoliola
13-Lëngu i portokallit
14-Peshku ton
15-Karçiofi
16-Karotat
17-Bukë me hime
18-Bishtajat
19-Arrat
20-Lule radhiqe
21-Bretkosa peshk
22-Kivit
23-Panxhari
24-Mango
25-Domatet
26-Bajamet
27-Spinaqi
28-Mollët
29-Boronica
30-Kastravecët
31-Orizi integral
32-Qumështi i skremuar
33-Ananasi
34-Djathërat e freskët
35-Brokoli
36-Dardha
37-Veza
38-Pjepri
39-Uji
40-Rrushi
♛Melody♛
♛Melody♛

Ushqimet, luftëtari kryesor i celulitit Coolte21

Shteti Shteti : Ushqimet, luftëtari kryesor i celulitit Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi