Ushqimet Që Të Hidratojnë Më Shumë Gjatë Verës
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Kuzhina Shqiptare & Si Te Ushqehemi :: Si te Ushqehemi
Faqja 1 e 1
Ushqimet Që Të Hidratojnë Më Shumë Gjatë Verës
Te pish gjithë ditën ujë nuk është një zgjidhje perfekte për t’u hidratuar. Zbuloni ushqimet te cilët mund t’iu ndihmojnë ta kaloni me lehte vapën e vere.
Mollët
Një molle e madhe përmban 191ml ujë. Ajo është gjithashtu e pasur me fibra dhe antioksidues.
Kungulleshkat
Një tas 250ml me kungulleshka te ziera përmban 211ml ujë.
Ananasi
Një tas me ananas përmban 223ml ujë.
Kungulli
Një kungull i ziere përmban 230ml dhe është i pasur me vitamine B6.
Agrumet
Një portokall përmban 160ml ujë ndërsa një grejpfrut përmban 151ml ujë. Vitamina C gjithashtu ehte mjaft e rëndësishme.
Kastraveci
Një tas me kastraveca te grire përmban 100ml ujë.
Qershitë
Një tas me qershi me bërthamë përmban 217ml ujë. Ato janë fruta te pasura me fibra dhe antioksidues.
Ardhja e stinës së verës shoqërohet për shumë njerëz me mungesë të oreksit, probleme të tretjes apo vështirësi në përzgjedhjen e ushqimeve për të konsumuar.
Ndërprerja e oreksit në verë lidhet ngushtë me temperaturat e larta, të cilat shkaktojnë gjendjen e lodhjes dhe ndërprerjen e oreksit sepse organizmi vendoset në një situatë tjetër, mundohet që me djersitje dhe frymëmarrje të rregullojë tempetartuten e trupit”.
“Trupi përpiqet të përshtatet me kushtet e reja të stinës dhe prodhohen disa hormone që japin këtë ndjesinë e mungesës së oreksit. Si rrjedhojë e largimit të ujit peshojmë më pak dhe brenda një dite të vetme mund të humbasim deri në disa kilogram, jo si rrjedhojë e dobësimit, por për shkak të humbjes së ujit të trupit në këtë kohë. Për këtë arsye, është e rëndësishme që të konsumojmë frutat e stines, si pjepri, shalqiu, pjeshka, qershia apo kajsitë, që kanë një përmbajtje të madhe uji”.
Është e rëndësishme të shmangim pijet alkoolike, për një arsye madhore sepse ato e dehidratojnë organizmin. Pasi pi alkool ndien etje sepse alkooli është e vetmja substancë që përthithet 100% nga organizmi dhe duke qenë se përthithet kështu, edhe trupi dehidratohet më kollaj. Alkoolet e rënda janë më problematikët, si uiski, xhin apo vodka e raki. Ndërsa pije si vera apo ndonjë kokteil tolerohen lehtësisht nga organizmi”.
Një dietë ideale për këtë stinë të nxehtë:
Mëngjesi
Lëng frutash, lëng portokalli është i preferueshëm për shkak të vitaminës c, por mund të jetë edhe qumësht, që mund të shoqërohet me drithëra. Në mëngjes mund të përzgjidhen edhe ushqime të tjera, si ndonjë proshutë krudo, që ka pak yndyrrë dhe është e lehtë dhe e tretshme për organizmin.
Dreka
Mund të jetë mish, ndonëse mishi i kuq nuk sugjerohet më shumë se një herë në javë në këtë stinë. Dreka më e mirë është ajo me peshk, fileto pule, tavë me perime dhe gjithmonë e shoqëruar me një sallatë të stinës sipas dëshirës. Duhet bërë kujdes me sasinë e yndyrrës, edhe pse vaji i ullirit është shumë i mirë dhe i rekomandueshëm në përgjithësi.
Darka
Në përgjithësi duhet të jetë diçka e lehtë që konsumohet 3-4 orë përpara se të flemë, përpara se organizmi të ketë kohë ta tresë ushqimin. Mund të jetë një krep, një sallatë me ton apo një kos me fruta, por nuk duhen përdorur koset e gatshme që kanë shumë sheqer. E rekomandueshme është që kosi me fruta të bëhet vetë.
03.07.2013
Burimi: ikub.al
Similar topics
» Sytë dhe dielli, këshilla për t`u mbrojtur gjatë stinës së verës
» Armina Mevlani: Jam shumë e dashuruar, Shkëlzeni akoma më shumë (VIDEO)
» Femrat,Sa Më Shumë Në Karrierë,Aq Më Shumë Tradhëtare Bëhen
» Kuriozitete Per Ushqimet...
» Ja 10 ushqimet që vrasin inteligjencën
» Armina Mevlani: Jam shumë e dashuruar, Shkëlzeni akoma më shumë (VIDEO)
» Femrat,Sa Më Shumë Në Karrierë,Aq Më Shumë Tradhëtare Bëhen
» Kuriozitete Per Ushqimet...
» Ja 10 ushqimet që vrasin inteligjencën
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Kuzhina Shqiptare & Si Te Ushqehemi :: Si te Ushqehemi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi