Prindërit Vrasin Djalin Dhe E Hedhin Në Lumë. Babai Kishte Apeluar Më Parë Për Ndihmë Ekonomike
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1

Prindërit vrasin djalin dhe e hedhin në lumë. Babai kishte apeluar më parë për ndihmë ekonomike.
E vrasin djalin e tyre dhe më pas e hedhin në lumë. Trupi i pajetë i 44 vjeçarit nga Tirana është hedhur në lumë nga prindërit e tij. Ngjarja ka ndodhur 6 ditë më parë në zonën e Babrrusë.
Ruzhdi dhe Huzrie Fisniku, kanë qëlluar tre herë më thikë të birin, Agronin, i cili vuante nga probleme mendore. Prej kohësh, bashkëshortët ndiheshin në terror nga djali, i cili i dhunonte fizikisht.
Situata ka gjeneruar në konflikte të vazhdueshme, aq sa çifti i moshuar ka menduar një zgjidhje çnjerëzore duke e vrarë.
Ata kanë tentuar ta fshehin ngjarjen dhe ia kanë hedhur trupin në lumë, në përpjekje që ngjarja të mos zbulohej kurrë.
Autori i vrasjes makabre, babai Ruzhdi Fisniku, më parë kishte deklaruar në një media t’i rikthehej ndihma ekonomike prej 3 mijë lekësh, që i ishte ndërprerë prej një viti, pasi të ardhurat e bashkëshortëve nuk ishin të mjaftueshme sepse edhe dy fëmijët nuk punonin për shkak të problemeve mendore
Ngjarja
Pavarësisht se policia e ka patur të vështirë të kuptojë dinamikën e ngjarjes në shtëpinë e familjes Fisniku, edhe pas marrjes së dëshmive të babait, nënës dhe vëllait të viktimës, është mësuar se sherri ka nisur mes Agronit dhe babait të tij. Ngjarja ka ndodhur në një mbrëmje rreth një jave më parë, por policia ende nuk ka fiksuar akoma ditën, pasiasnjëri nga pjesëtarët e familjes nuk kanë qenë në gjendje të kujtojë saktësisht se kur ka ndodhur vrasja. Deri mbrëmë vonë, policia e Tiranës ka mbajtur në pranga të atin e viktimës, ndërsa po ripyetën here pas here vëllai dhe e ëma për të sqaruar rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. Gjithashtu policia ka marrë edhe dëshmi nga banorë të zonës për të mundësuar zbardhjen e mekanizmit të vrasjes, por asnjë e dhënë nuk ka ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes. Priten edhe dëshmitë e dy vajzave, të cilat jetojnë jashtë vendi, të cilat mësohet se janë edhe njerëzit më të saktë të familjes. Referuar të dhënave të policisë, në shtëpi janë gjendur të gjitha provat e vrasjes, ndërsa dyshohet se transportimin e trupit të 44-vjeçarit nga shtëpia e deri te bregu i lumit ta ketë bërë i vëllai, pasi prindërit janë të moshuar. Kështu, policia po punon për të mësuar se çfarë ka ndodhur vërtet, ndërsa vetë i ati i tij, pas një sërë përpjekjesh të oficerëve të policisë ka treguar se i biri e kishte rrahur se nuk i kishte dhënë lekë dhe ai më pas e kishte vrarë me thikën që ia ka dorëzuar policisë. Arma, sipas bluve, ka qenë e përgjakur, ndërsa gjurmë janë gjendur edhe në karrocë dhe në shtëpinë e tyre.
22.06.2013
Burimi: Gazeta Tema

Similar topics
» Prindërit i kërkojnë ndihmë policisë: Na dhunon vajza
» Ja 10 ushqimet që vrasin inteligjencën
» Dashuria e parë mban mend edhe urrejtjen e parë!
» Një lumë në det (video)
» Masakra Në Mes Të Rrugës/ Valbona Çarçani Kërkoi Ndihmë, Askush Nuk U Afrua
» Ja 10 ushqimet që vrasin inteligjencën
» Dashuria e parë mban mend edhe urrejtjen e parë!
» Një lumë në det (video)
» Masakra Në Mes Të Rrugës/ Valbona Çarçani Kërkoi Ndihmë, Askush Nuk U Afrua
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi