AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ushqimet Që Mbrojnë Lëkurën Nga Dielli

Shko poshtë

Ushqimet Që Mbrojnë Lëkurën Nga Dielli Empty Ushqimet Që Mbrojnë Lëkurën Nga Dielli

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu Jul 25, 2013 7:39 am


Ushqimet Që Mbrojnë Lëkurën Nga Dielli Ushqimet-dhe-dielli1

Dielli, sa është i mirë për shëndetin, po aq mund të jetë edhe i dëmshëm. Në fakt, janë rrezet ultravjollcë ato të cilat e bëjnë diellin “të rrezikshëm” për lëkurën.

Kur lëkura është e ekspozuar së tepërmi ndaj diellit, vjen deri te krijimi i radikaleve të lira të cilat e dëmtojnë indin lëkuror dhe zvogëlojnë elasticitetin e lëkurës. Si shenja të dukshme të dëmtimit të lëkurës janë formimi i rrudhave, njollave të errëta dhe plasaritjeve nga dielli. Megjithatë, më shumë duhet të shqetësohemi për atë të cilën nuk e shohim me sy: ato janë dëmtimet të cilat janë pasojë e veprimit të rrezeve ultravjollcë gjatë rrezitjes në diell dhe të cilat e rrisin rrezikun për zhvillimin e kancerit të lëkurës.


Studimet e reja kanë treguar se përbërësit e ndryshëm ushqimor mund të kenë ndikim të dukshëm në mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimi, si edhe mund të ndihmojnë në ripërtëritjen e lëkurës së dëmtuar, dhe në këtë mënyrë ta parandalojnë rrezikun për zhvillimin e kancerit të lëkurës. Në eksperimentet klinike më së shumti janë analizuar veprimet e antioksiduesve si: beta-karotenit, vitaminave A, C, E, pastaj të selenit dhe zinkut.

Ushqimet që shërbejnë si burime:

Beta-karoteni: pemët dhe perimet;

Vitamina C: brokoli, piperi i kuq, trëndafili i egër, dredhëzat, limonët;

Vitamina E: vaji i drithërave, farat, vajrat bimore, vezët, perimet, arrat;

Vitamina A: mëlçia, qumështi dhe produktet e qumështit;

Seleni: produktet nga deti, drithërat, vezët, hudhrat;



Zinku: produktet nga deti, mishi i kuq dhe mishi i shpezëve. /noa.al
♛Melody♛
♛Melody♛

Ushqimet Që Mbrojnë Lëkurën Nga Dielli Coolte21

Shteti Shteti : Ushqimet Që Mbrojnë Lëkurën Nga Dielli Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi