AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuriozitete Per Ushqimet...

2 posters

Shko poshtë

Kuriozitete Per Ushqimet... Empty Kuriozitete Per Ushqimet...

Mesazh nga Katilja Tue Jul 16, 2013 3:30 am

Katilja
Katilja

Kuriozitete Per Ushqimet... Coolte21

Shteti Shteti : Kuriozitete Per Ushqimet... Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Mosha Mosha : 29
Numri i postimeve Numri i postimeve : 261
Faleminderit Faleminderit : 41
Antaresimi Antaresimi : 13/07/2013

http://antonela.haxhiu@yahoo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Per Ushqimet... Empty Një kuzhinë plot me sekrete

Mesazh nga ♛Melody♛ Sat Jul 20, 2013 1:16 am


Sigurisht që është e vështirë të zbulosh gjithë të fshehtat e kuzhinës; ne nuk pretendojmë të dimë gjithçka.


Kuriozitete Per Ushqimet... Images




Ama na hyjnë në punë ca truke të vogla dhe shumë të thjeshta, që na i bëjnë gatimin më të lehtë.




UTHULLA
Ju shpëtoi dora?
Keni hedhur shumë uthull në sallatë? Ju shpëtoi dora? Mos u shqetësoni! Për ta shpërndarë, mos e përzieni sallatën, por hidhni në të dy copa buke të vogla, pastaj përziejeni sallatën dhe më pas hiqini copat e bukës. Kështu buka do të ketë thithur uthullën dhe sallata është gati për t'u shijuar.




PORTOKAJTË
Si të shtrydhësh më mirë lëngun e tyre?

Prijini portokajtë ose limonët përgjysmë, vërini për 15 sekonda në furrën me mikrovalë me nxehtësi maksimale dhe më pas shihni se si do të shtrydhni të gjithë lëngun, pa u lodhur aspak.




LULESHTRYDHET
Si t'i pastrosh?
Duket gjëja më e thjeshtë në botë, por ja që edhe larja e luleshtrydheve e ka një sekret. Në fillim duhet t'i lani me ujë të bollshëm dhe t'i thani dhe pastaj të hiqni gjethen e vogël që kanë në majë, sepse nëse e bëni këtë proces para larjes, uji depërton brenda në luleshtrydhe dhe e shkatërron shijen.




SALLATA
Mos e hidhni!
Nga dreka ju ka tepruar sallata jeshile e përgatitur me vaj e uthull? Mos e hidhni. Ziejeni për gjysmë ore me 500 ml lëng pule ose koncentrat pule, 250 g bizele dhe l qepë të grirë. Sapo të ziejë, kalojeni në përzierës elektrik. Më pas shërbeji mbi copa buke të thekur.




MJALTI
Është kristalizuar

Ke një kollë që po të torturon. Përgatit menjëherë një gotë qumësht të ngrohtë dhe kërkon t'i hedhësh edhe një lugë mjaltë, i cili duke ndenjur për një kohë të gjatë i harruar brenda në dollap, është kristalizuar në atë pikë që nuk e shkëput dot nga vazoja me asgjë. Në këtë rast ju vjen në ndihmë furra me mikrovalë. Futeni mjaltin për një minutë brenda me nxehtësi maksimale dhe mjalti kthehet sërish si në gjendjen e mëparshme.




ANANASI
Si ta konservosh mirë?
Ananasi i freskët nuk i duron dot temperaturat më të ulëta sesa 7 gradë Celsius. Prandaj mos e fusni në frigorifer, por ruajeni në vendin më të freskët të shtëpisë.




KËRPUDHAT
Si t'i pastrosh?
Janë të mrekullueshme, por të vështira për t'u pastruar. Merrni një thikë, një furçë dhëmbësh (të papërdorur) dhe një sfungjer nga ata të verdhët me një shtresë jeshile.
Me thikë dhe furçë elimino dheun dhe me sfungjerin e lagur pjesën ngjitëse mbi kapelë.
Më pas kaloji një nga një në ujë të ftohtë në mënyrë që të mos ngelen mbetje dheu. Nëse ky proces bëhet me shpejtësi maksimale, kërpudhat nuk e humbasin shijen.




MAJDANOZI
Si ta ruash gjithmonë të freskët?
Që degëzat e majdanozit të rezistojnë sa më gjatë, prijini pak milimetra kërcejtë dhe vendosini në një gotë me ujë, siç veproni për lulet. Çdo dy ditë përsëriten i veprimin duke ndërruar edhe ujin dhe do të keni gjithmonë majdanoz të freskët. Mund të zgjasë edhe 15 ditë.



♛Melody♛
♛Melody♛

Kuriozitete Per Ushqimet... Coolte21

Shteti Shteti : Kuriozitete Per Ushqimet... Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Per Ushqimet... Empty Shtatë arsyet pse duhet të hamë akullore

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue Aug 06, 2013 9:29 am

Shtatë arsyet pse duhet të hamë akullore 

Akullorja, një ëmbëlsirë që pothuajse e konsumojnë të gjithë. Nëse jeni kurioz dhe doni të dini më tepër rreth saj, lexoni cilat janë arsyet që duhet të konsumojmë akulloren më shumë.


1- Sepse i ka të gjitha

E pse të mos e lësh veten të joshesh nga një akullore e mirë? Ajo përmban gjithçka për organizmin në këtë varë: është e freskët, përmbush nevojat për ujë, energji dhe vitamina.

2- Të bën të lumtur

Një studim i fundit londinez ka nxjerrë si përfundim se të hash akullore aktivizon qendrën në tru të ndjenjës së lumturisë apo të të ndjerit mirë

3-Ka sheqerna ne sasinë e duhur

Akullorja nuk ka vetëm saharozë, por edhe glukozë dhe fruktozë të cilat të japin menjëherë energjinë e duhur nëse ndihesh i dobët nga vapa. Pastaj akullorja ka edhe laktozë që ndihmon asimilimin e kalciumit nga ana e kockave, një proces me shumë rëndësi në mënyrë te veçantë tek fëmijët.

4-Lehtësisht e tretshme

Substancat që ka akullorja janë të shpëerndara në një masë uji të ngrirë që trupëzon volum të madh ajri ndaj. Në këtë mënyrë lëngjet tretëse kanë një sipërfaqe të madhe në të cilën të mund të veprojnë dhe në këtë mënyrë treten më shpejt.

5-Ndihmon tretjen

Ftohtësia e tij stimulon kontraktimet e stomakut dhe lëshimin e lëngut tretës që ndihmon në tretjen më të mirë të ushqimit. Kështu që këshillohet në fund të vaktit por edhe në mes të vaktit.

6-Ndihmon në dietë

Akullorja në mënyrë të veçantë ajo me fruta është një pjesë e rëndësishme e dietës. Pasi ka pak kalori por ka shumë vlera ushqimore.

7-Aleat i stomakut

Akullorja është një aleat shumë i mirë për njerëzit të cilët vuajnë nga stomaku dhe nga gastriti.Akullorja është aspak e dëmshme për stomakun.
♛Melody♛
♛Melody♛

Kuriozitete Per Ushqimet... Coolte21

Shteti Shteti : Kuriozitete Per Ushqimet... Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Per Ushqimet... Empty Ushqimet më të shtrenjta në të gjithë botën

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri Aug 09, 2013 1:48 am

Unike dhe tepër luksoze, vlera e këtyre ushqimeve e tejkalon shifrën e imagjinuar, pasi mund të hahen vetëm një herë në jetë.


Kuriozitete Per Ushqimet... 16d36a46-c688-4c39-aca7-4d79a1e19adb---0-Nëse po kërkoni të zgjeroni horizontin në botën kulinare dhe t’i përkushtoheni asaj, lista që vijon më poshtë nuk do të ishte një fillim i mirë. Kjo, sepse në vazhdim do të mësoni se cilat janë produktet ushqimore më të shtrenjta, vlera e të cilave shkon disa mijë dollarë.

Kërpudhat matsutake, 1000 dollarë

Kërpudhat matsutake ose matake, janë shumë të shtrenjta për shkak se janë mjaft të rralla. Vite më parë, ato ishin sinonim i vjeshtës në Japoni, por futja e një insekti shkatërrues në pemët nën të cilat rriten këto kërpudha solli edhe pasoja drastike për numrin e kërpudhave matsutake. Po pritet të zhvillohet një metodë bujqësore për rritjen e këtyre kërpudhave kaq të shtrenjta dhe të rralla, që do të mundësonte kultivimin e tyre në ferma.

Zhardhoku, 3600 dollarë

Zhardhoku quhet ndryshe edhe diamanti i botës së kuzhinës. Zhardhoku i bardhë europian mund të shitet për çmime shumë të mëdha, të cilat shumëfishohen kur produkti shitet në tregun e zi. Rekordi për blerjen e një zhardhoku të bardhë është vënë në vitin 2007, kur ai u shit për 330 000 dollarë në një ankand.

Fritata, 1000 dollarë

Ky përbërës kaq i shtrenjtë i mëngjesit konsiston në një përzierje të vezëve, karavidheve dhe 28 gramë havjar të llojit sevruga. Në menynë ku gjendet kjo omëletë 1000 dollarëshe, shkruhet gjithashtu se restoranti i vetëm ku mund ta gjeni është “Norma” në Nju Jork, i cili ju sfidon ta provoni.

Bifteku i Wagyu, 2800 dollarë

Wagyu i referohet një lloj lope japoneze, e cila është e famshme për formën e mrekullueshme ndërmuskulore dhe për përqindjen e lartë të yndyrave të pangopura. Lloji Kobe është më elitari, pasi mendohet se është ushqyer vetëm me birrë dhe është masazhuar vazhdimisht, që muskujt të përshkruhen nga tendinat në formën e mermerit. Në restorante shërbehet me çmimin 2800 dollarë.

Samundari Khazana kerri, 3200 dollarë

Kerri është një përzierje e shumë erëzave indiane në ngjyrë të verdhë. Për të festuar daljen në treg të DVD-së së filmit “Slumdog Millionaire”, producentët porositën që pjatat të përgatiten me përbërësit më të shtrenjtë që përfshinin zhardhok të bardhë, gaforre, domate dhe havjar. Në festime u shtrua edhe një karavidhe e mbuluar me ar dhe shumë gjellë të tjera të shijshme.

Pica mbretërore 007, 4200 dollarë

Pica me diametër 30 centimetër është e mbushur me përbërës ushqimorë nga më të shtrenjtët në botë, si karavidhe të marinuara me konjak, havjar i ngjyer në shampanjë, domate, salmon skocez i tymosur, proshutë dreri dhe balsam uthulle. Përveç gjithë këtij luksi, pica mbulohet edhe me një petë të ngrënshme ari 24 karatësh.

Shalqiri dansuke, 6100 dollarë

Në një vend ku shalqiri është një produkt i rrallë, ai kthehet në një luks të kushtueshëm. Për këtë arsye, një shalqi japonez prej 7 kilogramësh, u kthye në shalqirin më të shtrenjtë në botë. Shalqiri dansuke, një lloj i rrallë shalqiri i zi, që rritet vetëm në ishullin japonez Hakkaido, përdoret vetëm për dhurata super të shtrenjta. Ata janë shumë të paktë në numër dhe mendohet se kanë një ëmbëlsi të veçantë.

Havjari almas, 25 000 dollarë

Havjari almas vjen nga Irani, gjë që e bën shumë të rrallë dhe të shtrenjtë. Tregu i vetëm ku mund ta gjeni është ‘Caviar House and Prunier’ në Londër, ku një kilogram nga ky havjar shitet për 25 000 dollarë. Në po të njëjtin vend mund të gjeni edhe vaktin më të shtrenjtë të Britanisë.

Akullorja me çokollatë, 28 000 dollarë

Kjo është ëmbëlsira më e shtrenjtë, pasi bëhet me çokollatë të ngrirë që përmban një përzierje të 28 kakaove, 14 prej të cilave janë ndër më të shtrenjtat. Ajo është e dekoruar me ar të ngrënshëm dhe shërbehet në kupë të veshur me ar ushqimor gjithashtu. Sikur këto të mos mjaftonin, së bashku me akulloren është edhe një byzylyk ari 18 karatësh dhe me një diamant prej 1 karati në fund të akullores. Ajo shërbehet me një lugë të artë të dekoruar me diamant të bardhë, që mund ta merrni në shtëpi.
 

♛Melody♛
♛Melody♛

Kuriozitete Per Ushqimet... Coolte21

Shteti Shteti : Kuriozitete Per Ushqimet... Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Per Ushqimet... Empty Çfarë hamë në të vërtetë kur hamë një hot dog

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed Sep 04, 2013 8:06 pm


I pjekur në skarë ose i skuqur, mbuluar me një mal mustardë, ketchup dhe majonezë …wurstel është ushqimi tipik që hahet në lojëra, panaire, gjatë festimeve etj. Por a keni menduar ndonjëherë se me çfarë është bërë vërtet?
Burimi:Albanian Screen
Kuriozitete Per Ushqimet... F4136c36-57ce-42f5-bae0-bf7415ef4507---0-Ai ka lindur fillimisht në Gjermani dhe Austri, i njohur më pas në gjithë botën si Hot Dog
Lindur fillimisht si salsiçe, mish i grirë, por më pas receta është modifikuar në mënyrë që të jetë në gjendje të “riciklojë” edhe copëzën më të vogël të ushqimit me origjinë shtazore.
Ajo që ne hamë kuptohet lehtë. Vetëm të lexoni përbërësit prapa paketës për të kuptuar se mishi është i ndarë mekanikisht. Një term tekniko-elegant.
Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që është një përzierje e organeve të brendshme, veshëve, lëkurës, kockave, yndyrave dhe të gjitha mbetjeve të kafshëve(dhe jo vetëm ..).
Sipas ligjit evropian prodhuesit i kërkohet të raportojë sasinë e mishit në ushqim.
Në rastin specifik të sallamit wurstel është e vështirë për të lexuar sasinë e mishit që përmban.
Kjo do të thotë se për çdo wurstel që ju hani, pothuajse 80% e përmbajtjes vjen nga një përzierje mundshme e kimikateve që nuk është e përcaktuar mirë, por patjetër të dëmshme për trupin.
Procesi i prodhimit të sallamit mund të duket i thjeshtë, por në realitet është e nevojshme për të ndjekur parametrat e gatimit dhe pasterizimit, pasi me cilësinë e ulët të përmbajtjes dhe ngarkesës të lartë mikrobike (duke qenë karkasat e kafshëve të therura ditë më parë dhe të ngrira sërish).
Të shohim një pasqyrë të shpejtë të aditivëve kimikë të ushqimit, për të kuptuar më mirë se çfarë hamë, kur hamë këtë ushqim:
Nitrat natriumi (E250)


është një kimikat shumë toksik për mjedisin, si dhe një nga më të përdorurit në konservimin e mishit; përdorur kryesisht për të sterilizuar mikroorganizmat e mbivendosur në trupat e kafshëve dhe për të ruajtur sa më gjatë të jetë e mundur produktin. Dëmi: Kjo sjell një mundësi të sëmundjeve karcerogjene në stomak apo sëmundje të mëlçisë, të shkaktuara nga ky reaksion me komponimet e tjera organike të pranishëm në stomak quajtur “ammine”.
Erythorbate natriumi (E316) eshte përdorur për të parandaluar prishjen e yndyrave, i pranishëm në shumë ushqime të tilla si marmelata dhe xhelatina të llojeve të ndryshme. Deri më sot ne nuk e dimë nëse ka efekte anësore.
Glutammato monosodico (E 621): një përbërës i përdorur për  shije dhe aromë. Dëmi: (Krizë alergjike që mund të çojë deri në vdekje) dhe dhimbje koke të forta. [Nëse ju hani shumë wurstel dhe keni dhimbje koke, tani e dini pse!]
Goma Guar (E 412) një produkt me origjinë natyrore, përdorur nga industria ushqimore për salcat, akulloret, në përgatitjet për të bërë ëmbëlsira dhe në ushqimet me përbërje mishi… Në përgjithësi përdoret për t’i dhënë elasticitet dhe butësi ushqimit dhe për të parandaluar shpërbërjen e tij. Dëmi: shkakton probleme në zorrë.
Trifosfati (E451): shtues kimik me bazë fosfori. Përbërës i përdorur gjerësisht në ushqim, sidomos në pijet e gazuara si Cola, si rregullator i aciditetit. Dëmi: rrit rrezikun e osteoporozës.
Rapeseed Oil:shërben për t’i dhënë atij një shije abstrakte dhe unike, tipike e wurstel.
♛Melody♛
♛Melody♛

Kuriozitete Per Ushqimet... Coolte21

Shteti Shteti : Kuriozitete Per Ushqimet... Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Per Ushqimet... Empty Re: Kuriozitete Per Ushqimet...

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Sep 09, 2013 9:31 pm

Kuriozitete Per Ushqimet... 1173673_568382446542718_653169393_n
♛Melody♛
♛Melody♛

Kuriozitete Per Ushqimet... Coolte21

Shteti Shteti : Kuriozitete Per Ushqimet... Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Per Ushqimet... Empty Peshku nje ilaç magjik!

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri Sep 13, 2013 11:14 pm


Kuriozitete Per Ushqimet... 0%20shStudiuesit paralajmërojnë se peshku duhet konsumuar të paktën dy herë në javë. Vitaminat dhe proteinat e tij të rralla, të cilat nuk gjenden në asnjë produkt tjetër ushqimor, janë të domosdoshme për sistemin nervor, muskujt dhe kockat. Këto substanca luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e trurit të fëmijëve. Më i miri është pa diskutim merluci, që përmban pak yndyra omega-3, por edhe përqendrim më të ulët të mërkurit.
Nuk duhen lënë pa përmendur edhe elemente si fluori, kobalti, magnezi, kaliumi, bakri dhe seleniumi. Tek peshku gjendet edhe një sasi e madhe vitaminash, ku më e rëndësishmja është vitamina A, që vepron kundër dobësimit të shikimit në errësirë, vitamina D, e domosdoshme për forcimin e kockave dhe kundër rakitizmit te fëmijët, dhe vitaminat B, B2, B6 dhe B12.
Peshku përmbanë edhe kalcium, fosfor dhe jod, i nevojshëm për prodhimin e hormoneve të tiroideve e mjaft i rëndësishëm për krijimin e embrionit të bebes. Vitaminat dhe proteinat e tij janë të domosdoshme për sistemin nervor, muskujt dhe kockat.
♛Melody♛
♛Melody♛

Kuriozitete Per Ushqimet... Coolte21

Shteti Shteti : Kuriozitete Per Ushqimet... Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete Per Ushqimet... Empty Re: Kuriozitete Per Ushqimet...

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi