AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Masakra Në Mes Të Rrugës/ Valbona Çarçani Kërkoi Ndihmë, Askush Nuk U Afrua

Shko poshtë

Masakra Në Mes Të Rrugës/ Valbona Çarçani Kërkoi Ndihmë, Askush Nuk U Afrua  Empty Masakra Në Mes Të Rrugës/ Valbona Çarçani Kërkoi Ndihmë, Askush Nuk U Afrua

Mesazh nga ♛Melody♛ Sun Jul 14, 2013 6:16 am

Masakra Në Mes Të Rrugës/ Valbona Çarçani Kërkoi Ndihmë, Askush Nuk U Afrua  VRASJA_3-300x243-1
Nuk kanë qenë të paktë personat që kanë parë se si Valbona Çarçani masakrohej në mes të rrugës e askush nuk ka lëvizur as gishtin për ta ndihmuar.
I shoqi, pasi është konfliktuar me të në afërsi të shkollës “Ismail Qemali”, e ka gjurmuar për disa metra dhe, më të mbërritur, i ka ngulur thikat.
Gruaja 46 vjeçare ka kërkuar ndihmë, por askush nga të pranishmit e shumtë nuk ka ndërhyrë për ta shpëtuar atë nga kthetrat e vdekjes.
Genci Çarçani e ka masakruar nënën e dy fëmijëve të tij duke e goditur pesë herë me thikë.
Por megjithëse ngjarja ka qenë makabre, autori i krimit ka mundur të largohej i qetë, pasi është siguruar se ish- e shoqja ka dhënë shpirt, për t’u arrestuar ca minuta më vonë nga patrullat Shqiponja.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë të populluar si ajo e shkollës “Ismail Qemali” dhe në orët e para të mëngjesit.
Prej afro një viti, Valbona Çerçani jetonte në këtë zone me vajzat e saj, fryt i marrëdhënies 20 vjeçare të martesës me Genci Çarçanin.
Çifti kishte më shumë se dy vite që ishin divorcuar dhe konfliktet e shpeshta ka qenë arsyeja që Valbona i ishte drejtuar gjykatës për zgjidhjen e martesës.
 
Paratë dhe xhelozia, motivi i vrasjes së Valbonës
Megjithëse Valbona Çarçani ishte banorë e re e rrugës “Tefta Tashko”, shpejt ajo ka rënë sy të fqinjëve të saj.
E sigurisht shkak për këtë është bërë burri i saj, me të cilin ishte divorcuar dy vite më parë, e që vazhdonte t’i nxinte jetën.
Sipas banorëve të zonës, Genci vazhdonte të “bezdiste” ish- gruan e tij, herë për para e herë për t’i treguar se ende e dashuronte.
Banorë të zonës thonë se edhe dy ditë më parë çifti ka debatuar në rrugë, ndërkohë që gjatë gjithë kohës Genci qëndronte në zonë, në “ruajtje” të ish-familjes së tij.
Sipas fqinjëve, Genci Çarçani i kërkonte para gruas së tij, megjithëse në vendimin e gjykatës së Tiranës ishte pikërisht ai që duhet të jepte 20 mijë lekë në muaj për rritjen e dy vajzave, që gjykata ia kishte besuar Valbonës.
Ndërkohë që, burime të policisë thonë se autori i krimit ishte i papunë e njihet prej tyre si preson që frekuentonte lojërat e fatit.
Por duket se paratë për bixhoz, si dhe xhelozia, kanë shtyrë Çarçanin të ekzekutojë ish- gruan e tij.
Pas arrestimit, 47 vjeçari ka pranuar vrasjen duke thënë se e ka kryer për motive xhelozie.
Genci Çarcani ka deklaruar se është takuar rastësisht me ish-gruan e tij, por sipas banorëve, kjo nuk është e vërtetë.
Ai herë pas here e shqetësonte gruan e tij, megjithëse nuk dihet se përse Valbona nuk ka bërë denoncim për dhunën verbale të  ish- bashkëshortit të saj.
Por me gjithë arrestimin e  menjëhershëm të të dyshuarit për këtë krim në familje, trupi i Valbonës ka qëndruar në mes të rrugës për më shumë se një orë, për shkak të vonesës së tejzgjatur të ekspertëve të mjekësisë ligjore, të cilët duhet të bënin këqyrjen e nevojshme për veprimet e mëtejshme hetimore.
13.07.2013
Burimi: Gazeta Tema
♛Melody♛
♛Melody♛

Masakra Në Mes Të Rrugës/ Valbona Çarçani Kërkoi Ndihmë, Askush Nuk U Afrua  Coolte21

Shteti Shteti : Masakra Në Mes Të Rrugës/ Valbona Çarçani Kërkoi Ndihmë, Askush Nuk U Afrua  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Masakra Në Mes Të Rrugës/ Valbona Çarçani Kërkoi Ndihmë, Askush Nuk U Afrua  Empty Vrau me thike ish-gruan, banorët e lagjes: Nuk iu afruam, kishim frikë

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Jul 15, 2013 6:03 am

Masakra Në Mes Të Rrugës/ Valbona Çarçani Kërkoi Ndihmë, Askush Nuk U Afrua  84565_1
TIRANE - Banorët e rrugës "Tefta Tashko" të cilët kanë parë ngjarjen tragjike ku ish-bashkëshorti vrau nënën e dy fëmijëve të tij rrëfejnë se çfarë ndodhi mëngjesin e djeshëm. Dëshmitarët okularë të krimit makabër thonë se janë tmerruar nga kjo ngjarje e rëndë. Ata tregojnë se kanë dëgjuar ulërimat e gruas dhe se në fillim kanë menduar se ka qenë një grabitje pasi 48-vjeçari Genci Çarçani ka marrë çantën e gruas dhe qenin që ajo mbante në duar. Shitësja e një dyqani thotë se ka parë tmerr me sy.

Ajo tregon se në fillim ish-bashkëshorti i gruas e ka qëlluar në shpinë. Ndërsa në momentin që gruaja ka rënë në tokë, 48-vjeçari Genci Çarçani i ka ngulur thikën tre herë drejt e në zemër. “Isha duke ndenjur brenda, por më pas dëgjova ulërimat që sa vinin dhe shtoheshin, në fillim ishin të lehta dhe më pas po bëheshin më të forta dhe shqetësuese. Dola jashtë dhe pashë që zonja qëndronte në mes të rrugës. Ishte e gjakosur dhe fillimisht mendova se po e ngacmonte qeni.

Pashë pastaj një burrë që po i vinte rrotull dhe thashë se po e shpëtonte, por ai ishte edhe personi që e qëllonte me thikë. E qëlloi me thikë mbas kurrizit dhe në atë moment ajo po rrotullohej në këmbë dhe më pas u rrëzua në tokë. Ai,pasi zonja ra në tokë e qëlloi përsëri edhe tre herë drejt zemrës. Më pas ajo u përpëlit në tokë tre herë, duke lëshuar dhe duart. Aty ka humbur jetën menjëherë. Pastaj zotëria i mori qenin, duke ja hequr nga dora. I mori edhe çantën që ajo mbante në krahë.

Më pas iku i qetë fare, as nuk vraponte asgjë. Banorë kishte plot rreth e rrotull dhe të gjithë i flisnin që të mos e bënte sepse është gjynah, është femër, çfarë je duke bërë, por askush nuk u afrua sepse kishin frikë sepse ishte me thikë në dorë”, - na thotë shitësja e dyqanit. Të njëjtën gjë tregon edhe një veteriner, i cili ishte dëshmitar i ngjarjes. Ai thotë se 48-vjeçari pasi kreu krimin e rëndë, u largua i qetë sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Ndërsa një zonjë tjetër e pallatit përballë vendit ku ndodhi ngjarja thotë se gruaja kërkonte ndihmë duke thirrur “ndihmë” dhe më pas “aiuto, aiuto”.

Ndërsa fqinja e cila ka banesën ngjitur me të viktimës tregon se një herë në darkë ajo kishte dëgjuar ish-bashkëshorin e viktimës që bërtiste me të madhe dhe bënte debat me 46-vjeçaren për vajzat. “Valbona gjithmonë më është dukur sikur kishte probleme mendore sepse ishte komplet e çekuilibruar si njeri. Këtë e them se është zënë shumë herë pa arsye me banorë të lagjes dhe fillonte të ofendontë pa lidhje në gjuhën italiane” thotë ajo. Ajo gjithashtu tregon se familja Çarçani kishte vështirësi edhe nga gjendja ekonomike.

“Ishin të varfër. Bënte debate të shpeshta me pronaren e shtëpisë, për shkak se nuk kishte para që ti paguante qeranë.” Ndërsa djali i fqinjës përballë tha dje në mëngjes herët ish-bashkëshorti i viktimës ka kaluar dy herë përpara shtëpisë së tyre. Ndërsa Valbona doli nga shtëpia bashkë me vajzat që ti përcillte për në plazh” tregon ai. Persona të tjerë të lokalit ku ka filluar edhe sherri kanë vënë re që 48-vjeçari ka pasur një thikë në brez, ndërkohë që debatonte me viktimën. Në lokal një vajzë e vogël i ka thënë babait të saj që “ai xhaxhi ka thikë mbrapa”.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 14.07.2013
 
 - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/vrau-me-thike-ish-gruan-banoret-e-lagjes-nuk-iu-afruam-kishim-frike-167044.html#sthash.75cmjaN9.dpuf
♛Melody♛
♛Melody♛

Masakra Në Mes Të Rrugës/ Valbona Çarçani Kërkoi Ndihmë, Askush Nuk U Afrua  Coolte21

Shteti Shteti : Masakra Në Mes Të Rrugës/ Valbona Çarçani Kërkoi Ndihmë, Askush Nuk U Afrua  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Masakra Në Mes Të Rrugës/ Valbona Çarçani Kërkoi Ndihmë, Askush Nuk U Afrua  Empty Policia: Ish-bashkëshorti e vrau për motive xhelozie, i sekuestruam thikën

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Jul 15, 2013 6:04 am

 
Masakra Në Mes Të Rrugës/ Valbona Çarçani Kërkoi Ndihmë, Askush Nuk U Afrua  84567_1
TIRANE - Sot, rreth orës 09:45, në Rrugen “Tefta Tashko” Tiranë është vrarë me thike, shtetasja Valbona Tasim Çarçani, vjeç 46, me arsim te lartë, banuese në Tiranë, gjendja familjare e divorcuar.

Menjëherë në ndjekje të autorit janë vënë Shërbimet e Autopatrulles Speciale “Shqiponja” të cilat kanë bërë të mundur 300 metra larg vendit të ngjarjes e konkretisht në sheshin “Avni Rustemi në Tiranë kapjen e autorit, i cili është ish-bashkëshorti i viktimës shtetasi: Genci Selfo Çarçani, 48 vjeç, me arsim të lartë, lindur dhe banues në Tiranë, gjendja familjare e divorcuar. Ne momentin e kapjes autorit ju gjend me vete dhe sekuestrua arma e krimit e cila është një thikë e përmasave të mëdha me mbishkrimin “Columbia”.

Po kështu në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 dhe Oficerë të Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, u formua grupi i posaçëm hetimor i cili kreu veprimet e para hetimore dhe proçeduriale, duke kqyrur vendin e ngjarjes, administruar provat, shoqëruar dhe pyetur persona te tjere që kanë dijeni për këtë ngjarje. Nga hetimet paraprake rezulton se martesa e ketyre shtetasve ka zgjatur rreth 24-vjet dhe para dy vjetesh janë divorcuar.

Viktima dhe autori janë prindërit e dy vajzave përkatësisht 20 dhe 18 vjec. Autori dyshohet ta ketë kryer krimin për motive xhelozie. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë po punohet intensivisht në drejtim të dokumentimit te plote ligjor te kësaj ngjarje. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrdhënieve familjare” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të ftohta në mjedise publike” parashikuar përkatësisht nga neni 79/c dhe 279/2 të Kodit Penal.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 14.07.2013 - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/policia-ish-bashkeshorti-e-vrau-per-motive-xhelozie-i-sekuestruam-thiken-167106.html#sthash.ygNDk4tP.dpuf
♛Melody♛
♛Melody♛

Masakra Në Mes Të Rrugës/ Valbona Çarçani Kërkoi Ndihmë, Askush Nuk U Afrua  Coolte21

Shteti Shteti : Masakra Në Mes Të Rrugës/ Valbona Çarçani Kërkoi Ndihmë, Askush Nuk U Afrua  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Masakra Në Mes Të Rrugës/ Valbona Çarçani Kërkoi Ndihmë, Askush Nuk U Afrua  Empty Re: Masakra Në Mes Të Rrugës/ Valbona Çarçani Kërkoi Ndihmë, Askush Nuk U Afrua

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi