AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

TË SHTËNA NË VLORË, 3 TË VDEKUR, MES TYRE EDHE NJË GRUA

Shko poshtë

TË SHTËNA NË VLORË, 3 TË VDEKUR, MES TYRE EDHE NJË GRUA Empty TË SHTËNA NË VLORË, 3 TË VDEKUR, MES TYRE EDHE NJË GRUA

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue Jul 30, 2013 6:11 am


TË SHTËNA NË VLORË, 3 TË VDEKUR, MES TYRE EDHE NJË GRUA Policia-Vlore


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë ditën e sotme ku tre persona janë gjetur të vdekur ndërsa një i katërt është plagosur rëndë. 
Ngjarja ka ndodhur pranë Ujin të ftohtë, ku një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri nga automjeti i tij në drejtim të katër personave. 
Nga të shtënat janë vrarë 2 meshkuj dhe një grua, ndërsa një i tretë ka mbetur i plagosur. Mësohet se trupat e viktimave janë dërguar në morgun e spitalit të qytetit. 
Shënjestra e sulmit ka qenë Sokol Isufaj nga Kurjani i Fierit, kurse dy personat e tjerë, Diana Ademi, emigrante dhe tjetri Serdi Bajlozi, 17-vjeç, janë viktima. 
Nga sulmi ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër. Viktimat janë dërguar në morgun e qytetit ndërsa i plagosuri në spital.
Autori pas krimit është larguar me makinë, ndërkohë ende nuk dihet objektivi i saktë i tij. Forca të shuma policie ndodhen në vendngjarje, ndërkohë që blutë e Vlorës kanë shoqëruar 7 persona. 
Mësohet se viktima Sokol Isufaj është nipi i Ardian Isufajt, i njohur me emrin "Qorri" si një "të fortët" e Roskovecit", vrarë në vitin 1997. Ai ka qenë një nga personat e shoqëruar në polici për vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi në Roskovec. 
 /Shekulli Online/Përgatiti: E.D/


Edituar për herë të fundit nga ♛Melody♛ në Tue Jul 30, 2013 6:14 am, edituar 1 herë gjithsej
♛Melody♛
♛Melody♛

TË SHTËNA NË VLORË, 3 TË VDEKUR, MES TYRE EDHE NJË GRUA Coolte21

Shteti Shteti : TË SHTËNA NË VLORË, 3 TË VDEKUR, MES TYRE EDHE NJË GRUA Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

TË SHTËNA NË VLORË, 3 TË VDEKUR, MES TYRE EDHE NJË GRUA Empty Arrestohet vrasësi i trefishtë, Policia: 18-vjeçari kishte tjetër objektiv

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue Jul 30, 2013 6:14 am


TË SHTËNA NË VLORË, 3 TË VDEKUR, MES TYRE EDHE NJË GRUA 94981


Leo Osmani, autori i vrasjes së tre pushuesve në qytetin e Vlorës këtë të diel, është arrestuar sot nga Policia e Vlorës. 18-vjeçari sipas policisë ka vrarë gabimisht Sokol Isufajn, Diana Ademin dhe të riun S. B., pasi shënjestër e tij kanë qenë disa të rinj nga Fieri, me të cilët është grindur.
Drejtori i Policisë së Vlorës, Artan Vuku deklaroi se, të tre viktimat nuk kanë pasur asnjë konflikt me 18-vjeçarin që rezulton me precedentë. 
“Nga veprimet paraprake hetimore ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta midis autorit të dyshuar shtetasit Leo Osmani dhe disa shtetasve nga qyteti i Fierit. Gjithashtu sqarojmë se nga tërësia e veprimeve të hetimore të kryera si këqyrja e vendit të ngjarjes, këqyrja e viktimave nga një grup ekspertësh mjekoligjorë, dhe gjithë veprimtarisë hetimore paraprake ka rezultuar se 2 prej viktimave shtetasit S. B., 17-vjeç dhe Sokol Isufaj 34-vjeç, janë goditur nga plumba rikoshetë, si dhe asnjë prej 3 viktimave nuk ishin në konflikt me autorin dhe as kishin njohje me personat e tjerë të përfshirë në konflikt dhe se nuk kanë qenë objekt i sulmit kriminal”, tha Vuku.
Prokuroria e Përgjithshme, dhe Drejtoria e Përgjithshme të Policisë së Shtetit me strukturat vartëse respektive në Qarkun e Vlorës kanë ngritur një grup të posaçëm hetimor dhe po kryen hetime intensive si dhe sigurojnë se, do të vënë përpara përgjegjësisë çdo person të përfshirë në këtë krim. “Duam të garantojmë gjithashtu se Prokuroria dhe Policia janë të vendosura që të luftojnë çdo lloj krimi apo veprimtarie kriminale në Qarkun e Vlorës”, thanë përfaqësues të Prokurorisë Vlorë në një konferencë për shtyp.
/Shekulli Online/Përgatiti: F.S./
♛Melody♛
♛Melody♛

TË SHTËNA NË VLORË, 3 TË VDEKUR, MES TYRE EDHE NJË GRUA Coolte21

Shteti Shteti : TË SHTËNA NË VLORË, 3 TË VDEKUR, MES TYRE EDHE NJË GRUA Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

TË SHTËNA NË VLORË, 3 TË VDEKUR, MES TYRE EDHE NJË GRUA Empty Masakra Në Vlorë, Dëshmia E 16-Vjeçares: U Përpoqa Të Shpëtoja Viktimat

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue Jul 30, 2013 6:32 am

TË SHTËNA NË VLORË, 3 TË VDEKUR, MES TYRE EDHE NJË GRUA Masakra-n%C3%AB-Vlor%C3%AB

VLORE - Edhe pse kanë kaluar disa orë nga ngjarja e rëndë, 16-vjeçarja Eva Metaj ka ende të veshur bluzën me gjakun e një prej viktimave. Pas breshërisë së armëve, ajo ishte e vetmja që qëndroi dhe u mundua t’u jepte ndihmë viktimave, më tepër 17-vjeçarit Serdi Bajlozi, që siç tregon ajo, ra në tokë para këmbëve të saj. Megjithëse vetëm 16 vjeçe, pas daljes nga komisariati ku dha dëshminë dhe pas përjetimit të ngjarjes, me gjakftohtësi tregon ato çfarë ka parë dhe dëshpërimin që nuk arriti dot të shpëtonte asnjë prej viktimave.
Eva, çfarë patë?
Unë isha në det dhe në një moment dëgjoj disa krisma që nuk kuptoheshin nga vinin. Pastaj pashë që tre njerëz afër meje po mbuloheshin me gjak. Ishte tamam si një film, nuk më dukej e vërtetë. Pashë fillimisht gruan, që e mori plumbi në kokë dhe nuk po lëvizte fare, ndërsa dy çunat që ishin afër meje po lëviznin ende.
Çfarë bënë njerëzit e tjerë në atë moment?
Të gjithë ikën me vrap, sa në një cep në tjetrin dhe po largoheshin, sapo pushuan krismat. Pashë shumë dhe nga ata që ranë nga shkëmbinjtë, madje jam e sigurt që mund të jenë dëmtuar.
Po ti, çfarë bëre?
Unë iu afrova dy të plagosurve. Nxora nga uji 17-vjeçarin, se asnjë nuk e ndihmonte, dhe po kërkoja ndihmë. U mundova që ta mbaja në jetë, por u shua në krahët e mi.
Foli gjatë kohës që ishte në krahët e tu?
Jo, nuk foli asnjë fjalë. Mundohej që të merrte frymë derisa vdiq. Mbaj mend që kishte marrë një plumb afër syrit.
E njihje?
Jo, nuk e njihja, por më erdhi shumë keq dhe u mundova ta ndihmoja.
Po më pas, çfarë ndodhi?
Më pas erdhën njerëz të tjerë dhe i çuan ata në spital, dhe neve erdhëm në polici së bashku me shoqet, ku dhamë dëshmitë tona.
E mban mend atë që qëlloi?
Mendoj se shumica nuk e mbajnë mend, pasi u strukën të gjithë poshtë shezlongëve menjëherë. Mbaj mend vetëm që ai filloi të qëllonte që nga shkallët me breshëri, pastaj edhe kur po largohej vazhdonte të qëllonte ashtu kot.

29.07.2013

Burimi: Balkanweb
♛Melody♛
♛Melody♛

TË SHTËNA NË VLORË, 3 TË VDEKUR, MES TYRE EDHE NJË GRUA Coolte21

Shteti Shteti : TË SHTËNA NË VLORË, 3 TË VDEKUR, MES TYRE EDHE NJË GRUA Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

TË SHTËNA NË VLORË, 3 TË VDEKUR, MES TYRE EDHE NJË GRUA Empty Sherri Para Masakrës, Dëshmitari: Çunat Nga Fieri Ngacmuan Motrën E Autorit

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue Jul 30, 2013 6:53 pm

TË SHTËNA NË VLORË, 3 TË VDEKUR, MES TYRE EDHE NJË GRUA Sherri
VLORE - Breshëri automatiku… Bërtitje dhe ulërima… Pak më tutje edhe kuje vajtimi… Duket si pamje e filmave italianë të Casa Nostrës, por në fakt është një realitet, që dy ditë më parë tronditi gjithë pushuesit në bregdetin e Vlorës, por jo vetëm ata. Do të jenë të shumtë personat që do ta mbajnë mend gjatë pasditen e së dielës së kaluar, kur pas një breshërie automatiku të shkrepur “kuturu”, mbetën të vrarë tre persona të pafajshëm. Mrekullisht “çmendurisë” së Vlorës, ashtu siç quhet tani, i ka shpëtuar edhe 21-vjeçari Justin Mërkuri. Ai ka qenë vetëm pak hapa larg breshërisë së automatikut, madje aq afër sa atë breshëri duket se e dëgjon akoma në kokë. 21-vjeçari ka rrëfyer për “Gazetën Shqiptare” tmerrin që ka përjetuar në ato momente, duke dhënë edhe detaje të tjera lidhur me masakrën e së dielës në zonën e Kalasë në Vlorë. “Ishte breshëri, por me sa mbaj mend dhe më është fiksuar në vesh, ishte breshëri me 2 ndalesa.

Pra, autori qëlloi një herë me breshëri, më pas ndaloi dhe qëlloi përsëri”, – pohon Justini. Sipas të riut, autori që ka qëlluar, ka pasur si shënjestër çadrën e disa djemve nga Fieri, të cilët po ngacmonin motrën e autorit. “Në fakt, autori jo se goditi pa shënjestër. Ai erdhi dhe qëndroi mbi 6 shkallët që zbret poshtë. Nga e goditura plumbat kanë kapur edhe bordurën, e cila bëri rikoshet, që vrau aksidentalisht edhe 2 viktimat e tjera”, – rrëfen Justin Mërkuri për “GSH”. Ai kishte zgjedhur bregdetin e Vlorës për të pushuar, deri në momentin që ajo pasdite pushimi u ndërpre nga breshëria e një automatiku, që mori jetën e tre personave të pafajshëm. Nga breshëria mbetën të vdekur në vend, 17-vjeçari Serdi Bajlozi, 34-vjeçari Sokol Isufaj dhe 53-vjeçarja Diana Ademi, të cilët nuk kishin lidhje me ngjarjen, por humbën jetën pas plumbave rikoshet. Vetëm ditën e djeshme, policia ka vënë në pranga 18-vjeçarin Leo Osmëni, si personi i dyshuar për ngjarjen e së dielës.

30.07.2013

Burimi: Balkanweb
♛Melody♛
♛Melody♛

TË SHTËNA NË VLORË, 3 TË VDEKUR, MES TYRE EDHE NJË GRUA Coolte21

Shteti Shteti : TË SHTËNA NË VLORË, 3 TË VDEKUR, MES TYRE EDHE NJË GRUA Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

TË SHTËNA NË VLORË, 3 TË VDEKUR, MES TYRE EDHE NJË GRUA Empty Masakra Në Vlorë, Nipi I Diana Ademit: Djali I Tha “Mos Shko Atje Me Pushime”

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed Jul 31, 2013 6:04 pm

TË SHTËNA NË VLORË, 3 TË VDEKUR, MES TYRE EDHE NJË GRUA Masakra-n%C3%AB-Vlor%C3%AB-nipi
TIRANE- Diana e donte shumë Vlorën; megjithëse jetonte prej 23 vitesh në Gjermani, kokën e kishte pas. Djali i saj i ishte lutur që të mos vinte më në Shqipëri, por ajo i kishte thënë se nuk mund t’i kalonte në vend tjetër pushimet”. Kështu pohoi dje, nipi i 53-vjeçares Diana Ademi, e cila mbeti e vrarë aksidentalisht të dielën në një plazh të Vlorës.

Oliver Çadra, rrëfen se kur i kishte komunikuar lajmin e kobshëm të birit të viktimës, ai i kishte thënë se “duhet ta gjejmë vetë kush e ka vrarë mamin”. Por fatmirësisht, Policia e Vlorës arriti në kohë rekord të arrestojë autorin e masakrës, 18-vjeçarin Leo Osmëni.

Në këtë ngjarje mbetën të vrarë edhe 34-vjeçari Sokol Isufaj dhe 17-vjeçari Serdi Bajlozi. Ndërkohë, dje blutë e Vlorës kanë vënë në pranga edhe dy prej pronarëve të resortit turistik ku ndodhi ngjarja. Saimir Qamo, 25 vjeç, dhe Servet Qamo, 54 vjeç, akuzohen për “Moskallëzim krimi”. Dy pronarët kishin mohuar në polici se në lokalin e tyre kishte ndodhur një sherr dhe se nuk e njihnin autorin. Ndërkohë që, vetë Osmëni ka deklaruar se me pronarët kishte lidhje miqësie dhe njiheshin prej kohësh.

Masakra në Vlorë, nipi lajm-shqip(Në foto, makina e viktimës, Diana Ademi)
Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, nipi i 53-vjeçares, Oliver Çadra rrëfen me detaje se si e mësuan lajmin e hidhur. Oliver, si e more vesh vrasjen e tezes tënde, Dianës?
Lajmin ma dhanë në telefon. Më merrnin njerëzit pa pushim, nuk po e kuptoja se çfarë po ndodhte, isha i shokuar. Më pas shkuam në spital dhe morëm vesh gjithçka.
Kur ke folur për herë të fundit me Dianën?
Kam folur atë ditë që vdiq. Erdhi më zgjoi dhe më kërkoi që të shkonim që të dy në plazh, por unë i thashë që kisha disa punë për të mbaruar dhe ndoshta do ta arrija më vonë. Të kisha shkuar dhe unë e të më kapte mua plumbi më mirë. (përlotet)
Dyshuat se Diana mund të kishte pasur konflikt atë ditë?
Për asnjë moment nuk na shkoi kjo gjë në mendje. Diana ishte si engjëll, njeri shumë i drejtë, për më tepër ajo s’njihte njeri. Prej sa vitesh jetonte në Gjermani?
Atje jetonte prej 23 vjetësh, kishte një atelie të sajën ku krijonte rroba për njerëz të rëndësishëm. Në Gjermani, tezja jetonte me të birin Rudin, 22 vjeç, i cili tashmë është nisur për në Shqipëri dhe nesër (sot) mbërrin.
Kush e njoftoi djalin e saj për ngjarjen?
Tentova fillimisht të kontaktoja unë me telefon por ishte e pamundur, pasi ai, ditën që ndodhi ngjarja, kishte mbërritur në Tokio. Më ndihmuan miqtë e tij ta gjeja. Më mori në telefon dhe më tha nëse ishte e vërtetë se i kishin vrarë nënën. I thashë ‘po’ dhe për disa minuta as ai dhe as unë nuk mbajtëm dot lotët. Rudi donte të dinte për personin që e kishte vrarë. Ai nuk di mirë shqip, por më tha një fjali të plotë: “Duhet ta gjejmë vetë kush ma vrau mamin”, dhe unë i pohova që do ta gjejmë patjetër nëse nuk e gjen policia.
Djali i Dianës, ka qenë ndonjëherë në Shqipëri?
Ai ka lindur në Gjermani dhe hera e vetme që ka ardhur këtu ka qenë në vitin 2003, ku pasi qëndroi disa ditë, i kërkoi së ëmës të mos rikthehej më, për shkak të gjendjes që kishte parë. Dhe për pushimet këtë vit, i ishte lutur Dianës të mos i bënte në Shqipëri. Por ajo i kishte thënë se, përveç Vlorës nuk mund të bënte pushime në asnjë vend tjetër. Megjithëse jetonte prej 23 vitesh në Gjermani, kokën e kishte tek Vlora; edhe targat e makinës i ka me inicialet VL.
Kur do të realizohet ceremonia e varrimit?
Akoma nuk e dimë se çfarë do të vendosë i biri. Ditën e ngjarjes ne bëmë çdo gjë gati për varrimin e saj, por na u desh që ta rikthenim përsëri trupin në morg, në frigorifer, që të ishte Rudi që të vendoste.
A keni një apel për të bërë?
Nuk di ç’të them, s’kam fjalë ta përshkruaj. Të ndodhë kjo gjë në mes të plazhit, të vritet me plumb në kokë, ku njeriu shkon për të pushuar, është e tmerrshme. Nuk e meritonte.

31.07.2013

Burimi: Balkanweb
♛Melody♛
♛Melody♛

TË SHTËNA NË VLORË, 3 TË VDEKUR, MES TYRE EDHE NJË GRUA Coolte21

Shteti Shteti : TË SHTËNA NË VLORË, 3 TË VDEKUR, MES TYRE EDHE NJË GRUA Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

TË SHTËNA NË VLORË, 3 TË VDEKUR, MES TYRE EDHE NJË GRUA Empty Masakra e Vlorës, autori Hajdaraj shpallet në kërkim ndërkombëtar

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Aug 05, 2013 4:57 pm

VLORE - Një javë pas masakrës së Vlorës, ende asnjë gjurmë nga autori i dyshuar Delin Hajdaraj, icil akuzohet si autori kryesorë i tragjedisë ku 3 persona humbën jetën.

Bashkautori i ngjarjes Leo Osmëni tashmë në pranga; dhe pse i pyetur disa herë nga uniformat blu, nuk jep asnjë të dhënë që do të ndihmonte hetuesit për të rënë në gjurmët e Hajdarajt.

Në këto kushte, është firmosur urdhri i ndalimit të tij pas shpalljes në kërkim policor, ndërsa blutë e Vlorës me hertuesit e prokurorisë po bashkëpunojnë me familjarët e Hajdaraj për të rënë në gjurmët e tij.

Hetuesit hedhin dyshime se 22 vjecari me origjinë nga Tropoja mund të jetë larguar në drejtim të Greqisë osë mund të jetë fshehur në zona të thella malore, por mbetet ende e pakonfimrmuar zyrtarisht.

Pritet që ditën e hënë t'u kërkohet ndihmë edhe homologëve të Interpolit të Greqisë dhe Italisë për të verifikuar nëse Hajdaraj ndodhet në njërën prej këtyre dy shteteve nga një arrati e mundshme. 


Hajdaraj qëlloi me breshëri automatiku mbi tre pushues të pafajshëm në plazhin e Vlorës duke lënë të vdekur 17-vjeçarin Serdi Bajlozi nga Prrenjasi, 34-vjeçarin Sokol Isufaj nga Fieri dhe 52-vjeçaren Diana Ademi, emigrante nga Vlora me banim në Gjermani.
TË SHTËNA NË VLORË, 3 TË VDEKUR, MES TYRE EDHE NJË GRUA 86553
- See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/masakra-e-vlores-autori-hajdaraj-shpallet-ne-kerkim-nderkombetar-170246.html#sthash.a0JTn3Xg.dpuf
♛Melody♛
♛Melody♛

TË SHTËNA NË VLORË, 3 TË VDEKUR, MES TYRE EDHE NJË GRUA Coolte21

Shteti Shteti : TË SHTËNA NË VLORË, 3 TË VDEKUR, MES TYRE EDHE NJË GRUA Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

TË SHTËNA NË VLORË, 3 TË VDEKUR, MES TYRE EDHE NJË GRUA Empty Re: TË SHTËNA NË VLORË, 3 TË VDEKUR, MES TYRE EDHE NJË GRUA

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi