AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Universiteti i Elbasanit nderohet me Çmimin Ndërkombëtar të Cilësisë

Shko poshtë

 Universiteti i Elbasanit nderohet me Çmimin Ndërkombëtar të Cilësisë Empty Universiteti i Elbasanit nderohet me Çmimin Ndërkombëtar të Cilësisë

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri Jun 14, 2013 10:16 pm

 Universiteti i Elbasanit nderohet me Çmimin Ndërkombëtar të Cilësisë Cmimi-i-universitetit-277x200

New York- Universiteti Aleksander Xhuvani në Elbasan ka marrë Çmimin Ndërkombëtar të Cilësisë.
Ky çmim është akorduar nga  Kongresi Nderkombetar i Cilesisë në New York, më 27 maj, ku e pranishme për marrjen e çmimit ka qenë kryetarja e Këshillit të Profesorëve Prof. Dr. Vilma Tafani, ndërsa është i pari nderim për një universitet shqiptar.
Trofeu i është dorëzuar profesoresh Tafanit nga Jose Prieto, president i BID-së, i cili ka vlerësuar punën e universitetit Aleksandër Xhuvani. Ndërsa çmimi është prezantuar sot për universitetin nga rektori Liman Varoshi në një konferencë për shtyp.
Varoshi u shpreh shumë i kënaqur për këtë nderim që i bëhet universitetit Aleksandër Xhuvani.
Ai tha se ky çmim është i merituar dhe që tregon arritjet konkrete të universitetit Aleksandër Xhuvani në disa drejtime. Universiteti i Elbasanit është përzgjedhur ndër 52 institucione nga 52 vende të botës si më i miri në fushën e iniciativës.
Kriteret mbi të cilat është dhënë ky çmim janë bazuar në: Një organizatë e drejtuar nga cilësia, qasje me klientin në mendje, kënaqësia në punë, rinovimi teknologjik, efikasiteti i sistemit, udhëheqja në shoqëri dhe përqëndrimi në fushat më fitimprurëse të biznesit. Çmimi ndërkombëtar i cilësisë IQS njeh dhe vlerëson angazhimin e plotë dhe përsosmërisë. Ndërsa përfitues të këtij çmimi do të jenë pedagogët e teknologjisë së informacionit, të cilët do të përfitojn trajnim ndërkombëtar falas për 2 vjet.
Julian Hoxhaj/IDEA/
♛Melody♛
♛Melody♛

 Universiteti i Elbasanit nderohet me Çmimin Ndërkombëtar të Cilësisë Coolte21

Shteti Shteti :  Universiteti i Elbasanit nderohet me Çmimin Ndërkombëtar të Cilësisë Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi