AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjeneva, qyteti nderkombetar me histori te pasur shqiptare

Shko poshtë

Gjeneva, qyteti nderkombetar me histori te pasur shqiptare Empty Gjeneva, qyteti nderkombetar me histori te pasur shqiptare

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu Jun 20, 2013 10:30 pm


Gjeneva, qyteti nderkombetar me histori te pasur shqiptare Ghjeneva

 
 
Kete fillim shtatori e gjeta Gjeneven "te perlotur" nga kapricot e natyres. Shiu i imet e kishte shprishur paksa bukurine e natyres brilante dhe konfigurimin estetik, por jo imazhin qe shfaqet fill pas lindjes se diellit. Nen petkun e pasqyres se vet, nje nder 10 qytetet me te bukura dhe me te pasura te Evropes, shkelqen si askush nga simotrat e tjera. Nje qytet i qendisur me shume kujdes nga Zoti, i cili i ka dhene me te dy duart gjithcka, aq sa vendasit mburren per origjinen e tyre, edhe pse jane te pakte ne numer. Ne te vertete, me shume se 60% e popullsise prej 185 mije banoresh perbehet nga te huajt, te cilet e kane pare "me zili" kete perle boterore dhe kane kryer aty procese historike shume te rendesishme, duke instaluar edhe nje sere institucionesh nderkombetare. Gjeneva eshte po ashtu nje prej qyteteve me te gjelbra ne bote, fale numrit te madh te parqeve dhe nje numri te madh te vendeve per pushim dhe relaksim. Koha e kthjellet eshte karakteristike kur temperatura eshte e ndryshueshme dhe dita mund te jete me diell, ndersa vetem pas disa minutash mund te kete shi. Disa thone qe dimri ne kete qytet me se shpeshti eshte i ftohte dhe me bore, ndersa ndonjehere edhe i mjegullt. Pas Zyrihut, Gjeneva eshte vendi me i banuar ne Zvicer ku flitet gjuha frenge dhe eshte pa medyshje ne listen e qyteteve me standard te larte te jeteses.
Mire se erdhet ne qytetin e nderkombetarizuar
Ne mes shenjave dalluese te ketij qyteti historik eshte selia e Kombeve te Bashkuara, qe mund te shihet dhe vizitohet ne kete qytet vetem permes grupeve turistike, per shkak te sigurise se numrit te madhe te emrave te njohur nderkombetar, te cilet punojne atje. Rruges per ne parkun kryesor te qytetit vihet re edhe selia e pare e "Kryqit te Kuq", nje institucion human i themeluar pikerisht ne kete qytet. Perpos shume institucioneve te tjera, me krenar ngjan Liqeni i Gjeneves, si nje prej simboleve etiketuese te ketij qyteti. Ne te gjendet statuja e Jet d"eau, qe eshte 140 metra e larte dhe ne ndonje menyre e tregon fuqine vet hidraulike. Flower clock eshte nje kopsht i mrekullueshem, qe rrethohet nga tufa te medha lulesh. Ështe i perbere nga 6500 lule dhe disa here ne vit behet ndryshim i aranzhimit te tyre. Ne udhetim e siper, s"ka si te mos te beje pershtypje ishulli i Rusoit qe eshte krijuar ne kujtim te filozofit nga Gjeneva, Jean-Jacques Rousseau, shume prane lumit Ron dhe ofron nje pamje te mrekullueshme, nese gjendeni ne nje prej restoranteve te tij. Rreth tij, ne pjesen jugperendimore shtrihen dy vargje malore: Alpet dhe Jura. Numrin prej 185 mije banoresh e perbejne kryesisht banore te komunitetit protestant, te cilet jetojne ne nje qytet me transport te zhvilluar, qe i ka te gjitha llojet e komunikacionit. Ne sport, me te njohura jane klubet futbollistike dhe ata te hokejit.
Liqeni i Gjeneves, cfare perle!
Eshte nje nder liqenet me te vjeter te botes me nje ekosistem me gjallesa ujore si koran, belushke etj. Peisazhet magjepsese liqenore nuk mund te lene askend pa u mahnitur. Sapo del me tren ne te perparmen e Kodres se Lozanes, syri te rrok pamje te mrekullueshme ujore te liqenit fantastik te Gjeneves, majtas e djathtas ne Lozane e deri ne qytetin princeror. I shtrire ne nje siperfaqe te madhe me anije dhe varka te pafund me vela, liqeni i Gjeneves i jep mrekulline vete qytetit. Stola te bukur pergjate shetitores liqenore te pambarimte, pisha e drure te tjere zbukurues, lule nga me te ndryshmet e me te gjitha ngjyrat e ylberta, shepnd qe fluturojne lirisht…
Gjeneva e vjeter dhe e re, muzete, katedralet, institucionet nderkombetare, parqet, lojerat, patinazhi ne uje, fontana e famshme qe percjell ujin ne 80 metra lartesi etj. Kuzhina eshte mikse, me shume franceze dhe italiane. Pergatitu para se te paguash, sepse cdo gje kushton "sa qimet e kokes". Nese deshiron te punesohesh, eshte pak e veshtire por jo e pamundur. Duhet te gjesh dike qe te puneson per te marre lejen e qendrimit.
Sa shume shqiptare!
Mund te duket qesharake, por shqiptaret e tregojne si anekdode; kur te zbresesh ne Gjeneve, te tretin person qe do takosh fliti shqip e te drejton nga deshiron te shkosh. Ne kete qytet dominon nje simbol shqiptar, pikerisht busti i Skenderbeut qe ndodhet pas nderteses se Organizates Boterore te Tregtise, ngjitur me liqenin. E si te mos ndihesh krenar per nje hero te ngulitur nje here e pergjithmone ne mendjen e europianeve. Studiuesi Albert Ramaj tregon se ne Zvicer jetojne rreth 200 mije shqiptare, shumica e te cileve jane nga Kosova, pastaj nga Maqedonia, Serbia jugore, Mali i Zi dhe nje pjese e vogel nga Shqiperia. Rreth zanafilles se pranise se shqiptareve ne Zvicer nuk ka ndonje studim te vecante deri me tani qe mund te shpjegonte historikisht kontaktet e para te Zvicres dhe popullit shqiptar. Ne shumicen e studimeve ne gjuhen shqipe apo gjermane qe jane bere rreth shqiptareve ne Zvicer merren ne konsiderate vetem periudhat e pas Luftes se Dyte Boterore, bile qe prej viteve 1960. Per fat te keq, ne shumicen e rasteve mendohet se kontaktet mes popullit shqiptar dhe zviceran datojne vetem nga vitet 1960 dhe me kete pa te drejte lihet anash i tere aktiviteti i atyre njerezve shqiptare qe kishin vepruar ne Zvicer para Luftes se Dyte Boterore, apo edhe atyre zviceraneve qe kishin vepruar ne Shqiperi. Kontaktet e para ne mes Zvicres dhe shqiptareve datojne qysh ne vitin 1431. Ne kete vit eshte mbajtur Koncili i Bazelit ne te cilin ishin ftuar zyrtarisht per te marre pjese dhe per te debatuar mbi ceshtjet kishtare te asaj kohe edhe eterit kishtare nga Shqiperia. Nje aktivist shume i shquar ne kete koncil ishte edhe Andreas von Kram, apo edhe qe eshte i njohur me emrin e tij Andrea Zamometich. Zamometich ishte lindur me 1420 ne Nin dhe vdes ne Bazel ne vitin 1484. Ai kishte jetuar po ashtu edhe ne Granea te Shqiperise, si ipeshkev i atij vendi. Kete mund te gjejme edhe ne leksikonet zvicerane. Ka disa autore shqiptare qe mendojne se ky person te kete mbiemrin Camaj apo Camometich por kjo eshte me shume hipoteze dhe nuk duket te kete te beje shume me te verteten.
Nje pjese e historise sone ndodhet ne Zvicer
 
Ne Zvicer kishin jetuar perkohesisht apo me gjate Faik Konica, Sami e Mid'hat Frasheri, Mustafa Kruja, Ismail Qemali, Fan Noli, Eqrem bej Vlora, Luigj Gurakuqi, Dervish Hima. Aleksander Moisiu vdiq me 22 mars 1935 dhe u varros ne varrezat Morcote mbi liqenin e Luganos, ne Zvicer. Qysh ne ate kohe Sami Frasheri ia prezantoi Mid`hat Frasherit idene qe modeli zviceran i bashkejeteses dhe paqes te realizohet edhe ne Shqiperi. Gazeta "Shqiperia - Albanie" ne mes te viteve 1903-1906 ishte botuar ne Gjeneve. Prape, me vone me 1915-1919, gjejme nje reviste tjeter me te njejtin emer, pra "Shqiperia - Albanie" qe ishte botuar ne Lausanne. Ne Gjeneve eshte botuar "Liria Kombetare" - La Liberté Nationale gjate viteve 1925-1935. Po ashtu ne Gjeneve eshte botuar "Biblioteka Zeri i Shqiperise" - La Voix de L`Albanie, me 1935 dhe1936.(Isidor Koti).
♛Melody♛
♛Melody♛

Gjeneva, qyteti nderkombetar me histori te pasur shqiptare Coolte21

Shteti Shteti : Gjeneva, qyteti nderkombetar me histori te pasur shqiptare Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi