Autostrada e Kosovës fiton çmimin global "Projekti më i mirë"
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1

PRISHTINË- Partnerët e Përgjithshëm Bechtel - Enka (GP) kanë fituar çmimin global "Projekti më i mirë", me projektin e Autostradës së Kosovës, duke konkuruar në kategorinë e rrugëve të konkursit botëror Projektet më të Mira, të organizuar për herë të parë nga Engineering News Record (Regjistrimi i Lajmeve të Inxhinierisë Civile).
Çmimet jepen për të nderuar projektet më të mira globale në fushën e ndërtimit dhe kompanitë që i projektuan dhe i ndërtuan ato në të gjithë botën. Gjyqtarët shqyrtuan afro 70 projekte në kategori të ndryshme, duke filluar nga arsimi deri tek urat, dhe shqyrtuan sigurinë teknike, inovacionin dhe mënyrën se si u tejkaluan sfidat, duke vendosur një theks të veçantë tek natyra gobalisht e larmishme e ekipit të projektit.
“Jemi të emocionuar që kemi fituar këtë çmim, i cili vlerëson sfidat e projektimit dhe ndërtimit në vende të huaja, si dhe dorëzimin me sukses të autostradës së Kosovës. Ky është një testament për punën e madhe të ekipit tonë dhe rëndësinë që ne i vendosim pasjes së një fuqi punëtore të larmishme në aspektin kulturor,” tha Chris Jennions-i, menaxheri i projektit të Autostradës së Kosovës, në Kompaninë Bechtel-Enka.
Autostrada “Rruga 7” e Kosovës, korridori Morinë - Merdare ka një gjatësi prej 102 kilometrash, me dy drejtime. Ajo do të shtrihet nga Morina, në kufirin jugperëndimor me Shqipërinë, deri në veri të kryeqytetit të Kosovës, në Prishtinë. Që nga fillimi i punimeve në vitin 2010, Bechtel-Enka GP kanë dorëzuar dhe kanë hapur 60.4 kilometra autostradë nga Morina (kufiri shqiptar) deri në kryqëzimin e Gjurgjicës në Kosovën veriore, punë e cila është kryer 7 muaj para afatit dhe brenda buxhetit.
Pas përfundimit të projektit nga fundi i vitit 2013, Autostrada e Kosovës do të shërbejë si pika kyçe e sistemit kombëtar të transportit në Kosovë, duke ndihmuar në promovimin e zhvillimit tregtar dhe ekonomik në Kosovë dhe në të gjithë rajonin.
(e.m/ata/BalkanWeb)

Similar topics
» Universiteti i Elbasanit nderohet me Çmimin Ndërkombëtar të Cilësisë
» PROJEKTI EUROPA: TEUTONËT KUNDËR LATINËVE
» Hapet Autostrada Tiranë-Elbasan,Berisha: Endrra E Gjeneratave Realitet.Pres Blushin Në PD
» “Cigaret që flasin”, projekti i të ardhmes për të lënë duhanin
» Lulzim Basha zevendeson Sali Berishen, fiton Kryetarin e PD
» PROJEKTI EUROPA: TEUTONËT KUNDËR LATINËVE
» Hapet Autostrada Tiranë-Elbasan,Berisha: Endrra E Gjeneratave Realitet.Pres Blushin Në PD
» “Cigaret që flasin”, projekti i të ardhmes për të lënë duhanin
» Lulzim Basha zevendeson Sali Berishen, fiton Kryetarin e PD
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi