Sebastian Fetel fiton Çmimin e Madh të Kanadasë
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Sportet & Futbolli
Faqja 1 e 1
Sebastian Fetel fiton Çmimin e Madh të Kanadasë
Piloti gjerman i Red Bull fiton i shkëputur nga Alonso i Ferrarit dhe Hemilton i Mercedes
Sebastian Fetel ka thelluar në 36 pikë kryesimin e tij në botërorin e Formula 1 pas një fitoreje relativisht të lehtë për të në Çmimin e Madh të Kanadasë në Montreal. Piloti gjerman tregoi klas gjatë së gjithë garës, duke u shkëputur shumë shpejt dhe duke shkuar pastaj i vetëm drejt finishit.
Që në xhiron e parë, avantazhi i tij ndaj Luis Hemilton që e ndiqte shkoi në dy sekonda, ndërsa kjo diferencë me ndjekësit shkoi në 20 sekonda edhe pse ai bëri dy gabime, fillimisht duke prekur murin në kthesën 4 dhe një “xhiro” në bar në kthesën 1. Për të kuptuar se sa dominuese ishte fitorja e tij, mjafton të shohësh se në fundin e garës kishte dopjuar të gjithë kundërshtarët deri në vendin e pestë.
Beteja e vërtetë e kësaj gare u zhvillua pas krahëve të tij, ku Fernando Alonso me Ferrari arriti të bënte një garë të madhe për të marrë vendin e dytë edhe pse u nis i 6-i. Spanjolli fillimisht u përfshi në një betejë me Rosberg dhe Ueber, duke kaluar të parin pas problemeve me gomat dhe të dytin pasi ai dëmtoi makinën duke prekur Van Der Garde. Ferrari tregoi se ishte shumë e shpejtë në pjesën e fundit të garës, duke i dhënë mundësinë Alonsos që të arrinte dhe të parakalonte Luis Hemilton, i cili u desh të kënaqej me vendin e tretë.
Vendi i katërt i shkoi Ueber me makinën tjetër Red Bull, ndërsa Rosberg arriti të siguronte vendin e pestë. Surpriza e garës ishte Zhan-Erik Vernje me Toro Roso, pasi ai arriti të dilte i pari mes atyre që nuk u dopjuan nga Fetel, në vendin e gjashtë, rezultati më i mirë i karrierës për të. Pol Di Resta ishte një tjetër pilot që bëri një garë të pabesueshme, pasi u nis i 17-i, por përfundoi i 7-i, duke zhvilluar 57 xhiro pa u ndalur në bokse.
Felipe Masa mori vendin e 8 pas një gare argëtuese me shumë parakalime, duke lënë pas Kimi Raikonen pikërisht në xhiron e fundit, si dhe Adrian Sutil me Force India. Një tjetër zhgënjim u regjistrua për skuadrën e MekLaren, asnjëherë faktor në këtë garë, me Perez dhe Baton që ndanë vendet 11 dhe 12.
Klasifikimi i Botërorit:
Sebastian Fetel 132 pikë
Fernando Alonso 96
Kimi Raikonen 88
Luis Hemilton 77
Mark Ueber 69
Niko Rosberg 57
Felipe Masa 49
Pol Di Resta 34
Roman Groszhan 26
Xhenson Baton 25
Adrian Sutil 17
Zhan Erik Vernje 13
Serxhio Perez 12
Daniel Riçiardo 7
Niko Hulkenberg 5
Similar topics
» Autostrada e Kosovës fiton çmimin global "Projekti më i mirë"
» Champions League : Reali fiton 2-0 por Borussia shkon ne finale...
» Universiteti i Elbasanit nderohet me Çmimin Ndërkombëtar të Cilësisë
» Drama e lesbikeve fiton “Palmën e Artë”
» Fiton 8.500 euro në lotari, vdes nga gëzimi
» Champions League : Reali fiton 2-0 por Borussia shkon ne finale...
» Universiteti i Elbasanit nderohet me Çmimin Ndërkombëtar të Cilësisë
» Drama e lesbikeve fiton “Palmën e Artë”
» Fiton 8.500 euro në lotari, vdes nga gëzimi
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Sportet & Futbolli
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi