AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Basha, “Qytetar nderi” i një qyteti që nëpërkëmbi

Shko poshtë

Basha, “Qytetar nderi” i një qyteti që nëpërkëmbi Empty Basha, “Qytetar nderi” i një qyteti që nëpërkëmbi

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed Jun 12, 2013 5:18 am


Nga Lindita Çela



Sokol Z., një funksionar i lartë i Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, duhet t’i ketë pushuar zemra kur ka dëgjuar se Lulëzim Basha u shpall “Qytetar nderi” i Prishtinës.

Kryebashkiaku i emëruar i Tiranës, mori këtë titull nga drejtuesit e një qyteti, që ai jo vetëm që e ka mohuar, por dhe legjenda e trafikut të organeve në të ashtuquajturën, “Shtëpia e verdhë”, duket se është stisur e kopsitur nga goja e tij.

Po kështu dhe një pjesë e mirë e dosjeve për ushtarët e UÇK-së, që janë nën akuzë për krime lufte, kanë kaluar nëpër duart e Lulzim Bashës.

Por të martën ai u nderua si të ishte një “hero” në një ceremoni zyrtare të organizuar nga Isa Mustafa.

Ndërsa më herët, nënkryetari i Bashkisë së Prishtinës, në faqen e tij sociale të Facebook, do të shkruante: “Mendoj se ky vendim do të kontribuojë në përafrimin më të madh të dy kryeqyteteve shqiptare në Ballkan. Z. Basha ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në lidhjen infrastrukturore të dy kryeqyteteve, përmes ndërtimit të Rrugës se kombit që filloi ndërtimin në mandatin e tij si Ministër i Infrastrukturës në vitin 2005-2007. Ai ka luajtur rol të rëndësishëm edhe në promovimin e shtetësisë se Kosovës gjatë kohës sa ka qenë Ministër i Jashtëm. Për Komunën e Prishtinës, kjo ngjarje është e rendësi së veçante”. Në këto rrethana funksionari i lartë i Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës nuk ka pasur asgjë në dorë për të penguar dhënien e këtij titulli, por jam fort e sigurt, nuk janë të paktë prishtinasit që kanë rrudhur buzët, apo dhe janë irrituar nga ky vendim, për nderimin e një njeriu që për sa kohë ka jetuar në Prishtinë ka mohuar që është shqiptar.



Jeta në Prishtinë

Lulzim Basha duhet të ketë pasur komplekse të llahtarshme inferioriteti nga të qënurit shqiptar. Ndryshe nuk ka se si kuptohet që për një kohë shumë të gjatë, veç miqve të tij, askush nuk e ka ditur që ai ishte shqiptar.

Basha ka jetuar e punuar në Kosovë nga viti 1999 deri në vitin 2004. E njihnin si të huaj, e si i tillë është trajtuar nga vendasit, ndoshta deri ditën që la Prishtinën për t’u katapultuar në nivelet drejtuese të shtetit shqiptar.

E për t’u shfaqur si i huaj, Basha, ka përdorur gjithçka që njerëzit rreth e rrotull tij të bindeshin se djaloshi elegant, me sjellje të kujdesshme e që nga buza nuk i shqitej kurrë ajo e qeshura fallco, ishte veçse i huaj në një tokë e shkrumbuar nga lufta dhe e djegur për liri.

Gjithnjë ishte nën shoqërinë e të huajve, në shumicën e rasteve eprorët e tij, nga të cilët Basha paguhej gjatë ditës si përkthyes.

Ndërsa orët e natës i kalonte me një grusht njerëzish që e katapultuan atë në qeverisjen e Partisë Demokratike, edhe pse kurrë më parë nuk kishte asnjë lidhje me strukturat e kësaj force politike.

Sot në Prishtinë janë të paktë njerëzit që e njohin në të ri djaloshin Basha. Kjo për faktin se njerëzit që punonin me të janë sot pjesë drejtuese e administratës së shtetit shqiptar, e ato të paktë që kanë mbetur në Prishtinë, ende i ruajnë lidhjet e forta me Lulzim Bashën.

Sokol Z., funksionar i lartë i Ministrisë së Drejtësisë së qeverisë të Kosovës, që për disa vite ka punuar në të njëjtin institucion me Lulzim Bashën, tregon se përkthyesi i UMNIK-ut njihej si një huaj, që hynte dhe dilte në Ministrinë e Drejtësisë dhe grave aty u mbahej fryma sa herë djaloshi kalonte nëpër korridore.

Basha në Prishtinë, miq të vetëm ka pasur ata që e kanë ndihmuar fort për të qenë në krye të politikës shqiptare. Argita Berisha, Jamarbër Malltezi, Edit Harxhi dhe Linda Baleta, ishin njerëzit me të cilët Lulzim Basha shpenzonte orët e lira në Prishtinë. Ndërkohë që një nga detyrat e Bashkës pranë UNMIK-ut ka qenë përkthimi i çështjeve të hetimit të hapura nga gjykata ndërkombëtare e Hagës për krime lufte.

Madje për këtë qëllim është krijuar edhe zyra e drejtuar nga Elizabet Press, në vartësinë e së cilës ka qenë dhe Lulzim Basha.

Nga fundi i vitit 1999 deri në vitin 2002 janë përpiluar të gjitha dosjet e hetimeve për krime lufte dhe stafi i zyrës së rekrutimit të gjykatës së Hagës ka qenë pjesë e përpilimit të të gjitha akuzave me të cilat përballen sot ish- luftëtarët e UÇK-së në Kosovë.

Po kështu, djaloshi holandez ka qenë pjesë e stafit që ngriti akuza për krime lufte e trafik organesh të ushtarëve serb të kapur rob lufte.



I akuzuar për Rrugën e Kombit

Krerët e komunës së Prizrenit, në motivacionin për dhënien e titullit Lulzim Bashës, vlerësojnë kontributin e tij në ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. E në fakt, Basha është i përfshirë, por jo si kontribuues, si abuzues me miliona euro.

Në prill të vitit 2009, ambasada amerikane njoftonte Departamentin Amerikan të Shtetit se priste të dënohej Lulzim Basha, i akuzuar për korrupsion në tenderin e rrugës Durrës-Kukës.

Ish- ambasadori Withers, në një kabllogram drejtuar Departamentit të Shtetit, shprehej i zhgënjyer për mbylljen e çështjes me procedura nga Gjykata e Lartë.

“Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, ka arsye të jetë konfuz këto ditë. Ai nuk e di ende nëse çështja penale që është ngritur kundër tij dy vitet e fundit për shpërdorim të detyrës gjatë ndërtimit të rrugës që lidh Shqipërinë me Kosovën, është e mbyllur në të mirë të tij apo nëse një vendim i ri i marrë nga Gjykata e Lartë mund ta rihapë atë nga e para. Dy panele të Gjykatës së Lartë dhanë dy vendime të veçanta lidhur me çështjen kundër Bashës, vendime që me sa duket janë në kundërshtim të plotë me njëri-tjetrin. Zoti Basha ishte akuzuar nga Prokuroria e Përgjithshme si i dyshuar për shkeljet e kryera kur ai ishte ministër i Transporteve, që mbikëqyri procesin e ndërtimeve të rrugëve. Prokurorët pohuan se procesi që çoi në nënshkrimin e kontratës me Bechtel-Enka, një sipërmarrje e përbashkët ndërtimesh turko-amerikane e segmentit rrugor, përmban shkelje serioze dhe se kushtet e kontratës në mënyrë të paligjshme kanë rritur koston për taksapaguesit shqiptarë në shuma qindra milionë euro”, shkruante ishte ambasadori Withers në prill të vitit 2009, dokument ky i publikuar nga Wikileaks.

Pikërisht këto janë dy kontributet më të madha për Kosovën të kryebashkiakut të emëruar të Tiranës, për të cilat duket se Komuna e Prishtinës i dha titullin “Qytetar Nderi”.
♛Melody♛
♛Melody♛

Basha, “Qytetar nderi” i një qyteti që nëpërkëmbi Coolte21

Shteti Shteti : Basha, “Qytetar nderi” i një qyteti që nëpërkëmbi Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi