Lulzim Basha zevendeson Sali Berishen, fiton Kryetarin e PD
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1

Lulzim Basha rezulton të jetë fitues i zgjedhjeve të zhvilluar për postin e Kryetarit të Partisë Demokratike. Nga të dhënat paraprake që zotëron komisioni i organizimit të zgjedhjeve, pavarësisht procesit të numërimit, rezulton që kryebashkiaku i Tiranës do të drejtojë PD deri në përballjen e ardhshme elektorale përballë koalicionit të majtë.
Burime nga PD shprehen se nga të dhënat paraprake Lulzim Basha rezulton të ketë pasur mbështetjen e mbi 60 % të anëtarëve që kanë marrë pjesë në votim, edhe pse disa mijëra anëtarë të kësaj partie nuk mundën të votojnë për shkak se nuk kishin emrat në listë.
Gjithashtu vota për votimin e kryetarit të ri të PD-së ishte pothuajse e identifikueshme, kjo për shkak se cdo fletë votimi kishte një numër vendor. Duket se ky detaj është ‘kapërcyer’ jo pa nervozizëm nga kandidati për postin e kreut të PD-së Sokol Olldashi, i cili në një prononcim për mediat ka konfirmuar nr e fletës së votimit që ka pasur ai.
Lulzim Basha, ashtu sikundër ishte parashikuar, duket se do të drejtojë Partinë Demokratike me një staf të ri drejtues, në të cilin përvec Sokol Olldashit që mund të marrë postin e Nënkryetarit dhe kreut të Grupit Parlamentar, asnjë prej emrave aktualë në postet e sekretarëve nuk do të rikonfirmohen. Kështu Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Ridvan Bode apo Flamur Noka, mundet të mos vijojnë të mbajnë të njëjtat poste drejtuese në PD, ndërsa Basha pritet ti paraqesë Këshillit Kombëtar emrat e ekipit të ri që do të drejtojë demokratët deri në zgjedhjet e ardhshme.

Similar topics
» Ja mesazhi i 16-vjeçarit qe preku Sali Berishën
» Kënga e Lulzim Bashës “hiti verës” në Facebook (video)
» PD aset kombetar; Krenare me Sali Berishen ne krye - PD, Bregu
» Filloi “lufta” PS-PD, kryebashkiaku i Vlorës: “Do të shembë të gjitha pallatet pa leje. Dy ndër to, janë të kryebashkiakut të Tiranës, Lulzim Basha”
» Pilula Që Zëvendëson Gjimnastikën
» Kënga e Lulzim Bashës “hiti verës” në Facebook (video)
» PD aset kombetar; Krenare me Sali Berishen ne krye - PD, Bregu
» Filloi “lufta” PS-PD, kryebashkiaku i Vlorës: “Do të shembë të gjitha pallatet pa leje. Dy ndër to, janë të kryebashkiakut të Tiranës, Lulzim Basha”
» Pilula Që Zëvendëson Gjimnastikën
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi