AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Basha-Ramës: Unë që të munda njëherë të mund sërish

Shko poshtë

   Basha-Ramës: Unë që të munda njëherë të mund sërish Empty Basha-Ramës: Unë që të munda njëherë të mund sërish

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed Jul 17, 2013 11:25 pm

   Basha-Ramës: Unë që të munda njëherë të mund sërish Thumb_250x150
“Rama na njeh mirë, nëse na ka harruar, do ia kujtojmë! Kush të ka mundur një herë, di dhe do të mundë përsëri.
 Sot, ndodhem para jush, në këtë moment të veçantë, i përulur para kontributit tuaj historik, për t’ju drejtuar në përballjen tjetër me kryesocialistin, përballje që do ta fitojmë, për ta nxjerrë edhe njëherë në opozitë dhe për të rikthyer në pushtet Partinë Demokratike të Shqipërisë”.
Kështu është shprehur ditën e sotme në Shkodër kandidati për kryetarë i PD-së, Lulëzim Basha.
Duke sjellë në vëmendje se si mazhoranca e re, çdo ditë po tregon se premtimet e saj ishin vetëm mashtrime, zoti Basha u ka kërkuar demokratëve, që të bashkuar të ndërtojnë platformën e tyre, për të marrë së shpejti në dorë qeverisjen e vendit. 

Gjithashtu, Basha tha:“T’ju kujtojmë ditë për ditë zullumqarëve se kanë ardhur në pushtet duke premtuar 300 mijë vende pune dhe kanë filluar të projektojnë pushime masive të shqiptarëve nga puna, për t’i zëvendësuar ata me militantë, erdhën në pushtet duke premtuar heqjen e taksave për 95% të shqiptarëve dhe vënien në përdorim të taksës progresive, por që dje filluan të thurrin vargje për taksën e sheshtë të Sali Berishës.
Sot, qytetarët shqiptarë presin dhe kanë të drejtë të presin siç kanë pritur dhe s’i kemi zhgënjyer asnjëherë, alternativën e re qeverisëse të Shqipërisë”./alb-observer.com/
♛Melody♛
♛Melody♛

   Basha-Ramës: Unë që të munda njëherë të mund sërish Coolte21

Shteti Shteti :    Basha-Ramës: Unë që të munda njëherë të mund sërish Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi