Xhelozia, nderi dhe ekonomia, 23 gra të vrara gjatë 2013-s
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1

Vrasjet e grave
Xhulia, Radivija dhe të tjerat, viktima që nuk u mbrojtën…
Vrasjet e grave vazhdojnë të pasojnë njëra-tjetrën, me gjithë ndryshimet në ligj, ku janë ashpërsuar dënimet. Gratë vazhdojnë ta ndiejnë veten inferiore ndaj burrave, të cilët vijojnë të ngrenë dorën mbi “seksin e dobët”, ku vetëm në këtë vit, sipas statistikave të gazetës (pasi nga ato të policisë mund të jenë më shumë dhe jo të raportuara) janë vrarë 23 femra. Dhe, në të gjitha këto tragjedi, familjet, por edhe policia që ka pasur dijeni për konflikte brenda çiftit, pohojnë se vrasja mund të shmangej. Por, familjet dhe vetë policia, në disa raste, kanë neglizhuar ankesat, apo denoncimet, duke sjellë një tjetër ngjarje, ku dhjetëra fëmijë kanë mbetur jetimë dhe rriten nga familjarët, apo kanë shkuar edhe në jetimore. Shkaqet kanë qenë nga më të ndryshmet, ku më kryesoret renditen xhelozia dhe gjendja e vështirë ekonomike.
Sipas të dhënave, autorët e krimeve të rënda mund të jetë një baba, një bashkëshort, një i fejuar, një ish-partner, ndoshta dhe një i panjohur. Skenari i ekzekutimit të tyre është pothuajse i njëjtë, një thikë pas shpine, një breshëri arme dhe një mbytje me duar, duke shkaktuar bilance lufte, me femra të vdekura.
“Burrëria” nuk ka kursyer nënën e fëmijëve, vajzën dhe të dashurën, por më e rëndësishme për ta është ngopja e egos. Para vrasjes, ata përfshijnë mundësinë e përdorimit të torturës së viktimës, ndonjëherë përdorin skllavërimin duke kërcënuar me armë si pistoletë, thika, dhunë fizike etj., etj. Femrat gjunjëzohen me shpresën se, do të falen, me shpresën se gjërat do të ndryshojnë për mirë, por në fund gjithçka përfundon tragjikisht, duke lënë pas fëmijë jetimë dhe dhimbje për të dashurit. Dhe, në çdo rast, vrasësit shfaqin pendesë përpara organit të akuzës dhe shesh prej tyre dëgjohet fraza “më lini të vdes”. Madje, disa vrasin veten, duke dyfishuar numrin e viktimave.
Sipas të dhënave, që nga fillimi i vitit 2013, kanë ndodhur rreth 23 ngjarje të vrasjes së femrave, ndërsa ka të dhëna se nga këto ngjarje janë shkaktuar 34 viktima (disa burra kanë vrarë veten). Ngjarja e parë për vitin 2013 ishte vrasja e italianes Xhulia Poltofieri, 24 vjeçe. Ajo mbeti e vdekur në vend nga breshëria e kallashnikovit nga vjehrri i saj, 60-vjeçar, Engjo Lucaj, në janar të këtij viti në qytetin e Elbasanit. I moshuari, përveç vajzës së huaj, vrau edhe djalin e tij, Sokol Lucajn. Motivi i sherrit ishte se atij nuk i pëlqente sjellja e nuses italiane. Rreth një javë më vonë, në ditën e të dashuruarave, një zjarrfikës 50-vjeçar, Fatos Kapllani nga Erseka, vrau të dashurën e tij, Nertila Petritin, pasi ajo kishte krijuar një lidhje tjetër. Më pas, zjarrfikësi vrau veten. Më 16 shkurt, një krim i trefishtë ndodhi sërish, por këtë radhë në qytetin e Kuçovës, ku dhëndri Riza Latifi vrau me armë zjarri vjehrrin dhe vjehrrën, Vasilika dhe Rexhep Muço, përkatësisht 65 dhe 67 vjeç. Ndërsa, vajza e viktimave, Engjëllushe Muço, 43 vjeç, që është edhe bashkëshortja e autorit, ka mbetur e plagosur. Motivi i vrasjes ishte se Latifi nuk pranonte divorcin prej bashkëshortes. Edhe më e rëndë është vrasja e 19-vjeçares, Valentina Begu, nga fshati Tale i Lezhës. Babai i mori jetën, sepse ajo e kishte turpëruar, duke krijuar lidhje me djemtë e zonës. Si trim që është, babavrasësi njoftoi edhe policinë, për të shlyer fajin që kishte bërë. Muaji prill do të trondiste opinionin publik me vrasjen e balerinës Sonila Tafa. E reja kishte dalë mbrëmjen e 5 prillit për të festuar me miqtë e saj balerinë. Mësohet se 26-vjeçarja mbeti e vrarë aksidentalisht nga Artur Kuliçaj, ku ky i fundit pati një sherr banal me disa klientë të lokalit të natës. Ndonëse kanë kaluar shtatë muaj nga vrasja, autori i krimit është ende i lirë. Krimi kthehet sërish brenda familjes, ku 70-vjeçarja Mereme Pashai ka humbur jetën nga dhuna e ushtruar nga i biri, Lefter Pashai, 51 vjeç, sepse nëna nuk i dha para. Muaji korrik ishte një periudhë zie, duke shënuar pesë gra të vdekura dhe dy meshkuj që u vetëvranë. Skena më e frikshme për qytetarët ishte ajo e Valbona Çarçanit, ku bashkëshorti, Genci Çarçani e theri ish-bashkëshorten në mes të rrugës. Me një gjakftohtësi të jashtëzakonshme, ai e qëlloi disa herë në trup dhe më pas u largua qetësisht, së bashku me qenin e vogël që viktima mbante pas vetes. Shtatori do të regjistronte dy gra të vdekura dhe një femër të plagosur rëndë. Shqiptari i Maqedonisë, Agim Emini, 52 vjeç, pasi plagosi rëndë studenten 21-vjeçare, Alma Sulçe, pasi kjo e fundit kërkonte të ndahej prij tij, do të vriste veten përpara policisë. Por si ngjarja që nuk mund të harrohet lehtë në muajin e nxehtë të gushtit, është vrasja e tre turistëve në Vlorë, mes tyre edhe një femër. Viktima ishte edhe Diana Ademi, 53 vjeçe, bashkë me Ferdi Bajlozin nga Përrenjasi 17 vjeç dhe Sokol Isufajn, 34 vjeç, nga Roskoveci i Fierit. Ata kishin shkuar në Vlorë për pushime, por mbetën të vrarë aksidentalisht dhe më tragjik është fakti se autori i krimit mundi t’i shpëtojë lehtësisht policisë. Tre gra mbetën të vrara në shtator. E shtuna e 14 shtatorit do të përgjakej nga vrasja e Fatmira Dedajt në Durrës dhe Liljana Mengës në Krujë. Dedaj u vra nga persona ende të paidentifikuar në garazhin e pallatit në të cilën jetonte. Një vit para se të ndodhte vrasja, 60-vjeçares i kishin vrarë djalin, Elvis Dedaj, për çështje të trafikimit të drogës. Liljana Menga u vra barbarisht nga bashkëshorti, për motive xhelozie. Majlinda Hoxha ka qenë duke pirë kafe me bashkëshortin e saj, ndërkohë që u qëllua për vdekje nga Ndriçim Balla. Objekti i atentati ishte i afërm i viktimës, Elton Fusha, i cili ndodhej në të njëjtën tavolinë me 28-vjeçaren. Ngjarjet do të pasonin njëra-tjetrën dhe në muajin tetor u regjistruan katër gra të vrara dhe dy meshkuj. Mister ka mbetur vrasja e 55-vjeçares Shpresa Telahi, nga Saranda. E ndjera është gjetur e pajetë në banjën e banesës së saj dhe në trup janë gjetur shenja dhune. Nuk ka as motiv dhe as autor. Edhe nëntori nuk ka qenë i qetë. Mësuesja Radivije Brahja do të mbytej me këllëfin e jastëkut nga burri i saj, Fehim Brahja, pas një zënke të çastit.

Silvana MuçaNë të gjitha këto tragjedi, familjet, por edhe policia që ka pasur dijeni për konflikte brenda çiftit, pohojnë se vrasja mund të shmangej…

NGJARJET
Xhulia Poltofieri - 24 vjeçe, u vra në janar nga vjehrri i saj 60-vjeçar, Engjo Lucaj. I moshuari, përveç saj, vrau edhe djalin e tij, Sokol Lucajn, pas një sherri banal
Nertila Petriti - 32 vjeçe, vritet më 14 shkurt nga i dashuri Fatos Kapllani, i cili më pas vrau veten
Vasilika Muço - 65 vjeçe, u vra në shkurt nga dhëndri Riza Latifi. Autori i krimit ka vrarë edhe vjehrrin, Rexhepin si dhe ka plagosur rëndë bashkëshorten, Engjëllushe Muçon
Valentina Begu - 19-vjeçe, ekzekutohet nga babai i saj, për çështje morali, pasi kishte ikur nga shtëpia
Sonila Tafa - 26 vjeçe, balerinë, vritet më 5 prill aksidentalisht në një lokal nate. Autori endet i lirë
Mereme Pashai - 71 vjeçe, vritet në prill nga i biri Lefteri Pashai, pasi e ëma nuk i dha paratë e pensionit
Gjyste Papleka - 18 vjeçe, vritet në muajin prill nga Fran Papleka, 55 vjeç, kushëriri i saj, për motive pronësie
Lumturie Selimaj - 45 vjeçe, vritet në maj nga bashkëshorti, Gëzim Selimi, pas një sherri të çastit
Mrike Prenga - Nëna e 8 fëmijëve vritet në korrik nga bashkëjetuesi i saj, gardian në burgun e spitalit, Ali Veterniku, i cili më pas vrau veten. Vrasja është kryer në kushtet e depresionit
Valbona Çarçani - U ther me thikë në korrik nga ish-bashkëshorti, Genci Çarcani. Vrasja, pas zënkave të shpeshta
Valbona Lleshi - Vritet në korrik nga bashkëshorti Marjan Lleshi. Motivi për xhelozi
Alketa Cani - Vritet në korrik nga Ilirjan Cani, i cili më pas qëllon veten. Sherri, për arsye ekonomike
Anxhela Haga - 17 vjeçe, vritet në korrik nga bashkëshorti Ersnik Gjoshi. Autori vuante nga shëndeti mendor
Diana Ademi - 53 vjeçe mbeti aksidentalisht e vrarë në Vlorë, në gusht. Jetonte në Gjermani, po kalonte pushimet në Vlorë
Dallëndyshe Jazxhi - 50 vjeçe, vritet më 5 gusht me armë zjarri nga Edmir Jazxhi. Motivi i vrasjes, për xhelozi
Alma Sulçe - Plagoset rëndë në muajin gusht nga ish i dashuri 52-vjeçar Agim Emini. E reja kërkonte të ndahej. Emini vrau veten
Majlinda Hoxha - 29 vjeçe, vritet në shtator aksidentalisht nga Ndriçim Balla. Objekti i atentati ishte Elton Fusha, i cili u plagos
Fatmira Dedaj - 60 vjeçe, vritet më 14 shtator nga persona ende të paidentifikuar. Djali i saj ishte vrarë më parë
Liljana Menga - Vritet më 14 shtator nga bashkëshorti, Gjin Menga, për motive xhelozie. Lanë jetim katër fëmijë
Zenjebije Mustafaraj - Vritet më 15 tetor nga Nexhmi Mustafaraj, këngëtari i grupit polifonik “Kurora Labe”. Autori më pas vrau veten
Valbona Ndreu - 35 vjeçe, vritet më 19 tetor nga kunati Lirim Ndreu, sepse ajo e akuzoi për ngacmim seksual. I riu vrau veten
Mbaresa Torba - 18 vjeçe, vritet më 21 tetor nga i fejuari, Arbër Dedja, pas një konflikti të çastit.
Shpresa Telahi - 55 vjeçe, u gjet e vrarë në banesën e saj më 24 tetor. Nuk ka as motiv dhe as autor. Vrasja është e mbuluar me mister
Radivije Brahja - Vritet nga bashkëshorti, Fehim Brahja. Mësuesja u mbyt më këllëfin e jastëkut më 4 nëntor
Similar topics
» Moody`S Vlerëson Shqipërinë: Ekonomia E Qëndrueshme Në Të Ardhmen
» Basha, ‘Qytetar Nderi’ i Prishtinës
» Basha, “Qytetar nderi” i një qyteti që nëpërkëmbi
» Xhelozia, thikë me dy tehe
» Nga lind xhelozia? Nga nje zone e trurit
» Basha, ‘Qytetar Nderi’ i Prishtinës
» Basha, “Qytetar nderi” i një qyteti që nëpërkëmbi
» Xhelozia, thikë me dy tehe
» Nga lind xhelozia? Nga nje zone e trurit
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi