Skandali i emisionit “Shihemi në gjyq”, e gjitha një gënjeshtër
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1

Cila është e vërteta e emisionit televiziv “Shihemi në gjyq” e pjesë e programit “E diela shqiptare” , një program i ngjashëm me formatin italian “Forum” (që transmetohet në Canale 5 dhe Rete 4)? Muaj më parë u përfol gjerë në medien e shkruar dhe rrjetet sociale se çdo histori ishte e sajuar.
Dhe me sa duket çështjet gjyqësore që trajtohen nga juristja e njohur Znj. Eni Cobani nuk janë gjë tjetër veçse sajesa të njëpasnjëshme të prezantuesit Ardit Gjebrea dhe autores së programit Dalina Buzi.
Aktorët janë njerëz të thjeshtë të marrë nga rruga për të interpretuar një personazh në këmbim të një shume të caktuar. “Shekulli” nëpërmjet burimeve, ka siguruar informacione të sakta se pagesa që u jepet personave që aktrojnë këto role është rreth 10 mijë lekë të reja për dy orë.
Lorena Hida është një vajzë 21-vjeçare, e cila ka marrë pjesë në këtë emision dhe ka l"uajtur" te seria e quajtur “Njohja e atësisë”. Në të vërtetë ajo është nga Erseka dhe vazhdon studimet për Histori në Tiranë, te fakulteti i Histori-Filologjisë. Marrja pjesë në këtë rol është bërë për arsye ekonomike, dhe ajo ka treguar se i është bërë një trajnim 2 orë për të aktruar përpara kamerave. Gjithashtu shprehet se edhe partnerin që ka përballë nuk e njeh fare. Për më shumë ndiqni videon dhe shikoni fotot e vajzës dhe bëni krahasimin.
/Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/

Similar topics
» Eni Çobani: E vërteta e aktorëve te ‘Shihemi në gjyq’, ka denoncime edhe për politikanët
» “Arratisja”, në gjyq ish- i përndjekuri
» Britanikët burgosën afganët pa gjyq
» Kristen dhe Robert, ne gjyq per kujdestarine e qenve
» Japoni, përdori fjalë anglisht, në gjyq televizioni
» “Arratisja”, në gjyq ish- i përndjekuri
» Britanikët burgosën afganët pa gjyq
» Kristen dhe Robert, ne gjyq per kujdestarine e qenve
» Japoni, përdori fjalë anglisht, në gjyq televizioni
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi