Eni Çobani: E vërteta e aktorëve te ‘Shihemi në gjyq’, ka denoncime edhe për politikanët
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1

Flet avokatja e emisionit “Shihemi në gjyq” në TV Klan Eni Çobani: Kemi denoncime për afera intime me politikanë.
“Thyerja e tabuve për përballjen e palëve në studio dhe e vërteta e aktorëve të përfolur”
Artikulimin e ka profesion, por anonimatin e trajton si religjion. Kjo është Eni Çobani, moderatorja e emisionit “Shihemi në gjyq”, pjesë e programit “E diela shqiptare” që transmetohet në TV Klan. Konsiderohet si avokatja e sekreteve të shumë qytetarëve, por që rrëfimi publik ndodh vetëm kur duan ata. Dy palët përballen në studio, ndërsa ajo në rolin e ndërmjetëses gjen zgjidhje më të shpejta në kohë dhe në kosto, sesa do të ishte dashur në Gjykatë. Se si e arrin, rrëfehet vetë Eni Çobani në këtë intervistë për gazetën “Panorama”…
Si u bëtë pjesë e programit “E diela shqiptare”?
Ishte gushti 2012, sapo kisha ardhur nga pushimet. Mora një telefonatë nga Arditi, i cili më ftoi të bëhem pjesë tek “E Diela shqiptare”, në një format komplet të ri. Fillimisht u mendua se do të ishte një gjyq, por për shkak se unë nuk jam gjyqtare, atëherë u pa me vend që të zhvillohej një formë tjetër alternative, që në Shqipëri nuk ishte shumë e reklamuar dhe e informuar për publikun, siç është ndërmjetësimi. Të them të drejtën, e mirëprita me shumë dashamirësi, edhe pse për “Shihemi në gjyq” ishte thyerje tabuje.
Pse thyerje tabush?
Sepse është një emision që ka shumë vështirësi. Ngjarje ka me shumicë, por jo të gjithë janë të gatshëm që të vijnë dhe t’i bëjnë publike ato. Për ne ky ishte problemi, se si do t’i sillnim këta njerëz që i kanë hallet, problemet që i vuajnë, por nuk dinë se si ta artikulojnë. Atëherë ndihma ime ishte artikulimi i problemit dhe zgjidhja e tij brenda mundësive tona nëpërmjet ndërmjetësimit.
Si arritët “bindjet” e para për pjesëmarrje në emision?
Siç e dini, emisioni nisi në shtator 2012. Rastet e para ishin shumë të vështira, por ju garantoj që me fillimin e këtij viti është bërë shumë më e lehtë.
Pra, tani ka raste që ju kontaktojnë vetë personazhet?
Po. Madje, tashmë vijnë edhe nga pjesët më të largëta të Shqipërisë, vetëm e vetëm që të komunikojnë, të dëgjojnë fjalën time, ndoshta edhe kur ajo nuk është shumë kurajoze. Pra, vijnë edhe kur ka raste që nuk e gjejnë dot zgjidhjen te ndërmjetësimi dhe unë i drejtoj në një zgjidhje tjetër, atë të gjykatës. Sigurisht që kjo është shumë mbështetëse për mua.
Në ekran shohim Enin që drejton emisionin, por pas kuintave sa është stafi që punon për realizimin e “Shihemi në gjyq”?
Në fakt, emisioni fillon dhe mbaron me Enin. I gjej ose së fundmi më gjejnë vetë personazhet. Komunikoj me shumë njerëz, pastaj dikush më sjell tjetrin dhe kështu vijnë zinxhir. Ka edhe raste të tjera që kam shkuar dhe i kam gjetur vetë në Gjykatë.
Ju realizoni seancat e ndërmjetësimit, por sa vlerë juridike kanë ato?
Me të drejtë ju pyesni. Zgjidhjet tona vërtet nuk janë gjyqësore, por kanë vlerë gjyqësore.
Çfarë nënkupton kjo?
Së fundmi, në Kodin e Procedurës është futur një nen, që çdo gjyqtar i Republikës së Shqipërisë ka për detyrë që në momentin kur i paraqitet një çështje civile, atij i del për detyrë që në momentin e parë t’i thotë: Keni një mundësi ndërmjetësimi. Dëshironi që ju të kontaktoni me zyrën e ndërmjetësimit? Pra, gjykata si institucion publik i gjykimit është e detyruar të çojë qytetarët drejt seancave të ndërmjetësimit. Më pas, u ngelet vetë qytetarëve të bëjnë zgjidhjen; të shkojnë në seancë ndërmjetësimi, apo të shkojnë në seancë gjyqi. Këtë kemi bërë ne. Kemi ndërgjegjësuar dhe informuar publikun për të mos harxhuar kohë. Sot ndërmjetësimi është bërë një zgjidhje alternative shumë komode në të gjitha vendet më të përparuara në botë dhe tashmë, edhe në Shqipëri.
Është folur se keni përdorur edhe aktorë në vend të protagonistëve realë të problemit. A është e vërtetë kjo?
Në fakt, ne kemi qenë shumë të sinqertë që në fillimet e këtij emisioni “Shihemi në gjyq”, brenda programit “E Diela shqiptare”. Fillimi ishte vërtet shumë i vështirë dhe ne nuk mund të pretendonim se që ditën e parë do të sillnim problemin direkt, ashtu sikundër flitet dhe artikulohet në jetën e përditshme. Sepse të ngrihesh nga jeta e përditshme dhe të dalësh në televizion, është sfidë tepër e madhe, sidomos në mentalitetin shqiptar. Rastet e ndërmjetësimit janë të gjitha të vërteta dhe për këtë unë kam përgjegjësinë time profesionale. Ndërkohë, ka pasur raste që u pa e arsyeshme të shfrytëzohen edhe protagonistë hipotetikë.
Çfarë do të thotë kjo, mos janë protagonistë të tipit “aktorë amatorë”?
Jo, unë nuk mund të them që janë aktorë amatorë. Nuk mund të them që ata protagonistë nuk kanë qenë të vërtetë. Unë po ju them që kanë qenë protagonistë hipotetikë dhe nënkuptojeni si të dëshironi. Por po ju them që të gjithë njerëzit që kanë marrë pjesë në studio, kanë qenë pjesë dhe protagonistë të problematikave që kemi pasqyruar.
Që ta sqarojmë lexuesin, a mund të themi se ngjarjet kanë qenë reale, por të pasqyruar nga njerëz të tjerë?
Jo. Këtë nuk mund ta them, se bëhet fjalë për anonimat që unë e ruaj. Nëse unë do të pranoja diçka të tillë, atëherë do të thyeja sekretet e atyre njerëzve që kanë ardhur dhe më kanë besuar mua rastet e tyre. Duhet të jem shumë e kujdesshme në fjalë e terma. Rastet garantoj që janë të gjitha të vërteta. Madje, nga janari 2013 dhe në vazhdim, janë totalisht njerëz dhe ngjarje tërësisht të vërtetë. Por nga shtatori e deri në dhjetor, ka pasur edhe raste që njerëzit kanë qenë deri diku hipotetikë. Kjo është fraza e saktë që unë mund të përdor.
Deri tani kemi parë në studio përgjithësisht personazhe jo të njohur, përgjithësisht komunitete të varfra. A keni ndonjë çështje, ku të mund të shohim në gjyq edhe politikanë?
Nuk ka pasur ndonjë çështje me politikanë që të përfundojë në ndërmjetësim. Jo se nuk ekzistojnë, por siç duket kanë gjetur forma e mënyra të tjera për t’i zgjedhur, jashtë ekranit.
Do të thoshit se nuk keni pasur ndonjëherë denoncime për politikanë?
Po. Denoncime kam pasur. Denoncime të njerëzve që janë të prekur nga marrëdhëniet me politikanë.
Marrëdhënie punë apo marrëdhënie intime?
Për të treguar këtë, do të më duhej që të prishja anonimatin. Po, kam pasur denoncime për marrëdhënie intime me politikanë. Denoncime që kanë të bëjnë për një jetëgjatësi në këto lloj marrëdhëniesh, që sigurisht nuk kanë përfunduar mirë. Njeriu i lënduar më ka ardhur, e kam mirëpritur, e kam dëgjuar ngjarjen, më ka ardhur shumë keq. Por në fund, e kam sqaruar dhe dihet që zgjidhja dhe ndërmjetësimi nuk bëhet vetëm me një palë. Pra, përballë duhet të kem edhe atë njeriun tjetër, cilido qoftë ai, politikan, personazh tjetër publik, qytetar i thjeshtë.
Pra, ekzistojnë denoncimet për politikanë, por ata nuk vijnë në përballje?
Ka qenë pala denoncuese, por nuk ka qenë pala tjetër për të cilën është bërë denoncimi. Nëse personi tjetër nuk vjen të përballet, atëherë unë nuk kam çfarë të ndërmjetësoj. Pra, raste denoncimi për politikanë ka. Se sa të vërteta janë ato, unë nuk jap dot konfirmim. Dua të jem e drejtë në këtë pikë. Sepse sot, në këtë shoqëri që jetojmë, mund të kemi edhe njerëz që, të prekur nga interesa të ndryshëm, ngarkojnë nga ana morale pa të drejtë dikë tjetër. Denoncimet duhen verifikuar dhe përballur.
(Intervisten e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes Panorama)
ELISABETA ILNICA

Similar topics
» Skandali i emisionit “Shihemi në gjyq”, e gjitha një gënjeshtër
» VIP-At Që Agjërojnë, Politikanët E Artistët Kosovarë, Më Besimtarë Se Shqiptarët
» “Arratisja”, në gjyq ish- i përndjekuri
» Britanikët burgosën afganët pa gjyq
» Kristen dhe Robert, ne gjyq per kujdestarine e qenve
» VIP-At Që Agjërojnë, Politikanët E Artistët Kosovarë, Më Besimtarë Se Shqiptarët
» “Arratisja”, në gjyq ish- i përndjekuri
» Britanikët burgosën afganët pa gjyq
» Kristen dhe Robert, ne gjyq per kujdestarine e qenve
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi