AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Britanikët burgosën afganët pa gjyq

Shko poshtë

Britanikët burgosën afganët pa gjyq Empty Britanikët burgosën afganët pa gjyq

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri May 31, 2013 9:43 pm

Britanikët burgosën afganët pa gjyq Britania-afganistan-320x180Skandali

Një numër njerëzish u burgosën deri në 14 muaj pa akuza formale

Forcat ushtarake britanike në Afganistan kanë mbajtur të burgosur 80 deri në 90 afganë në një burg, pranoi sekretari i Mbrojtjes, Philip Hammond. Avokatë britanikë që punojnë për tetë nga të burgosurit, thanë se ata janë mbajtur të burgosur për deri 14 muaj pa një akuzë dhe se kjo mund të përbëjë heqje të paligjshme të lirisë. Avokatët e krahasuan situatën me atë të Burgut të Guantanamos dhe kërkuan që Gjykata e Lartë Britanike të lirojë të burgosurit.

Por Hammond tha se lirimi i tyre mund të vendosë trupat britanike në rrezik. Forcat britanike janë të lejuara në bazë të ligjeve ndërkombëtare të mbajnë një të dyshuar për deri 96 orë, pas së cilës duhet t’ua transferojnë autoriteteve vendase. Por “në kushte të jashtëzakonshme”, siç është rasti i mbledhjes së informacionit, ata mund t’i mbajnë më gjatë.

Avokatët thanë se klientët e tyre janë arrestuar nga ushtarët britanikë në sulme në fshatrat e Hemlandit e Kandaharit dhe se janë mbajtur të burgosur për tetë deri në katërmbëdhjetë muaj pa akuzë. Ministri i Mbrojtjes deklaroi se Parlamenti është informuar nga qeveria mbi burgosjet e të dyshuarve afganë. Ai nuk pranoi të thotë se për sa kohë janë burgosur ata.

Ndërkohë, zëdhënësi i ministrisë afgane të Mbrojtjes, gjeneral Zahir Azimi, tha se burgosjet qenë të paligjshme dhe çnjerëzore. Qeveria e tij kërkon që të gjithë të burgosurit t’u kalojnë autoriteteve vendore dhe të gjykohen nga gjykatat e ligjet vendase.

Tashmë avokatët e tetë të burgosurve kërkojnë në Gjykatën e Lartë të Londrës lirimin e tyre në bazë të habeas korpus. Një jurist i qeverisë britanike e përshkroi situatën si “stuhia perfekte juridike”, për shkak se ushtria dyshon se të gjithë të burgosurit kanë lidhje me kryengritësit.

Avokatët thanë se Ministria e Mbrojtjes u ka mohuar të burgosurve të drejtën e një avokati dhe se lejoi vetëm biseda telefonike një orë të gjata pas dorëzimit të padisë me dy prej tyre.


Autor Gazeta Shqip te 30 Maj 2013.
♛Melody♛
♛Melody♛

Britanikët burgosën afganët pa gjyq Coolte21

Shteti Shteti : Britanikët burgosën afganët pa gjyq Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi