“Arratisja”, në gjyq ish- i përndjekuri
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
“Arratisja”, në gjyq ish- i përndjekuri
TIRANE – Perikli Shqevi, ish-i dënuari politik i akuzuar për ndezjen në flakë bashkëgrevistit të tij Gjergj Ndreca në tetor të vitit 2012, dërgohet në Gjykatën e Tiranës si i pandehur për një akuzë tjetër penale. Këtë herë Shqevi akuzohet për “largim të të burgosurit nga vendi i qëndrimit të detyrueshëm”, vepër e konsumuar më 11 tetor 2012. Në këtë ditë, Shqevi theu masën e sigurisë “arrest shtëpiak” të caktuar nga gjykata. Ai shkeli masën e sigurisë, për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të ish-të dënuarit politik Shpëtim Karamuça, i cili kishte ndërruar jetë pak ditë më parë. Masa e sigurisë “arrest shtëpie” ishte vendosur për shkak të përfshirjes së tij në ngjarjen ku u ndez në flakë grevisti Gjergj Ndreca. Në lidhje me atë episod, Shqevi është duke u gjykuar në Gjykatën e kryeqytetit për akuzën e “plagosjes së rëndë me dashje”. Dosja e re në ngarkim të Shqevit në Gjykatën e Tiranës mban numrin 1199. Burime të Gjykatës konfirmuar se shqyrtimi i saj do të kryesohet nga gjyqtarja Anlekina Gazidede, ndërkohë që ende nuk është caktuar data e seancës së parë./panorama
Similar topics
» Britanikët burgosën afganët pa gjyq
» Kristen dhe Robert, ne gjyq per kujdestarine e qenve
» Skandali i emisionit “Shihemi në gjyq”, e gjitha një gënjeshtër
» Japoni, përdori fjalë anglisht, në gjyq televizioni
» Eni Çobani: E vërteta e aktorëve te ‘Shihemi në gjyq’, ka denoncime edhe për politikanët
» Kristen dhe Robert, ne gjyq per kujdestarine e qenve
» Skandali i emisionit “Shihemi në gjyq”, e gjitha një gënjeshtër
» Japoni, përdori fjalë anglisht, në gjyq televizioni
» Eni Çobani: E vërteta e aktorëve te ‘Shihemi në gjyq’, ka denoncime edhe për politikanët
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi