Kontrabanda, Në Shqipëri Mish I Kontaminuar Nga Venezuela
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1

TIRANE - Denoncimi i mbërritur në gazetë hedh dyshime të forta, jo vetëm për një kontrabanda të paligjshme të mishit të lopës nga Venezuela, kontrabandë kjo që po bëhet me vetë bekimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, në këmbim të rryshfeteve, por edhe ngre alarmin se ky mish mund të jetë i kontaminuar me sëmundje nga më të ndryshme, pasi është i pakontrolluar.
Denoncimi është i shoqëruar me një etiketë, që i është hequr njërit prej kontenierëve të mishit në portin e Durrësit dhe që në mënyrë të dukshme, ka të shënuar mbi të, se ky mish “Nuk duhet të dalë nga territori i republikës” dhe jo më të importohet në vende të tjera.
Gjithashtu mësohet se ky mish që po futet që prej disa muajsh në vendin tonë nëpërmjet portit të Durrësit, duke qenë se vjen në mënyrë ilegale, as nuk është kontrolluar apo të vijë nga thertore të certifikuara të BE-së, duke shkelur kështu urdhrin e ministrit të Bujqësise Nr.328, datë 22.11.2011 për miratimin e rregullores “Mbi përcaktimin e kritereve dhe kërkesave për certifikimin veterinar të disa lloje kafshësh dhe mishit të freskët të tyre, të cilat hyjnë në republikën e Shqipërisë nga shtete të caktuara, si dhe nga territore të tjera në administrim të këtyre shteteve”.
Ndërkohë nëse i hedhim një sy me vëmendje etiketës që shoqëron këtë shkrim, etiketë e cila i është hequr njërit prej kontenierëve me mish në portin e Durrësit, duket se origjina e mishit është Uruguaji dhe me sa duket Venezuela e ka importuar nga ky vend, dhe më pas e ka eksportuar drejt Shqipërisë.
Kjo mënyrë se si ky mish po futet në vendin tonë rrit dyshimet se ai mund të jetë mbartës i të gjitha sëmundjeve të mundshme, dhe pa asnjë lloj kontrtolli ai gjendet në tryezat e shqiptarëve, duke u bërë një kërcënim serioz për shëndetin e tyre.
Mësohet se kjo situatë e kontrabandës së mishit ka kohë që ndodh ccdo ditë në portin e Durrësit, dhe autoriteti që ka për detyrë ta kontrollojë, duke u bërë kështu një rojtar i mirë i shëndetit të shqiptarëve, në të vërtetë ka mbyllur sytë dhe po e lejon vetë që të ndodhë një gjë e tillë.
05.06.2013
Burimi: Shqiptarja.com

Similar topics
» Receta Gatimi
» Tmerr! Theri gruan dhe e shiti për mish dhie me 27 euro kg
» Ne Shqiperi, nga dashuria
» Jahjaga: Nuk do të ketë Shqipëri të Madhe
» Shqipëri, martesa të hershme që 10 vjeç
» Tmerr! Theri gruan dhe e shiti për mish dhie me 27 euro kg
» Ne Shqiperi, nga dashuria
» Jahjaga: Nuk do të ketë Shqipëri të Madhe
» Shqipëri, martesa të hershme që 10 vjeç
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi