AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Receta Gatimi

2 posters

Shko poshtë

Receta Gatimi Empty Receta Gatimi

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Jun 10, 2013 9:57 pm

Receta Gatimi Kukulleshka

Tave Dheu Me Kungulleshka Dhe Vezë



Përbërësit: 2 kokrra vezë, 2 kungulleshka të prera me rrathë, 2 domate me copëza,

2-3 lugë djathë i grirë i tipit parmezan,

1 lugë vaj ose gjalpë

kripë, piper

Përgatitja:

Në një enë rrahim vezët e më pas i shtojmë kripën, piperin dhe djathin e grirë. Ndërkohë në tavën e dheut hedhim kungulleshkat e përziera me domatet dhe kripën.

Shtojmë sipër përzierjen me vezë dhe e fusim të piqet në furrë të ngrohtë në 230°, për 20-25 minuta.


♛Melody♛
♛Melody♛

Receta Gatimi Coolte21

Shteti Shteti : Receta Gatimi Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta Gatimi Empty Domate Të Pjekura Në Furrë

Mesazh nga ♛Melody♛ Sat Jul 13, 2013 4:21 am

Receta Gatimi Domate
Përbërësit:
2 kg domate në feta
25 gr vaj ulliri
pak kripë
pak sheqer
2 hudhra të grira imët

Përgatitja:
Shtojmë domatet në një tavë të veshur me letër. I pudrosim sipër me të gjithë përbërësit.
I pjekim në furrë të parangrohur në 120 gradë, sa të humbasin lëngjet e tyre. I lëmë të ftohen dhe i presim në copa të vogla. I mbajmë në frigorifer.
Përdoren nëpër sallata, makarona, byrekë, pite, brusketa etj.
♛Melody♛
♛Melody♛

Receta Gatimi Coolte21

Shteti Shteti : Receta Gatimi Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta Gatimi Empty Peshk Shpatë Në Furrë

Mesazh nga ♛Melody♛ Sat Jul 13, 2013 4:22 am

Receta Gatimi Images-12

Përbërësit:
4 feta peshk shpatë
bukë e grirë
vaj
kripë, piper
1 limon
2 lugë parmigiano
1 tufë majdanoz
rigon

Përgatitja:
1.    Lajeni peshkun shpatë, thajeni me letër kuzhine dhe lyeni me pak vaj. Në një pjatë hidhni bukën e grirë, vajin e ullirit, kripën, piperin, rigonin dhe majdanozin e prerë imët, përziejini mirë të gjithë përbërësit dhe pastaj lyeni me të fetat e peshkut shpatë. Shtypeni mirë peshkun mbi pjatë që të marrë sa më shumë bukë sipër.
2.    Vendosni fetat e peshkut me bukë në një tavë të mbuluar me letër furre dhe po të doni, shtoni pak vaj ulliri. Piqeni peshkun në një furrë të ngrohur më parë më 180°C për 20-25 minuta.
3.    Në mes të pjekjes kthejeni peshkun në anën tjetër që të piqet njëlloj nga të dyja anët. Nxirreni nga furra dhe shërbejeni me feta limoni dhe me një salcë që përgatitet me vaj ulliri, lëng limoni dhe majdanoz të grirë.
♛Melody♛
♛Melody♛

Receta Gatimi Coolte21

Shteti Shteti : Receta Gatimi Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta Gatimi Empty Re: Receta Gatimi

Mesazh nga Katilja Sun Jul 14, 2013 12:55 am

Embelsire me mjalt

Duhen:

Miell 2 gota uji ose 500g
Sheqer 1 gote uji
Mjalte 2-3 luge gjelle
Veze 2 kokrra
Sode nje luge kafeje
Arra 1-2 filxhane kafeje
Gjalpe 2 filxhan kafeje (i shkrire)
Vanilje, kakao nje luge gjelle plot
Dhe dy filxhane uje.


Per shurupin duhen.

Sheqer 3 gota uji
Uje 2.5 gota uji

Ne nje ene perzihen mire vezet, mjalti, gjalpi, uje dhe ne fund shtohen arrat. Pastaj hidhet miell i perzier me sode dhe pak kakao. Zihet brumi i cili nuk duhet te punohet shume, qe te mos behet elastik. Brumi i pergatitur vendoset ne nje tave te lyer me yndyre, rrafshohet me dore, lyhet siperfaqja me te verdhe veze, behen disa vijaska me pirun dhe piqet per 30-35 minuta. Pas pjekjes ftohet, pritet ne copa ne forme rombi dhe i hidhet shurup i vakur, jo shume i nxehte, i aromatizuar me vanilje. Per te permiresuar cilesine e embelsires ne vend te ujit te percaktuar ne normative, hidhet gjalpe, veze dhe mjalte tjeter. (Ujin mos e perdor fare)
Katilja
Katilja

Receta Gatimi Coolte21

Shteti Shteti : Receta Gatimi Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Mosha Mosha : 29
Numri i postimeve Numri i postimeve : 261
Faleminderit Faleminderit : 41
Antaresimi Antaresimi : 13/07/2013

http://antonela.haxhiu@yahoo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta Gatimi Empty Re: Receta Gatimi

Mesazh nga Katilja Sun Jul 14, 2013 12:55 am

Krem karamel eshte nje embelsire shum e lehte dhe shum e mire per ta pergatitur.

Koha e pergatitjes 10'
Koha e pjekjes 25'

Per 4 persona:

400 gr qumesht, 2 veze te plota e 3 te verdha, 150 gr sheqer, 4 luge gjelle karamel (sheqer i shkrire, vanilje).

Qumeshtim e valojme me vaniljen. Rrahim vezet me sheqerin dhe ia shtojme qumeshtit te ngrohte.


Ne edo tas te krem karamelit hedhim nga nje luge karamel dhe i hedhim siper masen e pergatitur. Tasat i vendosim ne nje tepsi me uje te ngrohte dhe e futim ne furre me 160 grade per 20'.

E leme te ftohet dhe me pas i kthejme tasat ne pjata.

V.O. per 10 tasa inoksi duhet 1 liter e gjysme qumesht me 70 veze dhe sheqer sipas deshires.
Katilja
Katilja

Receta Gatimi Coolte21

Shteti Shteti : Receta Gatimi Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Mosha Mosha : 29
Numri i postimeve Numri i postimeve : 261
Faleminderit Faleminderit : 41
Antaresimi Antaresimi : 13/07/2013

http://antonela.haxhiu@yahoo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta Gatimi Empty Re: Receta Gatimi

Mesazh nga Katilja Sun Jul 14, 2013 12:56 am

* 300 gr cokollate
* 130 gr cokollate e bardhe
* 400 gr buding vanilje
* 50 gr gjalp
* 300 ml shtalp



Ne enen mbi avull e shkrijme cokollaten.
Kallepet ne form gote i mbeshtjellim me flete plastmasi,me furce i lyejme kallepet me cokollaten e shkrire nga ana e jashtme.Kallepet duhet te jene te ftohur ne frigorifer,qe cokollada te shendrohet me shpejt.Pastaj kallepet i veme ne gritre.
Nderkoh mbi avull e shkrijm gjalpin dhe cokollaten e bardh.
Shtalpin e rrahim me mikser,derisa kremi pana ta fitoj dendesin e duhur.Ne ene e shtrojm budigun e zier cokollaten e bardh te shkrire dhe te ftohet dhe perziejme me luge derisa te bashkohet masa.
Kallepet me cokollaten e ftohet i lyejme edhe me nje shtrese nga cokollata e shkrire dhe perseri i veme ne ngrirje.


Pasi shtrengohen ua largojme fleten e plasmasit dhe kallepat.Kupat e cokollates i veme ne grirje qe te shtergohen edhe pak.
Kremin e pergatitur me pare e mbushim ne shtringen e kuzhines.Me ndihmen e shtringes i mbushim shportezen e cokollates.Zbukurojm me nja nje sheqer xhele ne form te mjedres ne mes te kremit.
Me kete embelsire rekomandohet vera e that e bardhe cilesor e llojit te rrushit Shardone me arome te frutave dhe shije te mebel.
Serviret ne temperatur prej 10 deri ne 12 grade.
Katilja
Katilja

Receta Gatimi Coolte21

Shteti Shteti : Receta Gatimi Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Mosha Mosha : 29
Numri i postimeve Numri i postimeve : 261
Faleminderit Faleminderit : 41
Antaresimi Antaresimi : 13/07/2013

http://antonela.haxhiu@yahoo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta Gatimi Empty Re: Receta Gatimi

Mesazh nga ♛Melody♛ Sun Jul 14, 2013 7:50 pm

Receta Gatimi 818567c7-d2b8-4030-841b-023514fe4e30-0-Bruskete Me Salsiçe
Përbërësit:
- 300 gr buke
- 2 thelbi hurdha
- 300 gr salsiçe
- 80 gr salce domate
- 1 spec te verdhe
- 2 luge vaj ulliri
- 1 qepe e kuqe
- kripe, piper

Përgatitja
Lani dhe pastroni specin, me pas grijeni bashke me qepen, shtoni vajin e ullirit, bashkoni salcën e domateve dhe lërini ne zjarr për 20 minuta me zjarre te larte, deri sa te përftoni një salce te trashe, kriposeni dhe aromatizojeni me piper. Eliminoni lëkurën e salsiçes dhe priteni ne feta te rrumbullakëta, vëreni ne një ene pa shtuar vaj dhe skuqeni, kur te marr një ngjyre te arte shtojeni tek salca e përgatitur. Prisni bukën ne feta, thekeni dhe me pas lyejeni me hurdhe, lyeni bukën me salcën e përgatitur bashke me salsiçet dhe shërbejeni.
♛Melody♛
♛Melody♛

Receta Gatimi Coolte21

Shteti Shteti : Receta Gatimi Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta Gatimi Empty Oktapod Në Verë Të Kuqe

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed Jul 31, 2013 3:19 am

Receta Gatimi Download-64

Përbërësit për këtë recetë:

1 oktapod 2 kg

100 ml vaj ulliri

250 ml verë të kuqe

1 qepë e madhe

2 portokalle

10 kokrra ullinj

1 tufë e gjysmë majdanoz,

gjethe dafine

kripë

Përgatitja:

Marrim oktapodin e lajmë dhe e vendosim në tenxhere nga ana e kurrizit dhe e lëmë 30-45 minuta në zjarr mesatar, e heqim nga zjarri e kullojmë (ruajmë lëngun) e lëmë të ftohet pakëz dhe e presim në copa 5 cm.

Marrim qepën dhe e presim në copa shumë të vogla i skuqim në një tenxhere me vaj ulliri, hedhim aty oktapodin, verën, dafinën, lëngun e portokalleve, lëngun e oktapodit, kripë, piper dhe i lëmë rreth 30 minuta në zjarr. Në fund hedhim ullinjtë dhe disa feta portokalli

kur e shërbejmë e spërkasim me majdanoz.
♛Melody♛
♛Melody♛

Receta Gatimi Coolte21

Shteti Shteti : Receta Gatimi Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta Gatimi Empty Tortelini me ragu

Mesazh nga ♛Melody♛ Sun Aug 04, 2013 3:20 am



Receta Gatimi 921d906a-9ae6-4c52-a4ff-1111b8273e5b---0-Përbërësit

2 lugë gjalpë
1 qepë
1 karote
1 kërcell selino
250 g mish derri, i grirë
150 g mëlçi pule
250 ml verë e kuqe
300 g salcë domatesh
200 g djathë parmixhan
100 sallam mortadela i grirë
kripë e piper i sapobluar
600 g tortelini të gatshme

Përgatitja:

Hidhni gjalpin në një tigan të madh me fund të trashë dhe skuqni qepën, karotën dhe selinon e grirë hollë. Shtoni mishin e derrit, të vicit, mëlçitë e pulë, lagini me verë dhe ziejeni derisa vera të avullojë. Shtoni salcën e domates, kripën dhe piperin. Mbulojeni me kapak dhe vazhdoni zierjen në zjarr të lehtë të paktën për 50 minuta. Mbani pak ragu mënjanë për ta përdorur me makaronat tortelini. Pjesës tjetër i shtoni 150 g djathë parmixhan të grirë dhe mortadelën e copëtuar dhe përdoreni këtë si mbushje nëse makaronat tortelini do t’i përgatisni vetë. Në një tenxhere të madhe ziejini në ujë të bollshëm me kripë makaronat tortelini sa duhet. Pas disa minutash hidhni ragunë dhe shërbejeni menjëherë duke i shoqëruar me djathë kaçkavall të grirë.



♛Melody♛
♛Melody♛

Receta Gatimi Coolte21

Shteti Shteti : Receta Gatimi Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta Gatimi Empty Makarona Pastiço Me Petë

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Aug 05, 2013 5:50 am

Receta Gatimi Download
Makarona pastiço me petë
Për 4-5 persona :
-    500 gr makarona
-    120 gr djathë kaçkavall
-    120 gr gjalpë i freskët
-    2 lugë gjelle gjalpë
-    8-10 petë bakllavaje
-    kripë, piper dhe arrë indi
-
Edhe ky  gatim është i njëjtë si pastiço me djathë, por me një përjashtim, sepse në makaronat e përgatitura hidhet vetëm gjalpi dhe jo materialet e tjera. Mbasi kemi hedhur në tepsi makaronat me gjalpin të shtruara mirë, përsipër do të hidhet salca, e cila përbëhet nga 250 gr qumësht, 2 lugë miell, 2 lugë gjalpë, djathë kaçkavall, 3 kokrra vezë të plota, pak piper, kripë dhe arrë indi, (sipas dëshirës) të cilat i trazojmë ose i rrahim me tel për t’u bërë një masë e njëjtë. Pra, kemi vënë 4-5 peta në fund të tepsisë dhe makaronat sipër petëve e më tej hedhim salcën që kemi përgatitur dhe pjesën tjetër të petëve, të cilat i spërkatim me gjalpë.
Petën e sipërme duhet që ta lyejmë me më shumë gjalpë për të dalluar të prerat e thikës. E futim në furrë për t’u pjekur 35-40 minuta.
♛Melody♛
♛Melody♛

Receta Gatimi Coolte21

Shteti Shteti : Receta Gatimi Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta Gatimi Empty Llazanja Me Kungulleshka

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Aug 05, 2013 5:51 am

Receta Gatimi Download-62
Përbërësit që nevojiten për këtë recetë:
Përbërësit 
-500 gr petë llazanje (1 pako),
-1 kg kungulleshka,
-1/2 kg mocarela,
-250-300 gr proshutë,
-djathë të grirë të tipit parmezan,
-kripë, vaj,
-beshamelë.

Përgatitja:
Përgatisim 1/2 lt qumësht beshamele.
Ndërkohë, presim kungulleshkat me feta të holla e i kalojmë në një tigan të lyer me vaj, për pak minuta nga të dy anët. I rregullojmë me kripë.
Në një tavë, mbulojmë fundin me beshamelë dhe vendosim shtresën e petave llazanje. Mbi to vëmë 1 shtresë kungulleshka, proshutë e mocarela. I mbulojmë me beshamelë. Veprojmë kështu për 4 shtresa llazanje e jo më tepër. Përfundojmë duke mbuluar sipërfaqen me beshamelë dhe duke e pluhurosur me djathin e grirë që të krijojë kore gjatë pjekjes.
Sipas dëshirës, në vënd që të përdorim mocarelën dhe proshutën fetë, mund t’i vëmë me copëza, duke krijuar një llazanjë akoma dhe më të lehtë që i përshtatet mënuve të festave.
E fusim tavën në furrë, në 180° për rreth gjysëm ore, sa të krijojë koret sipër.
♛Melody♛
♛Melody♛

Receta Gatimi Coolte21

Shteti Shteti : Receta Gatimi Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta Gatimi Empty Mish ne zgare

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Aug 05, 2013 6:43 pm

Receta Gatimi Mish-qengji-mbushur
Kjo është një pjatë shumë e thjeshtë, ku përbërësi kryesor është mishi i viçit. Duhet të jetë mish i zgjedhur, një filetë me trashësi 4-5 cm dhe duhet ta pjekim në zgarë jo më shumë se 5-6 minuta për anë. I vënë mbi një shtresë sallate rukola, dhe sipër pak parmixhan, është me të vërtetë një pjatë që shijohet në cdo stinë.
Përgatitja
Për të filluar përgatitjen e kësaj pjate, duhet ta nxjerrim mishin nga frigoriferi të paktë një orë më parë.


E lyejmë mishin me kripë të trashë dhe e vëmë të piqet mbi zgarën e nxehtë, e pjekim mirë nga të dyja anët. E heqim nga zjarri dhe e lëmë pak përpara se ta presim në copa. Marrim një pjatancë të madhe ose një pjatë druri. Shtrojmë mbi të rukolën, mbi të vëmë mishin e prerë në copa.

I grijmë sipër me një thikë pak djath parmixhan, i hedhim pak vaj e piper. E zbukurojmë anash pjatën me limon të prerë në copa. E servirim mishin të nxehtë.

Përbërësit
    800-900 gr mish viçi i zgjedhur
    100-150 sallatë rukola
    50-60 gr djath parmixhan
    2 kokrra limoni
    pak vaj ulliri
    pak kripë të trashë
    pak piper
♛Melody♛
♛Melody♛

Receta Gatimi Coolte21

Shteti Shteti : Receta Gatimi Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta Gatimi Empty Sallate dhe mjalte

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Aug 05, 2013 6:44 pm

Receta Gatimi Sallata
Lajme dhe prisni perimet ne nje pjate sallate. Rrahim gjithe perberesit e sause-it gjersa te behen nje sasi dhe e hedhim siper sallates qe kemi prere. Shtojme pak kripe e pak djathe te drire.
 Per sause mjalit:
1 1/2 l caji . mjalte
1 filxhan  kafe uthull balsamic
3 1/2 l caji. vaj ulliri

Per sallaten:
1 tufe sallate jeshile
1 qepe
2 qepe te njoma
1 tufe rukola
Pak djathe te grire (ca te deshironi ju)
Kripe
♛Melody♛
♛Melody♛

Receta Gatimi Coolte21

Shteti Shteti : Receta Gatimi Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta Gatimi Empty Involtini me pule dhe mustarde

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri Aug 30, 2013 10:03 pm



Receta Gatimi 45743d56-1e58-47f4-9ea2-4acd025f9b46---0-Përbërësit

- 4 fileta pule
- 4 salsiçe
- 2 luge mustarde
- 50 gr djathë
- 4 feta pancete
- vaj ulliri
- lëng vegjetal
- 1 dl vere e bardhe

Përgatitja

Vini filetat e pulës mes dy letrave te kuzhinës dhe me pas rrihini. Pritni djathin ne feta shume te holla. Shpërndani ne filetat e pulës mustarde, dhe me pas shtoni fetat e djathit dhe 1 salsiçe për çdo filete, me pas filloni te mbështillni pulën rreth salsiçes. Mbështillni çdo involtini me një fete pancete dhe fiksojeni me spango kuzhine. Ngrohni pak vaj ulliri ne një ene, dhe jepini një faqe involtini duke i shuar me pas me verën e bardhe, rregulloni me kripe dhe piper dhe vazhdoni me gatimin me zjarre te mesëm për 10 minuta, duke hedhur here pas here lëng vegjetal te ngrohte. Shërbejeni te zbukuruar me domate te vogla.
 

♛Melody♛
♛Melody♛

Receta Gatimi Coolte21

Shteti Shteti : Receta Gatimi Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta Gatimi Empty Role Me Perime Zgare

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri Aug 30, 2013 10:05 pm

Role Me Perime Zgare
Receta Gatimi 1186932_351335744999422_1795895681_nRole me perime zgare
Përbërësit:
2 filxhanë çaji miell
7 gr maja e thatë
½ lugë çaji sheqer
½ lugë çaji kripë
125 gr parmigiano e grirë
¾ filxhanë çaji ujë I vakët
1 lugë çaji vaj ulliri
100 gr pancetë e prerë hollë
250 gr ricotta
1 lugë gjelle borzilok
1 filxhan çaji mozzarella e grirë
1 ½ filxhan çaji perime të pjekura në zgarë dhe të prera në copa të vogla (kungull, parëllxhane, spec I kuq dhe I verdhë)

Përgatitja:
Përziejmë miellin me kripën, sheqerin, majanë dhe gjysmën e parmigianos. Shtojmë ujin, vajin dhe e punojmë deri sa të formohet një brum i butë. Nëse është e nevojshme shtojmë dhe pak ujë. E punojmë për rreth 5 minuta deri sa të kemi një brum elastik. E hapim brumin në një petë me përmasa 30×40 cm. E spërkasim me parmigiano dhe shtrojmë sipër saj pancetën. Përziejmë rikotën me peston dhe e shpërndajmë sipër pancetës. Sipër ricottës shpërndajmë perimet e zgarës. Spërkasim me mozzarella dhe e mbledhim role. E presim në feta të cilat i vendosim në tepsi dhe i pjekim në furrë në 200 gradë për rreth 15 minuta.

30.03.2013
Burimi: ikub.al
♛Melody♛
♛Melody♛

Receta Gatimi Coolte21

Shteti Shteti : Receta Gatimi Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta Gatimi Empty Speca të mbushura me kërpudha, bakon dhe kaçkavall

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue Sep 03, 2013 5:35 pm

Receta për speca të mbushura me kërpudha, bakon dhe kaçkavall në furrë
02 Sht
Burimi:arti gatimit


Receta Gatimi 37026f58-e3b0-40f3-8a82-23084c0d55af---0-Përbërësit:


12 speca mesatare për mbushje


400 gr kërpudha të konservuara


350 gr bakon (mish derri i tymosur i prerë në feta të holla)


350 gr kaçkavall i grirë


8 feta djathë i verdhë për tost (sipas dëshirës)


1 kokërr qepë 


4 speca të kuqe të gjata


4 speca jeshile të gjata


Pak vaj


Pak kripë


Pak piper


Pak ujë


 


Përgatitja:


Pasi i kemi larë specat dhe i kemi fshirë u presim kapakun sipër dhe nga kapaku u pastrojmë farat.Grijmë katër specat e kuqe dhe jeshile në copa të vogla, gjithashtu edhe bakonin dhe kërpudhat i presim në copa të vogla. Në një tigan ose tenxhere, hedhim pak vaj dhe skuqim qepën, specat e grira, kërpudhat dhe bakonin (mishin e tymosur). U shtojmë pak kripë dhe piper. Pasi i kemi skuqur fillojmë mbushjen. 


I vendosim specat e mbushjes në një tepsi ose pirex që e kemi lyer me vaj. Në fillim, hedhim në  Në fillim, hedhim në çdo spec pak djathë të grirë, pastaj mbushjen e përgatitur dhe sipër, përsëri pak djathë të grirë. I mbulojmë nëse na pëlqen me fetat e djathit për tostë dhe u vendosim kapakun e specave përsipër. U hedhim pak vaj sipër dhe gjysmë gote ujë dhe i pjekim në furrë të ngrohur 220 gradë. I shohim gjatë pjekjes nëse e kanë pirë ujin dhe u shtojmë pak ujë akoma që të mos na digjet tepsia. Pasi specat kanë marrë ngjyrë dhe janë zbutur nga pjekja fikim furrën.


 
♛Melody♛
♛Melody♛

Receta Gatimi Coolte21

Shteti Shteti : Receta Gatimi Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta Gatimi Empty Supë Me Patate Dhe Fasule

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri Sep 13, 2013 11:15 pm

Receta Gatimi 4868f270-3f6e-4f92-81ab-49fcafe52e4f-0-
Supë me patate dhe fasule
Përbërësit:
- 1 kuti fasule
- 200 gr patate
- 150 gr pras
- 200 gr karota
- 1 gjethe dafine
- 1 luge majdanoz i grire
- 200 gr gjoks pule
- 150 gr misra
- buke e thekur
- kripe

Përgatitja
Zieni 2 litra ujë dhe me pas hidhni patatet te prera ne copa te vogla, prasin e prere, karotat dhe gjoksin e pulës gjithashtu te prere ne copa te vogla. Lërini te ziejnë për 10 minuta. Kur patatet dhe karotat te jene te buta, bashkoni gjethen e dafinës, majdanozin, misrin dhe fasulet. Rregulloni me kripe dhe vazhdoni ta zieni ne zjarre dhe për 15 minuta. Shtypni patatet me një pirun, vërini përsëri ne supe dhe përziejini. Me pas supën hidheni ne tasa, shërbejeni duke e shoqëruar me feta buke te thekura ne furre.
13.09.2013
Burimi: ikub.al
♛Melody♛
♛Melody♛

Receta Gatimi Coolte21

Shteti Shteti : Receta Gatimi Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta Gatimi Empty Involtini me patëllxhan dhe domate

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Sep 30, 2013 9:02 pm

Kuzhina e huaj
Burimi:Donnamoderna

Receta Gatimi Ca3d928b-e4cc-4f1a-8d24-65aecfa1973f---0-Përbërësit:

- 2 patëllxhan
- 200 gr kaçkavall
- 130 gr sallam pikant ne feta te holla
- 300 gr salce domatesh
- 1 tufëz borzilok
- 1 qepe e kuqe
- djathë i grire dele
- vaj ulliri
- kripe

Përgatitja

Eliminoni bishtin e patëllxhanëve dhe pritini ne feta, ne drejtimin e gjatësisë dhe sistemojini ne shtresa ne një kullese, duke kriposur një për një fetat e patëllxhanëve dhe lëreni ne qetësi për një ore. Ndërkohë pritni ne feta qepen dhe skuqeni ne një ene me pak vaj, bashkoni salcën e domates dhe zieni për rreth 20 minuta. Rregulloni me kripe dhe para se ta fikni shtoni borzilokun e grire me duar. Merrni fetat e patëllxhanëve dhe skuqini një e nga një ne vaj te nxehte, pas skuqjes lërini ne letër kuzhine për te thithur vajin e tepërt. Prisni djathin kaçkavall ne feta te holla dhe ndani ne gjysma fetat e sallamit nëse janë shume te medhaja. Vini ne çdo patëllxhani një fete kaçkavall dhe një fete sallam, me pas rrotullojeni me kujdes duke formuar kështu role. Me pas mbuloni fundin e një tepsie me pak sugo, vini sipër rolet e përgatitura dhe me pas hidhni përsëri sugon e mbetur, shtoni djathin e grire dhe futeni ne furre te nxehte me 170' për 15-20 minuta. Me pas shërbejeni.
♛Melody♛
♛Melody♛

Receta Gatimi Coolte21

Shteti Shteti : Receta Gatimi Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta Gatimi Empty Re: Receta Gatimi

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Oct 07, 2013 4:12 am


BIFTEK PERIMESH ME PATATE 

½ kg patate 
100 gr spinaq të ngrirë 
100 gr djathë kaçkavall
2 kokrra vezë
1 Karrotë
4 Galete ( Bukë e thatë e thërrmuar)
2-3 Lugë gjelle fara susami
Kripë
Piper i zi

Përgatitja :

Kjo antipastë rekomandohet jo vetëm për festa por edhe darka të veçanta, por edhe për t’i bërë fëmijët tuaj të hanë perime. Lajmë mirë patatet me gjithë lëkurë dhe i ziejmë për 20-25 minuta së bashku me karotën derisa të zbuten plotësisht. I kullojmë, i qërojmë dhe akoma të nxehta i shtypim me ndihmën e një piruni derisa të bëhet pure.

Ziejmë spinaqin për 3 minuta në ujë pa kripë. E shtrydhim më pas dhe e presim shume hollë. Eliminojmë ujin e mbetur dhe e vendosim në tigan për 2 minuta.
Në një enë të madhe bashkojmë purenë e patateve me spinaqin, karotën dhe shtojmë 1 kokërr vezë, djathin parmixhano te grirë, pak kripë, piper të zi dhe i përziejmë derisa të homogjenizohen.

Nëse përbërja rezulton e ujshme i shtojmë pak galetë (buke e thekur e copëzuar). Me brumin e përftuar formojmë sfera të vogla sa një arrë. I kalojmë në vezë të rrahur. Më pas në galetën e bashkuar me farat e susamit.

I skuqim kroketat në vaj shumë të nxehtë derisa të marrin ngjyrë të artë dhe i vendosim në një pjatë te shtruar me letër thithëse në mënyrë që të thithet vaji i tepërt. I shërbejmë të vendosura në gjethe sallate jeshile dhe i shoqërojmë me peshk ose me vezë të ziera.



Receta Gatimi 1378111_10151969270236096_63923740_n
♛Melody♛
♛Melody♛

Receta Gatimi Coolte21

Shteti Shteti : Receta Gatimi Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta Gatimi Empty Re: Receta Gatimi

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi