AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipëri, martesa të hershme që 10 vjeç

Shko poshtë

Shqipëri, martesa të hershme që 10 vjeç Empty Shqipëri, martesa të hershme që 10 vjeç

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri Jul 12, 2013 11:07 pm

Studimi
Ulet mosha e lidhjes së kurorës dhe lindjeve të pasardhësve, marrëdhënie të pambrojtura që 13 vjeç
Raporti
Marrëdhëniet - Sipas raportit të fundit, studimit të bërë në tri qytete, rezulton se në Shqipëri marrëdhëniet e pambrojtura nisin që në moshën 13 vjeç
Komuniteti - Vajzat e komunitetit rom janë të njohura dhe referohen në çdo studim dhe raport, si kontingjent që martohet dhe lind pasardhës në moshë të hershme
Mosha - Për martesat e hershme kufiri ka zbritur tek 13 vjeç. Raportohen raste edhe 10 dhe 12 vjeç në komunitetet rome. Në shumicën e rasteve janë diku tek 14-15 vjeç
Shqipëri, martesa të hershme që 10 vjeç Celuliti-gjate-shtatezanise-1-320x240Mosha e martesave të hershme është ulur deri në 10 vjeç. E çuditshme dhe e dhimbshme në të njëjtën kohë, por në ditën e popullsisë, organizatat jofitimprurëse dhe ekspertë të shëndetit publik raportojnë se në vendin tonë janë parë e dëgjuar martesa në moshën 10 apo 12-vjeçare, pavarësisht se lidhja nuk është bërë e ligjshme në zyrat e gjendjes civile, për shkak se nuk e lejon ligji. Dhjetëra vajza shqiptare i fillojnë hallet dhe shqetësimet e martesës, marrëdhënieve të pambrojtura seksuale e madje edhe lindjet e pasardhësve në një moshë fare të njomë. Një studim i fundit, i publikuar në ditën e popullsisë, referon se në vendin tonë marrëdhëniet e pambrojtura nisin që në moshën 13 vjeç, duke u lënë vend shtatzënive të padëshiruara, të hershme, aborteve dhe lindjes së trashëgimtarëve në kushte të papjekura fizike dhe psikologjike. Marrëdhëniet e pambrojtura, por edhe martesat e hershme, duke filluar që nga mosha 13 vjeç, janë pikënisja e këtyre shtatzënive, të cilat në më të shumtën e rasteve çojnë në aborte apo në lindjen e fëmijëve, të cilët më pas nuk njihen ligjërisht. Këto janë disa nga pikat e ngritura pas një studimi të kryer në tri rrethe të vendit, në Lezhë, Kuçovë e Berat. Raporti i fundit i bërë publik dje, nga organizatat jofitimprurëse, i dorëzuar edhe në Ministrinë e Punës dhe Shanseve të Barabarta, tregon se edhe në vendin tonë shqetësim i madh mbeten marrëdhëniet seksuale të hershme, shtatzënitë në moshë të re, lindjet në moshë fëmijërore. “Për martesat e hershme kufiri ka zbritur tek 13 vjeç. Kemi raste edhe 10 dhe 12 vjeç në komunitetet rome. Në shumicën e rasteve janë diku tek 14-15 vjeç, që është goxha poshtë kufirit të lejuar për martesat. Martesat e hershme sjellin në jetë edhe fëmijë që duhet të regjistrohen dhe mbeten të paregjistruar. Këtu fillon problematika e mosregjistrimit”, tha Holta Koçi, koordinatore e studimit. Sipas saj, të rinjtë nuk kanë kulturën e duhur, por edhe informacionin se si duhet t’i shmangin shtatzënitë e hershme, të cilat dëmtojnë shëndetin riprodhues. Problemi i shtatzënive të hershme ka prekur gjithë botën. Sot në vendet në zhvillim, sipas statistikave që jep Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë, rreth 16 milionë vajza të moshës 15-19 vjeç çdo vit sjellin në jetë fëmijë dhe komplikacionet nga shtatzënitë dhe lindja e fëmijëve janë shkaku kryesor i vdekjes së vajzave të kësaj grupmoshe. Shtatzënia e hershme tek adoleshentet është një nga shqetësimet kryesore sot edhe në vendin tonë.
Raporti mbi të drejtat e fëmijëve të Aleancës Shqiptare të Fëmijëve, tregon se shumë vajza në zona malore, në moshën 12 deri në 13 vjeç braktisin shkollën dhe merren me punët në shtëpi, duke u përgatitur për martesë. Jeta në izolim bën që martesa në sytë e këtyre vogëlusheve të shihet si alternativa më e mirë. Vajzat fejohen në moshën 13-15-vjeçare. Sipas Anketës Demografike dhe Shëndetësore për vitin 2008-2009, rreth 3 për qind e femrave të grupmoshës 15-19 vjeç kishin filluar lindjen e fëmijëve.
Kjo përqindje është më shumë se tri herë më e lartë në zonat rurale sesa në zonat urbane (3.8 për qind krahasuar me 1.2 për qind). Është gjithashtu afërsisht katër herë më e lartë midis vajzave që kanë përfunduar vetëm arsimin fillor, se ato që kanë përfunduar arsimin e mesëm (4.4 për qind krahasuar me 1.2 për qind). Lorina Mixha
 

Mesazhi Ban Ki-moon

T’i dërgojmë vajzat tona në shkolla, t’u mundësojmë arsim të mirë
“Shumë prej 16 milionë vajzave adoleshente që lindin fëmijë çdo vit në botë nuk kanë mundësi ta planifikojnë shtatzëninë e tyre. Komplikacionet nga shtatzënitë dhe lindjet e fëmijëve mund të shkaktojnë paaftësi të rënda, të tilla si fistula obstetrike, dhe janë shkaku kryesor i vdekjes te ky grup i rrezikuar i grave të reja. Adoleshentet gjithashtu përballen me nivele të larta të sëmundjeve, lëndimeve dhe vdekjeve, për shkak të aborteve të pasigurta. Për të adresuar këto probleme, ne duhet t’i dërgojmë vajzat në shkollë dhe t’u mundësojmë atyre një arsimim të mirë gjatë periudhës së adoleshencës. Kur një vajzë e re është e arsimuar, ajo ka më shumë gjasa të martohet më vonë, të vonojë lindjen e fëmijëve derisa të jetë e gatshme, të ketë fëmijë të shëndetshëm dhe të ketë më shumë të ardhura”, tha sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.
Sipas tij, kur ne i kushtojnë vëmendjen dhe burimet e duhura arsimit, shëndetësisë dhe mirëqenies së vajzave adoleshente, ato do të bëhen një forcë edhe më e madhe për ndryshime pozitive në shoqëri, që do të ketë impakt për brezat që vijnë.







Autor Lorina Mixha te 12 Korrik 2013. 
♛Melody♛
♛Melody♛

Shqipëri, martesa të hershme që 10 vjeç Coolte21

Shteti Shteti : Shqipëri, martesa të hershme që 10 vjeç Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi