AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jahjaga: Nuk do të ketë Shqipëri të Madhe

Shko poshtë

Jahjaga: Nuk do të ketë Shqipëri të Madhe Empty Jahjaga: Nuk do të ketë Shqipëri të Madhe

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Sep 16, 2013 6:20 am

Jahjaga: Nuk do të ketë Shqipëri të Madhe Jahjaga-etnike
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka mohuar mundësinë e ndryshimit të kufijve në baza etnike. Ajo ka hedhur poshtë edhe spekulimet në lidhje me krijimin e "Shqipërisë së Madhe", duke shtuar se ndryshimi i kufijve në baza etnike dhe fetare ka sjellë vuajtje në të gjithë rajonin. “Prandaj idetë e ndryshimit të kufijve janë të papranueshme”, ka thënë Jahjaga për televizionin e Vojvodinës.
Jahjaga ka folur edhe për zgjedhjet lokale, duke thënë se është me rëndësi që serbët të dalin në numër sa më të madh në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Me daljen në zgjedhje, sipas saj, qytetarët do të kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie demokratike në Kosovë. Ajo shtoi se ligji për amnistinë është miratuar, ndër të tjera që sa më shumë qytetarë të mund të angazhohen në procesin zgjedhor.
“Fjala është për kthimin e besimit dhe të pajtimit politik”, theksoi Jahjaga. Ajo u bëri thirrje qytetarëve të cilët kishin ikur nga Kosova që të kthehen, sepse Kosova është "shtet civil, që nuk bazohet në dallimet kombëtare dhe fetare”. Sipas saj, çështja e pronës dhe e kthimit është e drejtë e patjetërsueshme e çdo individi.
/Shekulli Online/E.D./
 
♛Melody♛
♛Melody♛

Jahjaga: Nuk do të ketë Shqipëri të Madhe Coolte21

Shteti Shteti : Jahjaga: Nuk do të ketë Shqipëri të Madhe Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi