AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vetëvaret infermierja 39-vjeçare në Pukë

Shko poshtë

Vetëvaret infermierja 39-vjeçare në Pukë Empty Vetëvaret infermierja 39-vjeçare në Pukë

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri Jun 07, 2013 12:02 am

PUKE – I jep fund jetës me vetëvarje një infermiere në një fshat të Pukës. Policia thotë se 39-vjeçarja me profesion infermiere, nga Puka, i ka dhënë fund jetës së saj duke u vetvaruar. Njoftohet se shtetasja B. Matoshi, 39 vjeçe, është gjendur e vetëvarur nga familjarët e saj pranë banesës. Policia tha se ajo ka lënë të shkruar edhe një copë letër mbi shtratin e saj, në të cilën thuhej: ”Jeta ime kaq ka qenë e shkruar”. Burime nga Policia e Shkodrës kanë thënë dje se ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 të së mërkurës. Në këtë kohë është marrë informacion se është gjetur e vetëvarur shtetasja B. Matoshi, 39 vjeçe, lindur në fshatin Iballë të rrethit Pukë dhe banuese në Kamzë, Tiranë. Policia ka bërë me dije se me të marrë këtë informacion, në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor. Nga veprimet e kryera ka rezultuar se viktima është gjetur e vetëvarur me litar, pikërisht në një degë peme në oborrin e shtëpisë dhe nga këqyrja e kufomës rezultoi se nuk ka dëmtime apo shenja dhune. Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen dhe sipas informacioneve të marra nga të afërm të 39-vjeçares, konkretisht sipas babait të saj, vajza ka qenë me banim në Kamzë, por dy muajt e fundit po banonte në fshatin Iballë, Pukë, dhe punonte si infermiere në këtë fshat. Dyshohet se vetëvarja ka ndodhur në gjendje depresive të rënduar. r.d
♛Melody♛
♛Melody♛

Vetëvaret infermierja 39-vjeçare në Pukë Coolte21

Shteti Shteti : Vetëvaret infermierja 39-vjeçare në Pukë Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi