AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Borxhet, vetëvaret pasi telefonoi gruan

Shko poshtë

Borxhet, vetëvaret pasi telefonoi gruan Empty Borxhet, vetëvaret pasi telefonoi gruan

Mesazh nga ♛Melody♛ Sat May 25, 2013 10:44 pm

Borxhet, vetëvaret pasi telefonoi gruan Fier-piro-corape-221x300
FIER – Borxhet çojnë drejt vetëflijimit një 37- vjeçar, baba i dy fëmijëve. Pasi vuri në dijeni të shoqen se do të vriste veten pasi nuk mund të përballonte dot më stresin e borxheve, Pilo Çorape nga Fieri i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në pyllin e Semanit. “Një 37-vjeçar gjendet i vetëvarur në pyllin e Semanit, në Fier. Viktima është Pilo Çorape. Nga hetimet paraprake mësohet se viktima para aktit ekstrem kishte telefonuar gruan dhe i kishte thënë se do vriste veten për shkak se nuk lante dot borxhet”, bënë të ditur burime nga Policia e Fierit. Mësohet se viktima dhe e shoqja punonin si shitës ambulantë në Fier apo rrethinat e saj. Por kryefamiljari ishte detyruar herë pas here të hynte në borxhe, pasi fitimet ishin të pakta dhe ata nuk kishin asnjë të ardhur tjetër. Bashkëshortja e tij kishte lajmëruar policinë mbrëmë, pasi i shoqi e kishte telefonuar dhe i kishte bërë të ditur vendimin që kishte marrë. Ai nuk është kthyer gjatë gjithë natës në shtëpi, ndërsa trupi i tij është gjetur pasi policia është sinjalizuar për një trup të vetëvarur në pyllin me pisha të Semanit. Viktima la pas dy jetime në moshë të mitur. m.r
/panorama
♛Melody♛
♛Melody♛

Borxhet, vetëvaret pasi telefonoi gruan Coolte21

Shteti Shteti : Borxhet, vetëvaret pasi telefonoi gruan Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi