Debora, Infermierja E Dashurisë: Ndihmoj Invalidët Të Bëjnë Seks
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Lajme Nga Bota
Faqja 1 e 1

ROME – Ajo dëshiron të bëhet asistentja e parë seksuale për invalidët, të cilët e kanë të vështirë të kryejnë marrëdhënie seksuale. 31-vjeçarja Debora De Angelis, me origjinë nga Rumania, synon ta shndërrojë këtë dëshirë në një profesion të vërtetë. Por në Itali, ku ajo jeton prej vitesh, ky profesion nuk njihet ligjërisht. Ajo tregon në këtë intervistë arsyet që e shtynë të kërkonte publikisht ligjërimin e këtij profesioni.
Si të erdhi ideja për të praktikuar një profesion të tillë?
Gjithçka nisi 3 muaj më parë, kur lexova historinë e fizikantit Fulvio Frisone, një prej mendjeve më të ndritura në Itali. Nëna e tij e ishte kuptuar se paaftësia e tij për të kryer marrëdhënie seksuale, pasi ishte tetraplegjik, ishte shndërruar në një problem psikologjik për të. Dhe ajo shpesh paguante prostituta për të birin. Pyeta veten, se si mund të ndihesh brenda një trupi që i ka impulset seksuale, por nuk mund të reagojë në asnjë mënyrë. Menjëherë u binda se isha në gjendje t’i ndihmoja këta njerëz.
Kur ka qenë hera e parë që keni kryer marrëdhënie seksuale me një invalid?
Një ditë takova një djalë invalid, me të cilin ndaja pasionin për politikën. Ai nuk kishte patur kurrë një kontakt seksual që ta kënaqte, ndërsa unë isha e bindur se mund ta bëja këtë, pavarësisht pamundësisë së tij apo pamjes fizike. Menduam që mund ta provonim, për të kuptuar se çfarë do të ndodhte më pas.
Dhe si rezultoi realisht?
Situata që u krijua më bindi edhe më tepër se mund ta asistoja seksualisht një person të pamundur. Por gjithashtu u binda se raporti seksual pa rregulla apo marrëveshje mund të rezultonte e dëmshme për ta.
Çfarë shenje la tek ju raporti i parë me një invalid?
Përpara se të takoja persona të tjerë kaluan rreth 2 vjet, gjatë të cilave u maturova edhe më tepër për mënyrën se si duhet të sillesha me ta, për t’i kënaqur seksualisht pa i lënduar emocionalisht. Ndërkohë punoja si fotomodele nudo për fotografë amatorë, çka më ndihmoi shumë për të marrë kontrollin e trupit tim. Më pas takova dy djem të paralizuar, me të cilët pata marrëdhënie seksuale mjaft të kënaqshme.
Përse t’ju quajmë asistente seksuale? Në fund të fundit nuk jeni një prostitutë, ndoshta vetëm pak më e ndjeshme se të tjerat?
Asistentja seksuale ndihmon në zgjidhjen e problemeve të lidhura me pamundësinë për të përmbushur nevojat seksuale. Eshtë e kotë ta krahasosh asistenten seksuale me prostitutën. Nëse i analizon kuptohet lehtë se sa të ndryshme janë këto dy profesione, pavarësisht se janë të lidhura me seksin.
28.05.2013
Burimi: Balkanweb

Similar topics
» 5 filmat që ju bëjnë të besoni te ndjenja e dashurisë
» Kinezët mësojnë të bëjnë seks
» Bëjnë seks në makinë, djali e kërcënon se do publikojë videon në FB
» Femrat të çmendura pas Smartphone, e përdorin edhe kur bëjnë seks
» Vetëvaret infermierja 39-vjeçare në Pukë
» Kinezët mësojnë të bëjnë seks
» Bëjnë seks në makinë, djali e kërcënon se do publikojë videon në FB
» Femrat të çmendura pas Smartphone, e përdorin edhe kur bëjnë seks
» Vetëvaret infermierja 39-vjeçare në Pukë
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Lajme Nga Bota
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi