Grabitjeje Me Armë Në Pukë, Plagosen 5 Persona, Mes Tyre 2 Fëmijë, Njëri 5 Vjeç
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1

PUKE-Një tentative grabitjeje me armë në orët e para të ditës së dielë ka shkaktuar 5 persona të plagosur rëndë.
Korrespondenti ynë në Pukë, Armir Mehaj bën të ditur se gjatë një tentative të grabitjes së pasagjerëve në një automjet mbetën të plagosur 5 persona, mes të cilëve dhe një fëmijë 5 vjeç.
Ngjarja ndodhi në Qafë Qelë rreth orës 04:40 minuta teksa Cifti Mirjeta dhe Zamir Xhaferraj së bashku me 2 fëmijët dhe kunatën Valbona Kopani dhe të shoqin e saj, Astrit Kopani ishin duke udhëtuar me automjetin e tyre. Ka qene ky momenti kur janë shfaqur 3 persona të maskuar. Dyshohet se Astrit Kopani ka tentuar të shmangë përballjen me grabitësit dhe këta të fundit nuk kanë kursyer plumbat në drejtim të automjetit në lëvizje.
Si pasojë e shkrehjes së armëve kanë mbetur të plagosur bashkëshortët Zamir, Mirjeta Xhaferraj, 2 fëmijët e tyre, më e vogla ne vogelushe 5 vjeç që është dërguar me helikopter në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak. Po kështu plumbi ka qëlluar dhe kunatën e ciftit, Valbona Kopanin.
Arma e përdorur nga grabitësit dyshohet të ketë qenë një automatik.
Forca të shumta policia ndodhen këtë mëngjes në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin edhe kapjen e autorëve.
Nga hetimet paraprake mësohet se cifti Kopani dhe Xhaferraj janë familje pa probleme në Pukë dhe policia ka përjashtuar pistat e hakmarrjes dhe po heton në atë të një tentative grabitjeje me armë.
RRËFIMI
I vetmi që ka shpëtuar pa asnjë plagë nga batareja e plumbave që persona të maskuar shkrehën në drejtim të 2 familjeve që po udhëtonin në Qafë Qelë, ishte Astrit Kopani. Në një gjendje tronditjeje ai tregon se pa 3 persona të veshur me të zeza që i prenë rrugën.
“Ishim të gjithë familjarë në makinë. Kam qenë shumë shpejt duke ecur në ato momente kur shoh tre persona të veshur me të zeza dhe me maska. 2 ishin anash rrugës, njëri në mes të rrugës. Grabitësi në mes të rrugës na qëlloi me breshëri automatiku drejtim nesh dhe në ato caste ula pak shpejtësinë. Nëse nuk ulja shpejtësinë, do të përplasesha. Kam vazhduar përpara me automjetin tim, as vetë nuk e di, nuk mbaj mend përvec mbërritjes këtu”, tha Kopani për forcat e policisë së Shkodrës.
14.07.2013
Burimi: Balkanweb

Similar topics
» Lazarat, të shtëna armësh, plagosen 2 vetë, njëri është nipi i Kserës
» Aksidente në Tiranë e Bulqizë plagosen 4 persona TIRANE-
» FBI-Ja Shpëton 105 Fëmijë Nga Prostitucioni, Më I Vogli 9 Vjeç
» Elbasan, përplasje fizike mes disa personave, plagoset njëri prej tyre
» Varfëria, 54 mijë fëmijë nga 5-17 vjeç punojnë në punë të rënda
» Aksidente në Tiranë e Bulqizë plagosen 4 persona TIRANE-
» FBI-Ja Shpëton 105 Fëmijë Nga Prostitucioni, Më I Vogli 9 Vjeç
» Elbasan, përplasje fizike mes disa personave, plagoset njëri prej tyre
» Varfëria, 54 mijë fëmijë nga 5-17 vjeç punojnë në punë të rënda
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi