Infermierja me SIDA, rasti i parë tek bluzat e bardha
Infermierja me SIDA, rasti i parë tek bluzat e bardha
E infektuara aktualisht ndodhet e shtruar në Infektivin e QSUT-së, dhe po u nënshtrohet analizave të detajuara për të zbuluar jo vetëm se nga mund ta ketë marrë infeksionin, por edhe se në çfarë stadi është sëmundja e saj.
RASTI
Në fakt duket se kjo është hera e parë, që një personel i bluzave të bardha, identifikohet që të jetë bartës i sëmundjes së HIV/AIDS. Mësohet se 58-vjeçarja me HIV, me inciale G.D., nënë e dy fëmijëve të rritur dhe që punon në një institucion shëndetësor në kryeqytet, është kapur rastësisht rreth një muaj më parë, kur kanë ardhur përgjigjet rutinë që ligji përcakton se duhet të kryejnë stafi mjekësor çdo 2-muaj.
Mësojmë se të gjithë kanë mbetur të habitur kur kanë marrë vesh përgjigjen e koleges së tyre. Aktualisht e sëmura është e shtruar në QSUT dhe po u nënshtrohet analizave të detajuara për të zbuluar jo vetëm stadin e sëmundjes, por edhe se nga ku mund ta ketë marrë virusin kjo infermiere.
Mësojmë se ajo ka një eksperiencë pune prej më shumë se 30 vite në spital dhe është në prag pensioni, ndërkohë që vendi i punës që ajo mban e lidh drejtëpërdrejtë me pacientët, pasi ajo vendos dhe heq serumet e të sëmurëve, por edhe merret me mbledhjen e analizave.
Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e institucionit ku ajo punon, pas zbulimit të sëmundjes së saj, kanë vendosur që ta transferojnë diku tjetër, duke shmangur kështu jo vetëm kontaktet me të sëmurët, por për ta larguar edhe nga stafi që tashmë e di sëmundjen e saj.
Ndërkohë që testimeve do t’u nënshtrohen edhe familjarët e infermierës për të parë nëse ata janë të pastër, apo kanë marrë infeksionin që u kushtëzon mënyrën e të jetuarit.
Mjekët pranë Qendrës Universitare Spitalore dhe ata pranë ISHP-së që merren me ndjekjen e të sëmurëve që verifikohen se janë të prekur nga virusi i HIV-it, nuk pranojnë të zbulojnë detaje rreth këtij rasti të ri dhe a përbën rrezik për vendin e punës rasti i 58-vjeçares, pasi sipas tyre cënohet privatësia e saj.
ANALIZAT
Në bazë të ligjit, i gjithë personeli shëndetësor, e ka të detyrueshme që çdo dy muaj t’u nënshtrohet analizave specifike për të zbuluar ndonjë infeksion të mundshëm. Ka qenë pikërisht kjo analizë rutinë që ka zbuluar edhe sëmundjen e një prej bluzave të bardha në QSUT.
Por megjithatë ende nuk është zbuluar burimi i sëmundjes, pra nga e ka marrë infeksionin, gjë që pritet të zbardhet në ditët në vijim. Ky me sa duket është edhe rasti i parë në vendin tonë, kur zbulohet një personel i spitalit i infektuar me HIV/AIDS.
- See more at: http://www.shqiptarja.com/shendetesi/2712/infermierja-me-sida-rasti-i-pare-tek-bluzat-e-bardha-164668.html#sthash.ZbCPZyUx.dpuf
Similar topics
» Dashuria e parë mban mend edhe urrejtjen e parë!
» “Shpërthen” SIDA Në Jug Të Vendit Nga Emigrantët E Rikthyer
» Hetohet rasti i largimit të videos së Dafinës
» Vetëvaret infermierja 39-vjeçare në Pukë
» (Fotot) Mjeku u vetëoperua nga apandeciti, rasti i pazakontë në foto...
» “Shpërthen” SIDA Në Jug Të Vendit Nga Emigrantët E Rikthyer
» Hetohet rasti i largimit të videos së Dafinës
» Vetëvaret infermierja 39-vjeçare në Pukë
» (Fotot) Mjeku u vetëoperua nga apandeciti, rasti i pazakontë në foto...
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi