Dashuria moderne – tani kështu caktohen takimet
2 posters
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Dashuria & Erosi
Faqja 1 e 1
Dashuria moderne – tani kështu caktohen takimet
Një studim i ri tregon se sot të rinjtë komunikojnë gjithnjë e më shumë, derisa në anën tjetër, dalin gjithnjë e më pak.
Rregulli i tri ditëve, respektivisht rregulli se duhet pritur thirrjen deri në tri ditë pas takimit të parë, tanimë nuk ekziston. Në fakt, 78% e meshkujve, falë metodave moderne të komunikimit, shumë shpejt, apo menjëherë pas takimit të parë, do të kontaktojnë me femrën që iu intereson, me e-mail, apo mesazh sms.
Kur flitet për femrat, 48% prej tyre, që para takimit të parë, bëjnë hulumtime rreth partnerit të tyre potencial në internet: kryesisht në “Facebook” dhe “Google”. Vetëm 7% e pjesëmarrësve në studim kanë deklaruar se njihen me personat e gjinisë së kundërt në kafene, meqë një numër gjithnjë e më i madh njoftohen “online”, apo me anë të miqve të përbashkët.
Deri në 47% të femrave duan menjëherë ta marrin vesh se çfarë pune bën dhe me çka merret partneri i tyre potencial, kurse shumica e meshkujve kur dëgjojnë pyetjen “ku punon?”, në fakt dëgjojnë “Sa fiton?”.
Për t’i evituar keqkuptimet, biseda rreth punës, në takimin e parë le të marrë vetëm 10% të kohës. Në takimin e parë mund të bisedoni rreth ushqimit, apo rreth udhëtimeve, meqë më lehtë është që të niseni nga disa tema të përgjithshme. Dhe, mos iu besoni shumë të dhënave që i gjeni në internet, meqë ato mund të jenë të rrejshme.
/shqipmedia

Re: Dashuria moderne – tani kështu caktohen takimet
dashuria per mua ka filluar qe ne klasen e pare,dashuria eshte mesimi.dashuri kam per te mesuar,dashuri u dhuroj te tjereve dhe vecanerisht familje time.te dhurosh dashuri eshte kenaqesi.per dashurine romantike akoma smendoj,mendoj vetem te vazhdoj shkollen e mesme ,te larten te ze pune dhe atehere po.dashurine e shikoj ne dy kendveshtrime,shoqerore dhe familjare.shoqeria ka tjeter kuptim,ka te beje me shoket dhe shoqet.familjare eshte ajo qe te dhuron familja,ngrohtesine,embelsine,kenaqesine,gjithcka,mjafton te dhurosh dashuri,une deri tani i kam perjetuar te dyja edhe romantike edhe moderne,romantike nga familja dhe moderne nga shoqeria.eh dashuri disa persona i ben te vuajne disa te gezojne.shfrytezojeni dashurine qe u dhurojne mos e humbisni.dashuria eshte vecse lumturi.pa dashuri nuk jetohet eshte kot.brenda vetes je bosh.ku ka si dashuria mendohuni mire para se te veproni.dashuria eshte e embel por edhe e brishte.e e mbel kur eshte romantike,e brishte kur te bejne te vuash.une vetem embelsine kam marre nga dashuria vuajtjen se kam provuar.jepni dashuri se do ta perfitoni.ku ka me mire se dashuria,qofte moderne ose romantike te dyja te lumturojne.dashuria u jep mend atyre qe skane dhe u merr mendte atyre qe kane.eh dashuri dashuri i ben njerezit te enderrojne,te lene gjithcka per dashurine.u jep sinjalin e zemres u tregon rrugen u thua ec paerpara vazhdo rrugen,i bashkon ne nje i frymezon,ku ka me mire se dashuria sepse te dhuron vecse lumturi por edhe vuajtje.ka lumturi pa vuajtje?jo.
e ne dashuri nuk mungon xhelozia..........................................

Similar topics
» Plagjaturat moderne dhe “kanuni” shqiptar i shtypit
» Kështu lindën piratët!
» Ç’është dashuria?
» Kush duhet të paguajë në takimet në çift?
» Takimet në çifte, kush duhet të paguaje faturën?
» Kështu lindën piratët!
» Ç’është dashuria?
» Kush duhet të paguajë në takimet në çift?
» Takimet në çifte, kush duhet të paguaje faturën?
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Dashuria & Erosi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi