Kush duhet të paguajë në takimet në çift?
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Dashuria & Erosi
Faqja 1 e 1
Kush duhet të paguajë në takimet në çift?
Dëshiron të jeni kavalieri apo personi që qeraset? Zgjidhja se cili duhet të paguajë faturën në takime, përcakton edhe fatin e marrëdhënies. | ||
Stereotipat Gjëja e vetme më e ndjeshme se një pyetje për paratë, është një pyetje etike mbi paratë. Shoqëria e sotme përballet me këtë pyetje tepër delikate duke qenë se rolet e marrëdhënieve janë në ndryshim të vazhdueshëm. Në pikëpamjen sociologjike fillimisht duhet përmendur se, femrat kanë qenë si më të përkëdhelurat në lidhje me çështjet financiare, kjo prej vetë rolit të tyre në shoqëri dhe prej aksesit të pakët që kishin mbi paranë. Dhuratat, janë prej kohësh një mënyrë që meshkujt kanë zgjedhur, (e cila duhet theksuar ka rezultuar e suksesshme), për t’u bërë përshtypje femrave dhe për t’i treguar në lidhje me statusin e tyre shoqëror dhe pasuror. Së dyti, shoqëria jonë për një kohë shumë të gjatë ka përqafuar idenë se është mashkulli, personi që duhet të bëjë hapat e parë në një histori dashurie, duhet të jetë ai që e shpreh pëlqimin, që fton për darkë dhe që bën propozimin për martesë. Duke qenë kështu, ka funksionuar rregulli i pashkruar që kush bën ftesën paguan, duke rënduar tërthorazi në xhepat e meshkujve. Në ditët e sotme, përkundrazi, rolet gjinore dhe shoqërore po ndryshojnë gjithnjë e më shumë, stereotipat e vjetër po e humbasin kuptimin dhe rregulla të reja po vendosen mbi shoqërinë. Ka raste kur femrat kërkojnë të dalin nga ‘shtëpia e kukullave’, të përkufizuar kaq bukur prej Ibsen dhe të ftojnë ato në takime e për pasojë edhe të paguajnë për shpenzimet e kryera. Femrat dëshirojnë që të jenë herë pas here në rolin e liderit të marrëdhënies, duke treguar statusin e tyre, mundësinë financiare dhe kërkesën për të dalë nga gjendja pasive në marrëdhënien në çift. Nuk është çudi që akoma ekzistojnë shembuj tradicionalë të perceptimit të shoqërisë me mashkullin në krye. Edhe sot ka burra që dëshirojnë të ilustrojnë potencialet e tyre gjinore duke kërkuar për një takim dhe duke e paguar atë. Në këtë mënyrë, femrat u nënshtrohen rregullave, të cilat më vonë do të shprehen se nuk i pëlqejnë dhe se nuk janë dakord. Megjithatë është e rëndësishme të theksohet se femrat duhet të bëjnë me raste lëvizjet e tyre etike dhe të ofrojnë të paguajnë për drekat ose darkat e kaluara në restorant. Nga ana tjetër është mashkulli ai që zgjedh ta pranojë këtë ofrim ose në mënyrë shumë të sjellshme ta vlerësojë dhe ta refuzojë. Studimi Sipas një studimi prej prestigjiozit “Forbes”, që pyeti 2000 meshkuj dhe femra, u zbulua se përgjigjja varionte mes brezave dhe gjinive. Kur u pyetën se kush duhet të paguajë në takimin e parë, 59 për qind e njerëzve të anketuar ishin të mendimit se është mashkulli ai që duhet të paguajë, përveç rastit nëse ishte femra ajo që e kishte ftuar në takim. Kjo shikohej si mundësia më e mirë për 50 për qind të personave që ishin nga mosha 18-23 vjeç dhe e njëjta gjë ndodhte me 71 për qind të atyre që ishin nga 67-82 vjeç. Nëse pjesëmarrësit shqyrtoheshin sipas gjinisë, llogaritej që 55 për qind e meshkujve dhe 63 për qind e femrave ishin dakord me idenë se në takimin e parë duhej të paguante mashkulli. Përgjigje të tjera të rëndësishme ishin mes 42 për qind të të anketuarve, që mendoni se duhej të paguante ai që kërkonte takimin. Një tjetër mundësi mbështetej prej 49 për qind të njerëzve, të cilët mendonin se fatura e takimit duhej të ndahej respektivisht mes mashkullit dhe femrës. Përfundimi Përfundimi është i thjeshtë, nëse po kërkoni të jeni lideri i marrëdhënies, atëherë ftoni në takime dhe paguani. Nëse dëshironi të mbeteni personi pasiv, atëherë merrni avantazhet që vijnë prej këtij roli duke i lënë të tjerët t’u qerasin. Nëse po kërkoni barazi në lidhjen tuaj, do t’ju duhet të përcaktoni rregulla që nuk ecin shumë përkrah me përparimin e shoqërisë. Krijoni një mirëkuptim me partnerin ose partneren dhe filloni t’i ndani shpenzimet e takimeve tuaja përgjysmë. Kështu, përpara se të kërkoni faturën ose të hapni portofolin, pyeteni veten në çfarë lloj marrëdhënieje do t’ju pëlqente më shumë të ishit. |
Similar topics
» Takimet në çifte, kush duhet të paguaje faturën?
» Arjan Konomi: Ti Duhet Të Ishe Shpikur Në Laborator! Joana: Unë E Di Kush Je Ti!
» Raportet ne cift, dashurite virtuale kane tejkaluar ato reale!!
» 24 thenie qe gjithmone duhet t'i kujtosh, dhe 1 gje qe kurre s'duhet ta harrosh...!
» Dashuria moderne – tani kështu caktohen takimet
» Arjan Konomi: Ti Duhet Të Ishe Shpikur Në Laborator! Joana: Unë E Di Kush Je Ti!
» Raportet ne cift, dashurite virtuale kane tejkaluar ato reale!!
» 24 thenie qe gjithmone duhet t'i kujtosh, dhe 1 gje qe kurre s'duhet ta harrosh...!
» Dashuria moderne – tani kështu caktohen takimet
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Dashuria & Erosi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi