AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Plagjaturat moderne dhe “kanuni” shqiptar i shtypit

Shko poshtë

Plagjaturat moderne dhe “kanuni” shqiptar i shtypit Empty Plagjaturat moderne dhe “kanuni” shqiptar i shtypit

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue Sep 17, 2013 10:36 pm

Plagjaturat moderne dhe “kanuni” shqiptar i shtypit Agimi-foto
Plagjaturat moderne dhe “kanuni” shqiptar i shtypit
Nga Armand Plaka
Plagjaturat dhe e drejta e autorit jane bere shpesh ne keto 20 vitet e fundit, teme bisede e diskutimi neper mediat e rrethet intelektuale, kulturore e politike shqiptare, duke sjelle ne fokus bjerrjen e vlerave reale dhe renien ne nivele te turpshme profesionale e morale te protagonisteve qe i bartin.
Ne ditet e sotme, me bumin e informacionit qe na rrethon, ne dukje eshte nga njera ane e lehte te shkosh tek burimi i ideve e madje te arrish te kopjosh e te pervetesosh jo vetem ato, por edhe vepra te tera intelektuale, letrare, muzikore, shkencore etj, ne realitetet kur patentimi apo certifikimi i tyre, si dhe kontrolli, verifikimi apo ndeshkimi i autoreve qe bejne “kondravajtjen” ne fjale, rralle se gjen terren legal, pavaresisht kodeve etike e sanksioneve ligjore ne fuqi dhe ekzistences fizike te agjensive e institucioneve te ngritura per mbikqyrjen e fenomenit ne vitet e fundit.
Nga ana tjeter, mundesia per te shtuar numrin e recipienteve – nepermjet interaktivitetit (ne internet) qe mundeson ne pamje te pare pjesemarrja ne rrjetet virtuale sociale, apo aksesi ne forumet, portalet, blogjet, revistat apo faqet web, pertej formave tradicionale si librat, shtypi apo radiotelevizoni – e ben shpeshhere te kote qe ne gjeneze nje perpjekje te tille, pasi ne rastin me te mire, do te perballesh me reagimet, lincimet publike apo profesionale, qe ne thelb thjesht mbesin ne kuadrin e reagimeve jolegale e qe nuk sjellin kurrfare pasojash, pervec “turperimit” momental te autoreve.
 
Plagjatura klasike dhe ajo emblematike
Kemi degjuar nderkohe pretendime se Noli per shembull, paskesh vjedhur idete e veprat e Konices dikur, apo se filan shkrimtar ka pershtatur, kopjuar e madje edhe pervetesuar veprat e filan autori, nje perkthyes thjesht ka nderruar emrin e kolegut ne nje liber te ardhur nga kohe e gjuhe te tjera, nje autor fjalori i ka vjedhur punen disavjecare nje ish-kolegut qe ka nderruar jete e qe kish lene gjithcka ne doreshkrim gati per botim, etj. Pa dashur te citoj emra konkrete, eshte pretenduar gjate ketyre viteve te demokracise se ka pasur edhe raste te vecanta gjate diktatures moniste, ku autoret e vertete te veprave intelektuale, studimeve shkencore, apo krijimeve letrare, mund te gjendeshin pas hekurave te burgut e ata te rreme, ne katedra akademike apo ne shkallet e larta te pushtetit. Po keshtu ndodh shpesh sot ne media, kur varferia intelektuale, mosthellimi, apo deshira per protagonizem, sjell ndonjehere jo vetem plagjatura klasike, por edhe tautologji e perseritje te rendomta (shpesh te vetvetes) jo vetem te tematikave ne menyre periodike, por edhe te teksteve e materialeve te shumta te kopjuara fjale per fjale, qe ne monentin e botimit paturpesisht shiten per lexuesin sikur botohen per here te pare.

Ka ndodhur qe te harrohet me kast emri i autorit, perkthyesit, te mos citohen apo injorohen me ndergjegje burimet, ka ndodhur rendom madje qe komente te platformave te mirenjohura te mendimit politik, ekonomik e intelektual perendimor, te percillen nen emrin e ndonje VIP-i mediatik, ne formen e “opinioneve” e “analizave” te ardhura nepermjet metodes tashme te “mirenjohur”,  COPY/PASTE, ku mundimi i vetem ka qene vetem perkthimi ne shqip (per veprimin e fundit mbetet sidoqofte dyshimi, nese edhe ate ta kene bere vete, apo jo???!!!) pa e vrare mendjen fare se origjinali mund te konsultohet lehtesisht nga interneti, qofte edhe me njohuri mediokre te anglishtes apo italishtes. E njejta gje ndodh shpesh ne muzike, kur nje kengetar vjedh rendom motive e ritme nga nje koleg apo grup i rajonit, apo thjesht sajon nje tekst e u jep jete krijimeve kinse vetjake, qe me pas kthehen ne hite “shume te dashura” per publikun. Shume me pak ndjehet ky fenomen aktualisht ne vendin tone ne lemin e shkences, fale kjo nivelit shume te ulet apo inekzistent te kerkimit shkencor e si rrjedhim respektivisht, edhe i pretendimeve perkatese.
 
“Dokrrat pa vlere” dhe shembujt nga bota
Dokrra pa vlere e vogelsira infantile do t’i dukeshin ndokujt keto pretendime, nderkohe qe jetojme ne nje shoqeri ku ndodh qe te shiten e te blihen diten per diell tituj e diploma, grada e medalje, apo per ta shtrire edhe me tej si fenomen, te trafikohen mandate deputetesh e te blihet heshtja (apo te projektohet perbaltja e kundershtarit deri ne ekstrem), te kembehet posti apo te shitet nderi, packa se bartesit e tyre mund te jene publikisht “te nderuar e te respektuar deri ne …infinit”. Jo shume kohe me pare nga bota demokratike na erdhen ne ndihme raste emblematike e teper domethenese kur ish-Ministri gjerman i Mbrojtjes, nje yll ne rritje i politikes se dites ne vendin e tij e bartes i vlerave me te mira morale te partise se vet, u desh te jepte doreheqjen per shkak te dyshimeve se kishte ushtruar plagjature gjate procesit te pajisjes me doktorature. Po ashtu ndodhi edhe me ish-Presidentin hungarez. Ne nivele me te uleta, hasen edhe shembuj te tjere qe na vijne ne ndihme nga bota ne te cilen po synojme e pretendojme se do te shkojme.
 
Akuzat e Kristo Floqit per S. Maleshoven 
Sidoqofte, nese do t’i referoheshim plagjatures si fenomen i mirefillte ne terma lokale, duket se ajo paskesh qene nje problem i hershem ne Shqiperi, edhe ne kohe per te cilat ndoshta nuk do na kishte shkuar ndermend dhe ku rezultojne te perfshire edhe personazhe te njohur te kohes, apo te koheve qe do vinin. Zor se gjen deshmi qe fenomeni ne fjale te kete prekur fusha ne te cilat ai, ne ditet e sotme eshte me vulnerabel. Sidoqofte, ai hasej ne letersi e shtypin e shkruar, nepermjet botimit ne media te pjeseve te shkurtra letrare, perkthimeve, kritikave, recensioneve e iniciativave te ngjashme, duke kerkuar ne shume raste protagonizem (ndonjehere te pamerituar) ne platformat e pakta ne shqip qe ekzistonin per kohen.

Interesante m’u duk te sjell ne kete kontekst reagimin kinse te redaksise se revistes AGIMI, qe botohej ne Shkoder ne vitin 1919 si organ i Shoqerise patriotike e kulturore “Vellaznija”, nen drejtimin e Dr. Kristo Floqit, perballe pretendimeve te Sejfulla Maleshoves, ku ky i fundit akuzohet jo vetem si njohes i ceket i “grackave” te shqipes “zyrtare” e dialekteve te saj, por edhe si plagjator i veprave te autoreve te tjere, duke u kercenuar seriozisht me pasojat qe vinin nga “Kanuni i shtypit”.
 
Ashperia e “Kanunit” shqiptar te shtypit
Aty nuk citohet se kur ishte perpiluar e cfare permbante ky kanun, se cilat mund te ishin masat ndeshkuese per kondravajtesit, porse theksohet ne forme eksplicite ashpersia e tij, cka na ben sot te mendojme se kjo ceshtje paskesh qene e rregulluar me se miri me ligj qysh atehere, packa se shteti e shtypi shqiptar, s’ishin vecse ne gjenezen e tyre. Ky fakt perben nje kontradikte te turpshme me kohet e sotme, duke menduar se si eshte vepruar e po veprohet ne Shqiperi me pasurine intelektuale, individuale e kolektive ne te gjitha fushat, pavaresisht ne dukje prurjeve te panumerta e botimeve pa mase.

Konkretisht, ne nje pasazh ne lidhje me keto qe thame, aty shkruhet se: Z. Maleshoven e lusim, mbassi mirret me letretyre shqipe, perpara se te shkruej artikulla e kritika mbi letratyre e shkrimtare t’one, te mesoje ma pare gjuhen skqipo edhe kur te merrije m’u ba edhe si shkrimtar shqiptar te mesoje mire edhe kanunin e shtypit, i cili i ndeshkon rreptesisht ata njerez qi grabisin shkrime prej libravet tjere edhe i botojne si t’ishin te tyne. Akuzat vinin ne menyre jo direkte (dmth. nga redaksia AGIMI zyrtarisht) nga nje personalitet i kohes si avokat Kristo Floqi, me merita te shquara patriotike e qe vetem nje vit me pas do te hipte edhe ne postin e Ministrit te Arsimit (me 19 nentor 1920, kur kryeminister ishte Iliaz Vrioni), per te mos permendur me tej kontributet e tij ne themelimin e Federates Panshqiptare VATRA e drejtimin e organit te saj te famshem DIELLI, ne Boston.
 
Maleshova dhe fati i tij 
Maleshova qe me vone do te behej ndjekes i mesimeve te Nolit – ishte Sekretari i tij dhe njeri nder revolucionaret e pare majtiste shqiptare (kishte shkuar qysh ne vitin 1926 ne ish-BRSS dhe kishte perjetuar ne vitet ’30 nga afer represionin stalinist, por edhe ngritjen intelektuale si student e pedagog filozofie ne Moske), ideolog i Partise Komuniste Shqiptare e anetar i hershem i Kominternit, rikthyer ne Shqiperi ne vitin 1941,  fill pas Clirimit per nje kohe te shkurter, si per ironi te fatit, do te behej edhe Minister i Arsimit, duke shkelur ne rrugen e “akuzatorit” te tij, para se te perjetonte purgen ndeshkuese te sistemit qe lame pas. Ne kohen per te cilen po flasim, ai s’ishte vecse ne fillimet e veprimtarise se vet intelektuale e letrare, e cila duhet thene se me pas pati nje kurbe te admirueshme ne rritje.

Sidomos gjate viteve te Luftes se Dyte, atij i numerohen ne shtypin shqiptar e jo vetem, disa nga poezite, kritikat e copezat letrare botuar nen pseudonimin Lame Kodra. Ai njihte disa gjuhe te huaja, shquhej per kulture te gjere dhe ne krahasim me kasten politike qe po vinte ne pushtet pas Luftes ne Shqiperi, vleresohej me distance si njeriu me pergatitjen me te plote intelektuale e eksperiencen me jetegjate. Por, sipas pretendimeve te botuesit ne fjale, S.Maleshova vleresohej ne vitin 1919, edhe per shkak te moshes shume te re, akoma nje emer anonim e pa kontribute, per te cilin madje hidheshin dyshime, nese ai ishte emri i tij i vertete, apo nje pseudonim i rastit, ku sic merret me mend, ne polemike haseshin pa doreza edhe doza te dukshme ironie. Gjithashtu nga autori i polemikes ne fjale, K.F. duket se synohet te ngrihen me lart kontributet e Hil Mosit, e te erresohen e minimizohen ato te Jul Varibobes apo autoreve te tjere, per shembull. Me poshte teksti i plote i reagimit polemizues te Kristo Floqit, nen titullin “Nji anderr e cuditshme”, botuar ne revisten AGIMI, V. I, Nr. 8, 1919, fq. 132.

“Nji anderr e cuditshme”
Keshtu na u duk Nr. 35 i Kuvendit kur kendueme letren e hapun te Z. Sefulla Maleshoves, prandej na u duk e arsyeshme titullin e pergjegjes, qi duem t’i apim keti zotnije t’a emnojne nji anderr te cuditshme, qi t’a cquejme edhe ma mire mendimin t’one qysh ne krye, e keshtu me i dhane ma mire me kuptue edhe atyne qi kane sy e nuk shofin, kane tru e nuk mendojne e ndoshta kane edhe veshe e nuk ndigjojne. Na edhe nuk e dijme mire Z. Sefulla Maleshova, a asht emni i vertete i ndonji shkrimtari – qofte shendosh se nuk ja kishin ndegjuem asnji here zanin ne lame te letratyres-a por mos asht pseudonimi i nji zotnije prej qytetit te Shkodres, i cili na e pat dhane ate artikull m’e e botuem ne gazeten t’one; por prap sido qi te jete puna na keti zotnise nuk mundim me ndejte pa ja dhane pergjegjen qi lype prej nesh.

Z. Sefulla Maleshova kur thote, qi nd’ate artikull “Shenime te shkurta mbi letersine e gjuhes shqipe” se per shkronjesit e gjalle nuk fola, jo vec qi nuk difton aspak te drejten, por na shtjen ner dyshime shume te keqija per ate zotni, tue qene se simotra e jone “Giovane Europa” qi e kemi para sysh e qi ma perpara e botoi ate artikull, flet edhe per shkrimtaret e gjalle, si Schiro-hin, Ate Fishten e C. Seremben. Z. Sefulla Maleshova po te veje nji pale gjyslyke e t’a kendoje mire Agimin e shef se At Fan Noli, Andon Cakoja edhe At Vincenc Prendushi jane te permendun nd’ate artikull. Na vjen keq qi Z. Maleshova, mbassi u mirrka me letersi shqipe, nuk paska mesuem edhe mire me i shqipruae emnat. Emni Lorechio ne shqipe kendoghet Lorekio e jo Llorequa, e cila trajte as ne djalektin tosknisht nuk tingllon mire ne vesh. Z. Maleshova thote se do te kish lane jashte Gramenon e Mosin, tue qene se mbas mendjes se tij te dy kushedi mund te numrohen ne nji traktat letresije, nonse te dy shkrimtaret me libra te botuem e me tjere te pa botuem e kane ba vehten e tyne popullore ne Shqypni, shume ma teper se Santorot e Varibobat, qi mjerisht nuk jane te njoftun ne popull t’one. Ketu po shtojme edhe se bashkepunetor’i yne Mosi pervec libravet te botuem ka edhe disa tjeter si origjinale ashtu edhe perkethime te klasikevet si te Goethes, Molieres e te Schillerit.
Z. Maleshova kur na e dha artikullin per m’e botuem, na e pat dhane, nuk dijme se per cilen arsye ne gjuhe italisht edhe na si e pame qi nd’ate artikull bahej fjale per disa shkrimtare te gjalle, kryetar i shoqenise s’one, tue mos dashte me fyem edhe tjeter shkrimtare te gjalle, i mori lejen per me i shtuem edhe disa tjere edhe me pelqimin e plote te tine u botuene n’Agim. Z. Maleshoven e lusim, mbassi mirret me letretyre shqipe, perpara se te shkruej artikulla e kritika mbi letratyre e shkrimtare t’one, te mesoje ma pare gjuhen skqipo edhe kur te merrije m’u ba edhe si shkrimtar shqiptar te mesoje mire edhe kanunin e shtypit, i cili i ndeshkon rreptesisht ata njerez qi grabisin shkrime prej libravet tjere edhe i botojne si t’ishin te tyne. Keto dy vrejtje i bame per dy arsyena:
a)  Sepse Z. Maleshova nuk e din aspak djalektin tosknisht, ne vend qi letra e tij e botueme ne gazeten Kuvendi asht e shkrueme tosknisht; duket se ajo letre ju dergue mashtrimit t’asaj gazette ne gjuhe italisht edhe u perkethye tosknisht, si e tregon edhe shqiptarim’i fjales Lorechio ne Llorequa, qi asht nji trajte tosknishte e gabueshme, qi e perdoron vetem vulgu.
b)  Artikulli per te cilin po bahet fjale, nuk asht aspak i tij, vec se asht nji cope e grabitun prej tij prej librit l”Albanie e princ Albert Gjikes, nen titullin homes illustres, faqe 277-282.
Na vjen fort keq se kete gja e mesueme tashti vone, kur Z. Maleshova na shtrengoj te pregatiteshim me i dhane kete pergjegje, e cila per ate na duket se nuk asht nji nder.
Me qene se Z. Maleshova ate Kthiellim qi dha ne Kuvendin e shkroj ne djalekt te Shqipnise Jugore, kur gjuha letrare asht ajo e Elbasanit, po na pelqen t’a mbyllim kete pergjegje me nji fjale te vjeter t’ati djalekti, qi te mundet edhe ma lehtesisht m’e bluem ne mide te vet pergjegjen qi po i apim: Na rruate gazi!
♛Melody♛
♛Melody♛

Plagjaturat moderne dhe “kanuni” shqiptar i shtypit Coolte21

Shteti Shteti : Plagjaturat moderne dhe “kanuni” shqiptar i shtypit Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi