Kështu lindën piratët!
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Kuriozitete Te Ndryshme & Enigmat e Universit
Faqja 1 e 1
Kështu lindën piratët!
Data 19 shtatori njihet nga amerikanët si dita kombëtare e të folurit me dialektin e një pirati. Kjo ditë është veçuar për të nderuar mënyrën unike të të folurit të kriminelëve dhe vrasësve që kanë terrorizuar detet për qindra vjet. Në fakt, kjo nuk është plotësisht e vërtetë, sepse piratët kanë një histori që shtrihet shumë pas në kohë dhe e ka origjinën nga grupe të ndryshme njerëzish dhe kulturash. Me pirat, njerëzit e sotëm kuptojnë figurën e Long John Silver, i cili është mishëruar në animacionin e Disnejit sipas librit "Treasure Island". Duke pasur parasysh numrin e ishujve të vegjël, ku mund të fshihesh pas një prite apo pas një ekspedite të suksesshme, detet e Egjeut dhe Mesdheut u bënë inkubatorët më të suksesshëm për piratët e hershëm. Fjala pirat e ka origjinën nga fjala greke "peiran", e cila nënkupton "të sulmosh, të bësh një përpjekje armiqësore, të provosh". Me fjalë të tjera, që prej zanafillës, pirateria është barazuar me aktin e guximit. Piratët ishin aq të suksesshëm gjatë ditëve të tyre të arta, saqë profesioni i tyre evoluoi në një komunitet të mirëformuar që u transmetua brez pas brezi. Të njohur kolektivisht si "njerëzit e detit", duhet marrë parasysh se piratët ishin zakonisht grupe të organizuar njerëzish me të shkuar të ndryshme. Ata zakonisht sulmonin anije që i përkisnin fuqisë mbizotëruese në lundrim të kohës: Egjiptit. Disa nga referencat më të hershme për piraterinë kanë ardhur nga tabelat e këtij vendi piramidash. Piratët vazhdonin mësymjet e tyre nga një perandori në tjetrën, në perëndim të Perandorisë Egjiptiane dhe në lindje të Perandorisë Romake. Kjo nuk nënkupton se ata s'hasnin në rezistencë, por piratët ishin të vendosur të mos sprapseshin. Në vitin '75, para Krishtit, piratët Cilicianë që mbizotëruan detin Mesdhe për më se tri shekujsh, zunë rob 25-vjeçarin Jul Cezari. Ata kërkuan si dëmshpërblim një shumë prej 20 talent argjendi të monedhave të kohës, që janë të barasvlefshme me 218 mijë lekë të reja shqiptare. Cezari, nga ana e tij, pohoi se çmimi i vendosur për të ishte shumë i ulët, ndaj nguli këmbë që piratët ta dyfishonin atë, gjë që ata ishin të lumtur ta bënin. Për 38 ditë, derisa arriti shuma e kërkuar, Cezari e shijoi kohën që kaloi me piratët, duke u përfshirë në lojërat e tyre, duke shkruar poezi dhe i kërcënoi se do t'i varte në atë që ishte një shaka e modës, tregon Plutarku. Cezari madje i kërcënoi se do t'i kryqëzonte të gjithë piratët dhe mesa duket ai nuk bëri shaka. Shumë shpejt, pasi u lirua, ai u kthye me një flotë romake dhe i kryqëzoi ata. Vite më pas, Pompei ngriti një fushatë kundër piratëve pas kërcënimeve të shpeshta të fitimit të mbështetjes nga ana e tyre. Roma e Lashtë u përpoq t'i lante hesapet me problemin e piratëve duke shkuar direkt e në bastionet e tyre. Vikingët e vazhduan pikërisht aty ku e lanë piratët e botës së lashtë. Ata u bënë terrori mbizotërues i deteve për botën perëndimore duke filluar nga shekulli i 9. Të ardhur nga bashkësitë fisnore të Evropës Veriore, vikingët mund të jenë shfaqur si një grup divers, ashtu sikurse piratët e botës së lashtë, por ata ishin shumë më efektivë. Varkat e stilit origjinal u dhanë atyre një avantazh teknik, duke i lejuar kështu të lundronin më shpejt dhe të sulmonin vendbanimet bregdetare. Gjatë kryqëzatës, ushtarët kristianë marshuan në tokën e shenjtë dhe sulmuan anijet myslimane në Mesdhe. Teksa ushtarët e krishterë morën kontrollin e territorit të Lindjes së Mesme dhe larguan Morët e gadishullit Iberik, piratët myslimanë të njohur si piratët Barbarë ose Korsarë, të cilët vinin prej Afrikës veriore dhe që kishin mbështetjen e Perandorisë Otomane, filluan të kërcënonin anijet kristiane. Përgjatë fundit të shekullit 14, piratët Barbarë do të ndërtonin një reputacion për terrorizimin e anijeve kristiane dhe për sulmimin e bastioneve të krishtera në Mesdhe, Afrikën perëndimore dhe më vonë në Botën e Re. Më i famshmi i Korsarëve ishte Hajredin Barbarosa, i njohur gjithashtu si Mjekërkuqi. Një hero për otomanët, Barbarosa ndihmoi në vendosjen e supremacisë otomane në Mesdhe gjatë shekullit të 16. Ai sulmoi edhe ishullin Kapri, në të cilin ndërtoi një kështjellë që qëndron akoma dhe që mbart emrin e tij edhe sot. Tregtia transatlantike mes Evropës, Afrikës dhe Amerikave jepte mundësi të pafundme për pasuri jo vetëm për monarkët e Evropës Perëndimore, por edhe për piratët që përfituan nga të pasurit që transportoheshin në udhëtime të gjata oqeanike. Anijet spanjolle që udhëhoqën rrugën në eksplorimet e hershme të Botës së Re, ishin gjithashtu pretë më të parapëlqyera të piratëve dhe më vonë të privatersave, të cilët ishin kriminelë të sanksionuar nga qeveria, që kishin leje me shkrim për t'i sulmuar anijet e huaja. Pirati francez i shekullit të gjashtëmbëdhjetë, Jean Fleury, në thelb nisi epokën e artë të piraterisë kur kapi dy anije thesaresh spanjolle, të cilat po transportonin arin e aztekëve nga Meksika në Spanjë. Piratët u fuqizuan edhe më shumë teksa komandonin flota të mëdha dhe kërkonin shpërblime të majme, duke pasur parasysh se ata kishin mbështetjen e qeverive të tyre nga shekulli i 16 në shekullin e 18. Qytete të tëra mund të sulmoheshin nga forcat pirate, siç është rasti i Henry Morgan, që plaçkiti qytetin e Panamasë. Në fund të shekullit 18 dhe në fillim të shekullit 19, piraterisë i kaloi epoka e artë në shumë vende, përfshirë edhe Karaibet, duke qenë se fuqitë koloniale, po ashtu edhe ish-kolonitë si SHBAja, filluan të ndërmerrnin praktika shtypëse.
Femrat dhe pirateria
Shumë njerëz janë familjarë me emrat e disa prej figurave më të njohura të historisë së piraterisë, si Mjekërziu, Barti i Zi dhe Henry Morgan. Por shumë pak njerëz janë të njohur me emrat e femrave që bënë karrierë në profesionin e piraterisë. Një ishprostitutë e ardhur nga Kina, Cheng I Sao, kontrolloi 1500 anije dhe më shumë se 80 000 lundërtarë. Fillimisht një skuadër burrë e grua, Cheng I Sao u martua me një kapiten pirat. Pasi bashkëshorti i saj vdiq, Cheng I Sao ia la rolin e kapitenit krahut të djathtë të burrit, Chang Pao. Në vend që të bëhej gjenerale, ajo zgjodhi të bëhej një lloj drejtore e përgjithshme e ndërmarrjes së piraterisë, duke u përqendruar në biznes dhe strategji. Gjithashtu, në të kundërt të piratëve të famshëm, të cilët shpesh kanë funde të tmerrshme, Cheng I Sao doli në pension në një jetë private, u rimartua me Chang Paon dhe vdiq paqësisht në moshën 69-vjeçare.
Pirateria sot
Edhe në shekullin e 21, pirateria ekziston akoma dhe vazhdon të mbizotërojë në zona të caktuara ujore. Më së shumti, ky fenomen gjendet në gjirin e Edenit dhe në oqeanin Indian, për shkak të piratëve me origjinë nga Somalia, të cilët vazhdojnë traditën e kriminelëve detarë. Këta piratë nuk konfiskojnë mallra, por preferojnë që të mbajnë anijen dhe pasagjerët peng për të marrë një shpërblim. Piratët nuk kanë qenë aktivë vetëm në ujërat e Afrikës lindore, ata janë zgjeruar edhe në gjirin e Guinesë në Afrikën perëndimore dhe në Azinë juglindore, veçanërisht përgjatë arkipelagut indonezian. Sipas ICC, Byrosë Ndërkombëtare të Marinës, 176 incidente piraterie, që përfshijnë 10 rrëmbime, janë raportuar deri më tani për periudhën janar-gusht të këtij viti. Disa nga piratët bashkëkohorë madje kanë provuar edhe t'i futen politikës. Duke filluar me Suedinë, me Partinë e Piratëve, e cila mbron shkëmbimin e lirë të ideve dhe informacionit, demokracinë dhe të drejtat civile. Numri i vendeve që kanë parti të tilla është zgjeruar në 40 shtete, që përfshijnë Suedinë, Islandën, Gjermaninë dhe shtete të tjera. Kjo nuk nënkupton se anëtarët e partive si kjo e piratëve nuk janë në gjendje për akte të guximshme. Disa javë më parë, një spiun i komanduar nga anëtarët e partisë gjermane të piratëve u rrëzua në një tubim zgjedhor të organizuar nga Kancelarja Angela Merkel, përpara se të mund të shkatërrohej nën këmbët e saj. Por në kohën ku ne jetojmë, pirateria ka marrë një tjetër kuptim. Ajo e mban esencën e jashtëligjshmërisë, por është elektronizuar duke ndryshuar terren, nga uji në mikroprocesorët e kompjuterëve që gjenerojnë miliarda dollarë për ata që aplikojnë piraterinë elektronike.
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Kuriozitete Te Ndryshme & Enigmat e Universit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi