AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Parlamenti Voton Tre Ligjet E Integrimit

Shko poshtë

Parlamenti Voton Tre Ligjet E Integrimit  Empty Parlamenti Voton Tre Ligjet E Integrimit

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri May 31, 2013 12:48 am

Parlamenti Voton Tre Ligjet E Integrimit  Lajm-shqip-parlamenti-300x225Parlamenti – Dy kampet më të mëdha politike kanë bashkuar votat në Kuvend në sesionin e jashtëzakonshëm, thirrur nga Kryeministri Berisha, për miratimin e tre ligjeve të integrimit.

Janë miratuar projektligji për Nënpunesin Civil, ai për Gjykatën e Lartë dhe Reforma Parlamentare. Opozita pas negociatash ka mundur të arrijë realizimin e kushtit të hyrjes në fuqi të tre projekteve në 1 tetor, nga Parlamenti i ri qe do te dale pas zgjedhjeve te 23 qershorit.

Ndersa per Kryeministrin Berisha, mbledhja e Parlamentit ka qene nje rast per te akuzuar serish opoziten dhe kreun e saj Edi Rama per mbajtjen peng te statusit te kandidatit. Menjeherë replikoi kreu i Komisionit të Integrimit Ditmir Bushati qe tha se ai qe duhet t’u kerkoje falje shqiptareve eshte Kryeministri Berisha, qe nuk arriti asnje standard qe BE i ka vene vendit tone. Me keto replika e debate, qe me shume morën ngjyrime elektorale mazhoranca dhe opozita votuan tre ligjet.

Ndersa Amnistia Fiskale e propozuar nga Kryeministri nuk u mbeshtet nga opozita, pasi u quajt propozim elektoral i Berishes. Kreu i Qeverise theksoi disa here qe pas kesaj seance nuk do ta mbledhe me Parlamentin duke bere te qarte se nuk me asnje mundesi per zgjidhjen e krizes ne KQZ.

Ambasadori i BE-se ne Tiranë, Ettore Sequi, pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme vlerësoi se shqiptarët kanë gjithnjë aftësi, kapacitet dhe dëshirë të mirë, kur duan të punojnë bashkë për atë që është në të mirë të vendit.

“Miratimi i këtyre ligjeve është tepër i rëndëishëm, jo vetëm sepse është kërkuar nga Brukseli, por tregon edhe kapacitetin e të punuarit së bashku, kur kjo është në të mirë të vendit. Ju e kujtoni komisionerin Fyle, kur prezantoi paketen e zgjerimit ne raportin e progresit per Shqiperine, kur tha se ishte kritike qe te miratoheshin keto ligje, me qellim qe te jete mundesia qe t’i jepte nje raport shteteve te BE-së, një raport ne te cilin do te perfshihen edhe perpjekjet qe jane bere ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Unë mendoj se kjo është një ditë vërtet e rëndësishme”, tha Sequi, duke vënë theksin te zgjedhjet e 23 qershorit, tepër të rëndësishme për vendin.

Pas perfundimit te seancës edhe ambasadori i OSBE-së Eugen Wolfarth shprehu vlerësimin e tij për miratimin e tre ligjeve.

“Kjo është një ditë lehtësuese për të gjithë shqiptarët. Miratimi i tre ligjeve tepër të rëndësishme për Shqipërinë, është një hap shumë i rëndësishëm për këtë vit vendimtar për vendin”, tha Wolfarth.



30.05.2013

Burimi: Top Channel
♛Melody♛
♛Melody♛

Parlamenti Voton Tre Ligjet E Integrimit  Coolte21

Shteti Shteti : Parlamenti Voton Tre Ligjet E Integrimit  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi