AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ligjet më të çuditshme të botës

Shko poshtë

Ligjet më të çuditshme të botës Empty Ligjet më të çuditshme të botës

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue May 14, 2013 6:19 am

Ligjet më të çuditshme të botës Ligh-300x225
Të gjithë ata që kanë vendosur që pushimet e verës t’i kalojnë jashtë vendit, është mirë që t’i hedhin një sy disa nga ligjeve më të çuditshme anë e mbanë botës sepse mund të gjobiten thjesht se pështyjnë apo përtypin çamçakëz.

Të ushqesh pëllumbat (Sheshi i Shën Markut, Venecia)

Mund të gjobitesh nëse i jep për të ngrënë pëllumbave në shesh. Autoritetet kanë vendosur një ligj të tillë për të ulur numrin e shpendëve që dëmtojnë strukturat historike të qytetit italian.

Të ngelesh pa naftë apo benzinë (Gjermani)

Është e paligjshme të ngelesh në mes të rrugëve gjermane për shkak se të ka mbaruar nafta. Gjithmonë duhet të jesh i kujdesshëm për nivelin e saj në serbator.

Të ngasësh makinën me shapka (Spanjë)

Nuk këshillohet kurrë që të drejtosh automjetin me shapka dhe nëse diçka të tillë e bën në Spanjë, shoqërohesh në polici.

Të urinosh në det (Portugali)

Ligji ndalon rreptësisht urinimin në det në mënyrë që të ruhet pastërtia e ujit, por se si policia verifikon që ke shkelur ligjin, nuk dihet ende.

Të pështysh (Spanjë)

Nuk është e hijshme të pështysh në rrugë dhe në qytetin e Barcelonës për këtë gjë merr një gjobë të mirë.

Të veshësh taka të larta (Greqi)

Qytete historike si Akropoli nuk lejojnë veshjen e takave të larta pasi ato mund të dëmtojnë monumentet antike.

Të ngasësh makinën me dritat fikur (Danimarkë)

Gjobitesh nëse i jep makinës me drita fikur jo vetëm gjatë natës, por edhe në një ditë plot diell në Kopenhagen.

Të përtypësh çamçakëz

Quhet shkelje ligji të përtypësh çamçakëz në Singapor.

Të shkelësh mbi kartëmonedhën

Nëse do të shkelësh mbi kartëmonedhën që përmban portretin e mbretit, dënohesh me burg në Tajlandë./albparty.com/


♛Melody♛
♛Melody♛

Ligjet më të çuditshme të botës Coolte21

Shteti Shteti : Ligjet më të çuditshme të botës Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi