AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Parlamenti Irlandez hap historik miraton ligjin pro abortit

Shko poshtë

  Parlamenti Irlandez hap historik miraton ligjin pro abortit Empty Parlamenti Irlandez hap historik miraton ligjin pro abortit

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri Jul 12, 2013 10:46 pm

Irland - Dhoma e Ulët e Parlamentit Irlandez ka thënë ‘PO’ për herë të parë mundësisë për të abortuar, por vetëm në rast kur doktorët verifikojnë se jeta e gruas është në rrezik. Pas një debati të gjatë, ligji u miratua me 127 vota pro dhe 31 kundër duke thyer kështu një mur, që deri tani ka penguar ligjërimin e ndërprerjes së shtatzanisë. Ligji i ri duhet të miratohet edhe tek Dhoma e Lartë e Parlamentit, ku qeveria ka mbështetjen më të madhe. Votimi ka ngjallur protesta nga aktivistët kundër abortit dhe mbështetësit e të drejtës së gruas për të vendosur. Të dy grupet kanë manifestuar para parlamentit. Ky veprim historik vjen pas rastit të vdekjes së një grua indiane në muajin tetor të cilës nuk iu ndërpre shtatzënia edhe pse testet treguan se fëmija nuk do të mbijetonte. Mjekët refuzuan të bënin abortin duke i thënë gruas se "ky është një vend katolik". Në vitin 1992 Gjykata Supreme Irlandeze gjithashtu vendosi se aborti ishte ligjor në disa rrethana specifike por ky vendim nuk u zëvëndësua asnjëherë në ligj.
- See more at: http://www.shqiptarja.com/video/index.php?IDVideo=17703&IDCategoria=7#sthash.ZjmlvaKx.dpuf
♛Melody♛
♛Melody♛

  Parlamenti Irlandez hap historik miraton ligjin pro abortit Coolte21

Shteti Shteti :   Parlamenti Irlandez hap historik miraton ligjin pro abortit Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi