AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qeveria e re të riangazhohet ndaj procesit të integrimit - Amb. SHBA

Shko poshtë

Qeveria e re të riangazhohet ndaj procesit të integrimit - Amb. SHBA Empty Qeveria e re të riangazhohet ndaj procesit të integrimit - Amb. SHBA

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu Jun 27, 2013 5:54 pm

Qeveria e re të riangazhohet ndaj procesit të integrimit - Amb. SHBA US%20Embassy%20Tirana

Ambasada e Shteteve të Bashkuara përgëzon qytetarët e Shqipërisë, të cilët morën pjesë masivisht në zgjedhjet kombëtare të 23 qershorit 2013 për të riafirmuar përkushtimin e tyre ndaj të ardhmes demokratike të Shqipërisë. Me përfundimin së afërmi të numërimit, nxisim institucionet zgjedhore të certifikojnë me shpejtësi zgjedhjet dhe të konfirmojnë vullnetin e popullit shqiptar - thekson ne nje deklarate zyrtare Ambasada e SHBAs ne Tirane.
"Pas formimit të një qeverie të re, nxisim udhëheqësit dhe zyrtarët shqiptarët të riangazhohen ndaj procesit të integrimit europian dhe reformave të tjera që nevojiten." - thote me tej deklarata.
"Ndonëse pjesa më e madhe e votimit në ditën e zgjedhjeve dhe numërimi që pasoi u zhvilluan në mënyrë të rregullt, pati disa akte të pafalshme dhune që njollosën frymën e zgjedhjeve. Qytetarët shqiptarë nuk kanë pse ta përjetojnë diçka të tillë; ata meritojnë të hedhin votën e tyre dhe që ajo të numërohet në një mjedis të sigurt, të lirë nga kërcënimet dhe shtrëngimet." 

"Falënderojmë Kryeministrin në largim Sali Berisha dhe vlerësojmë mbështetjen e tij konseguente për marrëdhënie të forta midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. '' - perfundon deklarata e ambasades se SHBAs. (lexo ketu)
(RevistaShtypi.al)
♛Melody♛
♛Melody♛

Qeveria e re të riangazhohet ndaj procesit të integrimit - Amb. SHBA Coolte21

Shteti Shteti : Qeveria e re të riangazhohet ndaj procesit të integrimit - Amb. SHBA Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi