AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Femrat të çmendura pas Smartphone, e përdorin edhe kur bëjnë seks

Shko poshtë

Femrat të çmendura pas Smartphone, e përdorin edhe kur bëjnë seks Empty Femrat të çmendura pas Smartphone, e përdorin edhe kur bëjnë seks

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed May 22, 2013 10:49 pm

TIRANE - Telefonat e teknologjisë së fundit, Smartphone, “po çmendin” femrat në Europë. Rezultatet e një sondazhi, të realizuar nga faqja www.alfemminile.com, tregojnë se 73% e grave në Europë posedojnë një smartphone, ndërsa 10% kanë të paktën dy të tillë.

Deri këtu nuk ka asgjë për tu çuditur, se tashmë të gjithë kanë mundësi të përballojnë koston e një telefoni të mençur. Por nëse i referohemi kohës që femrat kalojnë duke u marrë me telefonin, do të përballemi me shifra të pabesueshme.

Sipas sondazhit, 6 në 10 gra të pyetura nuk mund të kalojnë më tepër se një orë pa e përdorur telefonin, ndërsa 30% e tyre pohojnë se merren me celularin edhe kur kryejnë marrëdhënie seksuale me partnerin.

Smartphoni triumfon edhe në vendin e punës, pasi është instrumenti më i shpejtë e më i mirë për të kontrolluar axhendën dhe për të ndërthurur në një mënyrë të thjeshtë jetën private me atë profesionale.

Rezultatet e sondazhit tregojnë se telefonat më të preferuar nga femrat janë Samsung (33%) dhe Apple (28%), të ndjekur nga celularët Nokia (11%). Një grua në tre posedon një tablet dhe në këtë rast dominojnë l'Pad e Apple.

Sondazhi përfshiu 3000 femra nga Franca, Gjermani, Britania, Spanja, Italia, Portugalia dhe Belgjika. 69% e tyre janë më pak se 40 vjeç, ndërsa 64% nuk kanë fëmijë.

Rezultatet e këtij sondazhi hedhin poshtë idenë se teknologjia është kryesisht për meshkujt.

(er.nu/BalkanWeb)
♛Melody♛
♛Melody♛

Femrat të çmendura pas Smartphone, e përdorin edhe kur bëjnë seks Coolte21

Shteti Shteti : Femrat të çmendura pas Smartphone, e përdorin edhe kur bëjnë seks Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi