AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kinezët mësojnë të bëjnë seks

Shko poshtë

Kinezët mësojnë të bëjnë seks Empty Kinezët mësojnë të bëjnë seks

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Sep 16, 2013 9:36 pm

Kinezët mësojnë të bëjnë seks Kinezet
Në një dhomë anonime hoteli në qendër të Shangait, Ma Li i bën kurs disa grupeve të vogla të grave kineze, rreth një teme që në shoqërinë kineze është tabu: seksit.
Kursi zgjat dy ditë dhe është mjaft i shtrenjtë: 2.500 juanë (410 dollarë), ose gati gjysma e pagës mesatare mujore në metropol. Megjithatë, numri i nxënëseve që vijnë e i trokasin asaj në derë rritet çdo ditë. Gjë që e ka shtyrë të organizojë kurse edhe në qytete të tjera të vendit.
Gjatë këtij kursi intensiv, nxënëset mësojnë diçka nga anatomia, psikologjia dhe teknikat e sjelljeve intime.
Ma Li, e cila i është bashkuar Asociacionit Botëror të Mësimdhënësve të Seksit, përpiqet të jetë sa më e afërt dhe më e hapur në mënyrë që nxënëseve të saj t’u japë besimin, i cili në të shumtën e rasteve u mungon. Gjatë kursit transmetohen video me marrëdhënie seksuale orale për pjesën teorike. Gjithashtu vihet në përdorim edhe pjesa praktike.
“Nuk kam fare edukimi për seksin”, tregon Sophia Hu, një avokate 30-vjeçare. “Unë kam menduar se trupi i një burri i ngjan atij të një vogëlushi. Unë dua të di për veten dhe se çka në të vërtetë është seksi”.
Në zonat rurale, femrat s’dinë asgjë
Kurset kanë nisur në janar, mirëpo grupet me kandidate janë plotësuar disa javë përpara, tregon Ma. Idenë për këtë punë ia ka dhënë një psikologe nga Pekini, Zhenhing Li, e cila që nga korriku organizon seanca gjatë të cilave gratë vijnë e flasin lirshëm për këtë temë.
Çështja e seksit ka qenë tabu në Kinë, por është forcuar qëkur Partia Komuniste erdhi në pushtet, më 1949. Megjithatë, gjërat filluan të ndryshojnë me hapjen e vendit ndaj botës, shtimit të numrit të udhëtimeve dhe kontakteve me jashtë dhe ndikimin në rritje të Kinës në skenën ndërkombëtare.
“Në Pekin, Shangai e në qytete të tjera, vajzat janë shumë të ndikuara nga kultura perëndimore, tajvaneze dhe koreane dhe ato kanë një sjellje shumë moderne karshi seksit”, shpjegon Jay Zheng, profesor i obstetrikës dhe gjinekologjisë në universitetin e mjekësisë të Kaohsiungut, në Tajvan.
“Mirëpo, në zonat rurale, femrat nuk dinë gjë për këtë fushë”. Kjo mosdije, pikë së pari është për shkak të mungesës së kurseve për edukatën seksuale në shkollat publike.
Më 2011, një çift nga Vuhani, i cili sa ishte martuar, ishte përfolur nëpër gazeta pasi ata ishin shumë të paditur në lidhje me marrëdhëniet seksuale. Madje ata për tre vjet nuk kanë pasur fëmijë, sespe mendonin se për të mbetur shtatzënë gruaja mjaftonte vetëm të flinin së bashku në të njëjtin shtrat. Burri dhe gruaja, të dy të diplomuar në fakultete, e kanë kuptuar se ku qëndron problemi vetëm pas një vizite te mjeku, i cili u ka treguar se për të mbetur gruaja shtatzënë duhet pasur marrëdhënie seksuale.
Të bësh seks sikur të të qëllojë plumbi
E gratë që shkojnë në kurset e Ma Lisë janë nga e tërë Kina dhe u përkasin niveleve të ndryshme shoqërore. Disa, rreth të njëzetave, shkojnë aty për t’u përgatitur për raportin e parë seksual, të tjerat, rreth të dyzetave ose të shkurorëzuara, përpiqen ta kthejnë besimin në vete.
Në Kinë ka shumë familje ose prindër që diskutojnë për botën seksuale, por zakonisht seksit i japin tone alarmante, thotë Ma. “Disa prej klientëve të mia tregojnë se nëna u ka thënë se marrëdhënia seksuale është njëjtë sikur të të qëllojë një plumb pistolete. Disa të tjera rriten me bindjen se seksi është diçka e rrezikshme dhe vërtetë e turpshme”.
Sipas Sophia Husë, e cila në moshën 30-vjeçare po përgatitet për marrëdhënien e parë, kurset e Masë e kanë ndihmuar ta tejkalojë ankthin dhe ta kuptojë kënaqësinë që ofron seksi. “Kur do të bëj dashuri do të jem më e shtendosur. Nuk do të kem aq shumë frikë sa kisha deri më tani”. /Reuters/
/Shekulli Online/ E.L/
♛Melody♛
♛Melody♛

Kinezët mësojnë të bëjnë seks Coolte21

Shteti Shteti : Kinezët mësojnë të bëjnë seks Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi