AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bëjnë seks në makinë, djali e kërcënon se do publikojë videon në FB

Shko poshtë

Bëjnë seks në makinë, djali e kërcënon se do publikojë videon në FB  Empty Bëjnë seks në makinë, djali e kërcënon se do publikojë videon në FB

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed Jun 19, 2013 1:07 am

Bëjnë seks në makinë, djali e kërcënon se do publikojë videon në FB  81829
Një adoleshent musliman i ka bërë shantazh një vajze 16 – vjeçare për të mos publikuar në facebook një video ku ajo ishte duke bërë seks me djalin në makinën e tij. Aamir Khan, 20 vjeç, e kishte filmuar fshehurazi 16 – vjeçaren gjatë një takimi intim me të në makinë.
 
Adoleshenti 20 – vjeçar i kishte kërkuar vajzës bizhuteritë e mamasë së saj, të cilat kapnin vlerën e 17 mijë eurove, përdryshe ai do ta publikonte videon në facebook dhe do t’i dërgonte një kopje prindërve të saj.
 
Vajza 16 – vjeçare ishte frikësuar nga kërcënimet e 20 – vjeçarit saqë po mendonte të largohej nga shtëpia, madje po mendonte edhe të vriste veten. E turpëruar nga fakti se Khan mund t‘i dërgonte videon prindërve të saj, ajo i dorëzoi djalit bizhuteritë e familjes.
 
Megjithatë, vajza nuk u dorëzua dhe denoncoi shantazhet që i bënte 20 – vjeçari. Khan e pranoi përpara trupit gjykues shantazhin që kishte bërë dhe u dënua me tre vjet e shtatë muaj. Gjykatësi Michael Pert i konsideroi veprimet e Khan si të ‘këqija’ dhe ‘tradhëti cinike’.  Gjykatësi shtoi se ngjarja kishte ndodhur në vitin 2009 kur djali ishte 18 vjeç dhe vajza 16 vjeç.
 
Gjatë deklaratës së tij në gjyq, 20 – vjeçari tha se paratë i duheshin për të rregulluar një defekt që kishte në makinën e tij, dhe kjo ishte arsyeja që i bënte shantazh vajzës për bizhuteritë. Gjithsesi, asnjë video për aktin seksual nuk u gjet dhe mendohet se nuk është filmuar asnjë video që të ketë lidhje me këtë gjë. Aamir Khan është ndaluar që t’i afrohet apo të ketë ndonjë kontakt me vajzën dhe me familjen e saj.

(v.gj/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/metronews/2729/bejne-seks-ne-makine-djali-e-kercenon-se-do-publikoje-videon-ne-fb-162892.html#sthash.in0ieFYx.dpuf
♛Melody♛
♛Melody♛

Bëjnë seks në makinë, djali e kërcënon se do publikojë videon në FB  Coolte21

Shteti Shteti : Bëjnë seks në makinë, djali e kërcënon se do publikojë videon në FB  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi