AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Gjithçka që të marrim statusin brenda vitit, Rama në autobus

Shko poshtë

Berisha: Gjithçka që të marrim statusin brenda vitit, Rama në autobus Empty Berisha: Gjithçka që të marrim statusin brenda vitit, Rama në autobus

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon May 20, 2013 12:39 am

Berisha: Gjithçka që të marrim statusin brenda vitit, Rama në autobus 67611_1
FIER- Kryeministri Sali Berisha ishte sot i pranishëm në përurimin e rindërtimit të segmentit Fier- Levan, nga ku ironizoi sërish kryesocialitin Edi Rama për prezantimin e tij një ditë më parë në qytetin e Vlorës, duke u shprehur se "Aleancën e 1 prillit ai e shndërroi në aleancën e shkuljes së veshit". Ne nuk do merremi me këtë aleancë, por me shndërrimin e Shqipërisë në një vend të zhvilluar”, tha kryeministri.

Duke iu drejtuar qytetarëve të Fierit, Berisha tha se, “E djathta kërkon votën për 4 vitet që vijnë për të realizuar projektet më të mëdha zhvillimore në historinë e këtij kombi. Gjithcka që kemi realizuar në këto vite dëshmojnë seriozitetit tonë në zhvillimin e vendit”, tha kryeministri duke nënvizuar se 23 qershori do të jetë votë për integrimin e mëtejshëm të vendit në BE.

“Unë jam këtu për të premtuar se do ndërtohet edhe km i fundit i rrugës aty ku banojnë shqiptarët”, tha ai më tej.

Kryeministri ironizoi sërish Ramën në lidhje me deklaratiat e tij për prodhimin e ullirit në Berat.
“Shoku Rama shkoi në Berat, çfarë ju tha në mënyrë absurde për të mos iu thënë ndryshe. Pse mbillni ullinj, keni mbushur shtëpitë, me to ja cdo bëni tani që ju mbetën pa shitur? Ndodh që prodhimi nuk të shitet një vit, por ai që i thotë tjetrit pse mbjell ullinj i thotë një fjalë shumë pa mend, kur merret me politikë e ka dyfish pa mend atë fjalë”, tha Berisha më tej, duke premtuar se “ne do 10-fishojmë mbjelljen e ullirit”.

Më tej kreu i qeverisë u shpreh se Rama ka mbetur në autobus edhe kur ecën në rrugët e shtruara të qeverisë.

“Rrugët janë komunikim, zotëria thotë janë izolim dhe shkoi me hartë në sqetull e tregonte rrugët që kemi ndërtuar ne. Ai është në autobus, pavarësisht se ecën në rrugë ai mbetet në autobus. I them t’i lerë sharjet, nuk janë qytetërim, të lërë dëshpërimin, po pse hyri në garë. Ti kishe arkivin më të rëndë në Europë për humbje, edhe po s’deshe ti ai humbet vetë. Ne kërkojmë votoën e qytetarëve jo për këto që kemi bërë, por për projektet e 4 viteve që vijnë. Ne kemi bërë gjithcka që të ecim përpara në rrugën e integrimit”, tha ai më tej.

Duke akuzuar Ramën për bllokimin e integrimit, Berisha premtoi se do realizojë ëndrrën më të madhe të shqiptarëve, atë të marrjes së statusit brenda vitit.

‘Do bëjmë gjthcka që brenda një viti të marrim statusin dhe të ecim më pas të sigurtë në hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE”, tha ai.

"Secili prej jush, çdo qytetar, le të mendojë një moment; si ka mundësi që çdo hap i bërë drejt Evropës, nga anëtarësimi në Këshillin e Evropës, deri tek statusi kandidat, të firmoset vetëm nga një parti, nga PD", u shpreh kryeministri, duke theksuar se "kjo, sepse ne duke ditur ëndrrën tuaj, ëndrrën evropiane, kemi bërë gjithçka që të ecim përpara".
(ma.ar/BalkanWeb)

♛Melody♛
♛Melody♛

Berisha: Gjithçka që të marrim statusin brenda vitit, Rama në autobus Coolte21

Shteti Shteti : Berisha: Gjithçka që të marrim statusin brenda vitit, Rama në autobus Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi