Qeveria, Rama: 16 Ministri E 3 Ministra Shteti. Berisha: Ndarje Torte Për Orekse Të Sëmura
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni :: Politika Shqiptare & Opinione
Faqja 1 e 1
Qeveria, Rama: 16 Ministri E 3 Ministra Shteti. Berisha: Ndarje Torte Për Orekse Të Sëmura
TIRANË - Kryeministri i Zgjedhur Edi Rama bëri sot publike strukturën e re të qeverisë që do krijohet në shtator, duke premtuar reformism të brendshëm, të thellë tek çdo ministri dhe ndarje të disa prej tyre. Sipas Ramës, shumica e ministrive, por edhe vetë Kryeministria do pastrohet nga një trup parazitare, siç tha ai.
“Është një strukturë e ndërtuar mbi bazën e një analize të hollësishme të strukturës ekzistuese dhe degëzimeve të saj që përbëjnë një trup me shumë parazitë brenda dhe kërkojnë një shkurtim drastik. Struktura është hartuar mbi bazën e prioriteteve dhe nevojave të rëndësishme që ka vendi. Kemi marrë në konsideratë domosdoshmërinë që të kemi një qeveri, e cila të ketë fokus më tepër dhe përgjegjësi të qarta mes sektorëve dhe shumë më tepër mundësi për të krijuar kushtet që të prodhojmë rezultate me shumë më pak shpenzime nga taksat e qytetarëve”, tha Rama.
Që në fillim Rama premtoi një strukturim të organikës së Kryeministrisë, duke u shprehur se do të shkurtojë kabinetin e mbingarkuar. Rama tha ndër të tjera se qeveria do ketë vetëm një zv/ministër pa portofol tjetër.
“Strukturim të godinës apo organikën së Kryeministrisë, shkurtim të ndjeshëm të kësaj organike, raport i ri i drejtë dhe efikas mes kabinetit të kryeministrit dhe piramidës që sot duket e mbingarkuar dhe parazitare, shkurtim të komiteteve ndërministrore, reduktim të numrit të tyre në funksion të rritjes së fuqisë së tyre koordinuese. Do ketë një zv/ ministër pa portofol tjetër, që do fokusohet në çështje specifike”, tha ai.
Rama listoi më tej emrat e 16 ministrive të reja, ndërsa shtoi se do ketë edhe tre poste të tjera ministrash të cilët do kenë zyra në kryeministri dhe nuk do drejtojnë ministri të veçanta. Ai tha se do ketë një ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike, një ministër për Çështjet Vendore, një ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin.
STRUKTURA E QEVERISË SË RE TË SHQIPËRISË 2013 – 2017
Kryeministri
Zv/Kryeministri
Ministritë:
1. Ministria e Financave
2. Ministria e Brendshme
3. Ministria e Mbrojtjes
4. Ministria e Jashtme
5. Ministria e Integrimit Europian
6. Ministria e Drejtësisë
7. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes
8. Ministria e Energjisë dhe Industrisë
9. Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit
10. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës
11. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave
12. Ministria e Shëndetësisë
13. Ministria e Arsimit dhe Sportit
14. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
15. Ministria e Kulturës
16. Ministria e Mjedisit
Ministrat e Shtetit:
Ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike
Ministër për Çështjet Vendore
Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin
Ministritë që nuk ndryshojnë
Kryeministria
Ministria e Financave
Ministria e Mbrojtjes
Ministria e Brendshme
Ministria e Jashtme
Ministria e Drejtësisë
Ministria e Integrimit Europian
Ministria e Shëndetësisë
Ministritë që ndryshojnë
METE ndahet në: Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Ministria e Energjetikes dhe Industrisë
MPPT ndahet në: Ministria për Zhvillimin Urban dhe Turizmin dhe Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës
Ministritë që krijohen
Krijohet Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave
Krijohet Ministria e Arsimit dhe Sportit
Krijohet Ministria e Mireqenies Sociale dhe Rinise
Krijohet Ministria e Kulturës
Do të vendoset një ministër për Inovacionin
DAP rikthehet në Kryeministri
Shkurtohet numri i komiteteve
PËRBËRJA E QEVERISË SË RE
Ndërsa kuriozitetit të madh për përbërjen e qeverisë së re Rama iu përgjigj menjëherë pas konferencës, në rrjetin social ‘Twitter’. Ai u shpreh se qeveria e re do ketë numrin më të madh të grave në histori.
“Për gjithë ata që pyesin pafund për përbërjen e qeverisë mund të them vetëm se do ketë numrin më të madh të grave në historinë e vendit”, tha ai.
BERISHA: QEVERIA “PIKTORI 1″, NDARJE TORTE PËR OREKSE TË SËMURA
Kryeministri Berisha komentoi me doza ironie strukturën e re të qeverisë Rama, të cilën kryeministri në detyrë e quan, qeveria “Piktori 1”. Përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Berisha akuzon Ramën se ka rritur me 30% shpenzimet për veten e saj, ndërsa strukturën e qeverisë së re e cilëson si “ndarje të tortës për orekse të sëmura”.
Duke iu referuar ndarjes së ministrive, Berisha thekson se “shkenca për qeverinë “Piktori 1″ nuk ekziston (e gjora mori malin!);, kushërira Koleka merr administratën në varësi, për hatër të kushëririt dhe 1 milion hektarë pyje mbeten jetim.”
Mesazhi i plotë i Berishës në “Facebook”
“Fillim i mbarë për të luftuar krizën!
Rriten shpenzimet e qeverise për veten e saj me 30%!
Te dashur miq, risitë e para të qeverisë “Piktori 1″ janë:
-rritet me 30% numri i anëtarëve të kabinetit;
-rriten me 30% shpenzimet e qeverisë për veten e saj. Kështu mendon ai se luftohet me mirë kriza?!
-shkenca për qeverinë “Piktori 1″ nuk ekziston (e gjora mori malin!);
-kushërira Koleka merr administratën në varësi, për hatër të kushëririt;
-1 milion hektarë pyje mbeten jetim
Ndarje torte për orekse të sëmura. Hajde qeveri hajde! Sb
25.07.2013
Burimi: Balkanweb
Similar topics
» Berisha: Rama shkelmoi paktin me BE
» Berisha: U gëzova kur Rama tha se do dëgjoj këshillat e gruas, por ai dëgjon vetëm Koçon (VIDEO)
» Berisha: Gjithçka që të marrim statusin brenda vitit, Rama në autobus
» Berisha: Jam modeli i çdo shqiptari, kam vetëm një apartament. Rama i ndërron gratë çdo 2 vjet
» Berisha SMS-Ramës:Çfarë më sugjeron? Rama: Puno si gjysh “full time”
» Berisha: U gëzova kur Rama tha se do dëgjoj këshillat e gruas, por ai dëgjon vetëm Koçon (VIDEO)
» Berisha: Gjithçka që të marrim statusin brenda vitit, Rama në autobus
» Berisha: Jam modeli i çdo shqiptari, kam vetëm një apartament. Rama i ndërron gratë çdo 2 vjet
» Berisha SMS-Ramës:Çfarë më sugjeron? Rama: Puno si gjysh “full time”
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni :: Politika Shqiptare & Opinione
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi