AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Rama shkelmoi paktin me BE

Shko poshtë

Berisha: Rama shkelmoi paktin me BE Empty Berisha: Rama shkelmoi paktin me BE

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu May 16, 2013 8:46 pm

Berisha: Rama shkelmoi paktin me BE Berisha-gjat%C3%AB-prezantimit-t%C3%AB-kandidat%C3%ABve-dje-n%C3%AB-Fier-300x199Pas Tiranës dhe Durrësit, Partia Demokratike hapi dje fushatën elektorale në qarkun e Fierit, i dyti më i madhi në vend dhe që çon në Parlament 16 deputetë. Pas prezantimit të kandidatëve, të cilët do të kërkojnë një mandat të tretë qeverisës, gjatë fjalës së tij për rreth 20 minuta, Kryeministri Sali Berisha u ndal te bllokimi i procesit të integrimit të Shqipërisë për shkak të mosvotimit nga opozita të tri ligjeve me shumicë të cilësuar. Ai e lidhi këtë qëndrim të PS-së me vendimin e tyre për të marrë në koalicionin parazgjedhor katër parti komuniste. “Midis tri ligjeve me të cilat hapej dera e shqiptarëve për statusin në BE dhe katër partive komuniste që hynë për herë të parë në aleancë me PS-në, u zgjodhën partitë komuniste. Zgjedhja dëshmon qartë se cila është mendësia dhe mentaliteti për orientimin tonë perëndimor, për integrimin tonë në botën perëndimore”, u shpreh kreu i qeverisë. Sipas tij, Rama e shkelmoi marrëveshjen me BE-në me të njëjtën lehtësi që e bëri edhe me aleatin e tij në koalicion, Petro Koçi. “Tri ligjet nuk u votuan. Statusin Shqipëria nuk e mori sepse kreu i opozitës mori përsipër përgjegjësinë historike të shkelmojë mbi një interes jetik të çdo shqiptari me atë lehtësi që shkelmon marrëveshjen me Petro Koçin, me atë lehtësi shkelmoi marrëveshjen me Komisionin Europian. Ai shkelmoi çdo interes të qytetarëve të Fierit, Myzeqesë dhe Shqipërisë. 23 qershori vjen dhe ne të gjithë së bashku do të dimë të votojmë për të ardhmen tonë, për statusin, për hapjen e negociatave në BE”, deklaroi kryetari i Partisë Demokratike. Duke krahasuar dy alternativat që do të vihen përballë njëra-tjetrës në zgjedhjet e 23 qershorit, Berisha tha se Rama është në autobus dhe flet çdo ditë për një Shqipëri të gënjeshtërt. “Alternativa tjetër është e atij që ka sy, por nuk shikon, që ka veshë, por nuk dëgjon, që mund të prekë, por nuk prek dot. Alternativa e tij që është në autobus dhe krijon një botë të paqenë, një Shqipëri të gënjeshtërt, siç shprehet ai. Ata përpiqen t’ju nxijnë ju çdo gjë dhe e justifikojnë këtë me sulmet ndaj qeverisë”, deklaroi më tej kreu i qeverisë. Sipas tij: “Ne kërkojmë dhe do bëjmë gjithçka të sigurojmë punë për çdo shqiptar. Prandaj dhe ne, duke konstatuar se taksa e sheshtë, anëtarësimi në NATO bënë që katër vitet e fundit të marrim 4.2 miliardë USD investime të huaja, do bëjmë gjithçka. Hoqëm taksën për çdo lloj kapitali, duke e bërë Shqipërinë një vend tërheqës për investimet e huaja dhe të vendit”.
ARISTIR LUMEZI/panorama
♛Melody♛
♛Melody♛

Berisha: Rama shkelmoi paktin me BE Coolte21

Shteti Shteti : Berisha: Rama shkelmoi paktin me BE Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi