AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tadiç: Kosova nuk është zemra e Serbisë

Shko poshtë

Tadiç: Kosova nuk është zemra e Serbisë Empty Tadiç: Kosova nuk është zemra e Serbisë

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue May 14, 2013 7:25 pm

Tadiç: Kosova nuk është zemra e Serbisë 67631Kryetari i nderit i Partisë Demokratike dhe ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiç ka thënë se Kosova nuk është zemra e Serbisë, duke pohuar se beson që me serbët e veriut të Kosovës do të arrihet akordimi për implementimin e marrëveshjes së Brukselit.

Mirëpo, Tadiç ka tërhequr vërejtjen se mbetet e paqartë nëse BE-ja dhe vendet që vendosin aty do ta njohin atë si shkas që Serbisë t’i jepet data e fillimit të negociatave për anëtarësim në BE.

“Besoj që në fund do të arrihet njëfarë marrëveshje, ndoshta disa politikan dhe njerëz tjerë në veri do të kenë pozicione asimetrike, por besoj se gjërat do të rrjedhin, sepse shumica e qytetarëve të Serbisë dëshiron që kjo agoni të zgjidhet. Qytetarët e Serbisë nuk duan që Kosova të jetë më gurë në fytin e tyre, por kjo çështje të zgjidhet disi. Ky pushtet këtë e ka kuptuar mirë dhe shumë mirë po e menaxhon këtë besim të popullit”, ka thënë Tadiç për televizionin serb “TV Prva”.

Presidenti i dikurshëm i Serbisë ka thënë se “Kosova nuk është zemra e Serbisë", transmeton Telegrafi.
(a.k/BalkanWeb)
♛Melody♛
♛Melody♛

Tadiç: Kosova nuk është zemra e Serbisë Coolte21

Shteti Shteti : Tadiç: Kosova nuk është zemra e Serbisë Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi