AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosova Vend Burimi Dhe Destinacioni I Trafikimit Me Njerëz

Shko poshtë

Kosova Vend Burimi Dhe Destinacioni I Trafikimit Me Njerëz Empty Kosova Vend Burimi Dhe Destinacioni I Trafikimit Me Njerëz

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri Jun 21, 2013 12:41 am

Kosova Vend Burimi Dhe Destinacioni I Trafikimit Me Njerëz StateDepartmentBuilding_443433_790668-300x170
Kosova Vend Burimi Dhe Destinacioni I Trafikimit Me Njerëz
Kosova Është Një Vend Burimi Dhe Destinacioni Për Gratë Dhe Fëmijët, Viktima Të Trafikimit Seksual Dhe Punës Së Detyruar, Thuhet Në Raportin E Departamentit Amerikan Të Shtetit Për Trafikimin E Personave Gjatë Vitit 2012.
Mungesa e regjimit të vizave për të huajt që vijnë në Kosovë e bënë atë një vend transit të pambrojtur, thekson raporti. Shumica e viktimave të trafikimit seksual janë qytetare femra të Kosovës, ndonëse femra nga nga Moldavia, Sllovakia, Shqipëria, Serbia dhe Polonia gjithashtu janë përballur me një prostitucion të detyruar në Kosovë.
Lidhur me angazhimin e organeve të pushtetit, raporti thotë se Qeveria e Kosovës nuk përmbush standardet minimale për eliminimin e trafikimit, ndonëse përpjekjet e saj kanë qenë të domethënëse. Këtu përmendet kodi i ri penal dhe ai i procedurës penale që kanë hyrë në fuqi sivjet, e që rrisin dënimet për kundërvajtësit e trafikimit.
Raporti vë në dukje se gjyqësori ka zvogëluar numrin e çështjeve që presin zgjidhje, por, Qeveria në anën tjetër ka qenë ‘e butë’ ndaj kundërvajtësve të trafikimit, sepse nuk ka dënuar asnjë zyrtar qeveritar i përfolur për bashkëpunim në trafikim.
Ndër rekomandimet që i jepen Kosovës në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, është inkurajimi për përpjekje më të fuqishme për të ndjekur penalisht, shpallur fajtor dhe dënuar autorët e trafikimit, përfshi edhe zyrtarët; rritjen e trajnimeve specifike për prokurorët dhe gjyqësorin, sigurimin e mbrojtjes sociale për viktimat si dhe shtimin e hetimeve për veprat penale të punës dhe lypjes së detyruar në Kosovë.
 
20.06.2013
Burimi: Kosova Press
♛Melody♛
♛Melody♛

Kosova Vend Burimi Dhe Destinacioni I Trafikimit Me Njerëz Coolte21

Shteti Shteti : Kosova Vend Burimi Dhe Destinacioni I Trafikimit Me Njerëz Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi