AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaçi: Kosova është me fat që ka mike SHBA-të

Shko poshtë

Thaçi: Kosova është me fat që ka mike SHBA-të Empty Thaçi: Kosova është me fat që ka mike SHBA-të

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri Jun 14, 2013 10:45 pm

Thaçi: Kosova është me fat që ka mike SHBA-të F1_photo-21371193104-300x175
Në kryeqytetin e shtetit amerikan Iowa, Des Moines, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi u prit me nderime të larta në selinë e qeverisë, State Capitol, nga guvernatori i Iowa-s, Terry E. Branstad, nga senatorët e Iowa-s, Daryl Beall, Rita Hart, nga përfaqësues të shtetit: Dan Kelley, Deborah Berry dhe Mark Lofgren, si dhe nga përfaqësues të kulturës e të biznesit.
Fillimisht kryeministrin Thaçi e pritën senatorët dhe përfaqësuesit e shtetit të Iowa-s, duke e njoftuar me të arriturat e këtij shteti dhe lidhur me bashkëpunimin midis Iowa-s dhe Kosovës.
Kryeministri Thaçi mbajti një fjalë rasti në State Capitol, në praninë e senatorëve dhe përfaqësuesve të Iowa-s, të gjeneralit të Gardës së Iowa-s, Orr dhe presidentit të Bordit të drejtorëve organizatës Iowa Sister States, Tom Rial.
Kryeministri Thaçi falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që e mbështetën Kosovën në mënyrë të veçantë që nga procesi i rënies së komunizmit, duke çmuar kontributin e të gjithë presidentëve amerikanë.
“Kosova është vend me fat që ka një shtet mik siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” tha mes tjerash kryeministri Thaçi dhe vlerësoi lart kontributin e shtetit të Iowa-s që në mënyrë të veçantë po ndihmon Kosovën, veçanërisht Forcën e Sigurisë së Kosovës.
“Kosova ka nevojë për përvojën tuaj”, tha kryeministri Thaçi.
♛Melody♛
♛Melody♛

Thaçi: Kosova është me fat që ka mike SHBA-të Coolte21

Shteti Shteti : Thaçi: Kosova është me fat që ka mike SHBA-të Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi