Kërcënon me bombë spitalin: Gjinekologu më pa gruan lakuriq
2 posters
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Lajme Komike & Cudira
Faqja 1 e 1
Kërcënon me bombë spitalin: Gjinekologu më pa gruan lakuriq
Zvicër - Një rast ekstrem i fanatizmit të një shqiptari të Kosovës ka alarmuar spitalin e Winterthurit, në Zyrih. Ai ka kërcënuar se do të vërë bombë spitalit, vetëm pse mjeku ka parë gruan e tij të zhveshur gjatë kontrollit gjinekologjik.
Nga kjo ngjarje ka kaluar 1 vit e gjysmë, por personi në fjalë nuk ka ndryshuar mendim. “Përse gjatë kontrollit gjinekologjik aty duhej të ishte i pranishëm edhe një burrë? Unë kam sjellë një njeri dhe jo një kafshë në spital”, ka thënë 42-vjeçari, punëtor ndërtimi.
Në gusht të vitit 2012 ai kishte sjellë partneren e tij të atëhershme, bashkëshorten aktuale, po ashtu nga Kosova, për kontroll gjinekologjik në spital.
Gjatë këtij kontrolli që bënte një gjinekologe, ishte i pranishëm si përkthyes edhe bashkëshorti, pasi gruaja nuk dinte fare gjermanisht. Por përveç tij aty po merrte pjesë edhe një asistent, që po bënte praktikën.
Ai nuk kishte thënë asnjë fjalë gjatë kontrollit. Por dy ditë më vonë, i kishte telefonuar mjekes dhe e kishte kërcënuar. Madje jo vetëm kaq, por ishte shprehur se do të bombardonte spitalin. Pas kësaj, spitali ka alarmuar policinë e cila ka arrestuar personin në fjalë.
I ndodhur para gjyqtares, kosovari ka thënë se “mjekja i ka shkatërruar jetën, pasi i ka mundësuar një burri ta shohë gruan e tij pa rroba". Ajo madje ka shkatërruar edhe martesën e tij. Prej asaj dite ai ka probleme me martesën. Ka probleme psikike, merr antidepresivë dhe ndodhet në trajtim mjekësor.
Gjyqtarja ka provuar të kuptojë se si ka mundësi që një njeri që kishte jetuar 18 vjet në Zvicër dhe që kishte qenë i martuar deri në vitin 2010 me një zvicerane të përjetonte kaq rëndë një veprim fare normal siç është kontrolli gjinekologjik, në të cilin ai kishte marrë pjesë vetë.
Re: Kërcënon me bombë spitalin: Gjinekologu më pa gruan lakuriq
cik egzagjerim ky kosovari por ama ska faj se fanatizmi ja ka mbyll syte fare
Re: Kërcënon me bombë spitalin: Gjinekologu më pa gruan lakuriq
po ky doktori per here te pare e kishte ? hahahha
Re: Kërcënon me bombë spitalin: Gjinekologu më pa gruan lakuriq
kushedi sa tjere ja kane pare nga bira e celesit... po ta dinte ai do te bente lufte civile..
Re: Kërcënon me bombë spitalin: Gjinekologu më pa gruan lakuriq
un do zej vrimen e celsit per vete hahahahha
Similar topics
» Gjobitet gjinekologu, prodhonte spermatozoidë të posaçëm
» “Gjinekologu i vdekjes”, vriste me gërshërë foshnjat e porsalinduara
» Letër kërcënuese për bombë në avionin e linjës Tiranë-Vjenë
» Rinas, alarm fals për bombë në avionin e linjës Stamboll-Tiranë
» Virusi i ri që kërcënon njerëzimin
» “Gjinekologu i vdekjes”, vriste me gërshërë foshnjat e porsalinduara
» Letër kërcënuese për bombë në avionin e linjës Tiranë-Vjenë
» Rinas, alarm fals për bombë në avionin e linjës Stamboll-Tiranë
» Virusi i ri që kërcënon njerëzimin
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Lajme Komike & Cudira
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi