Letër kërcënuese për bombë në avionin e linjës Tiranë-Vjenë
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Letër kërcënuese për bombë në avionin e linjës Tiranë-Vjenë
Gjetja e një letre kërcënuese, se në bordin e avionit ndodhej një bombë, ka alarmuar stafin e avionit, i cili ka njoftuar menjëherë autoritetet e sigurisë, ndërsa avioni ndodhej 20 min larg aeroportit të Vjenës.
Në pamundësi për të ndërhyrë, autoritetet austriake kanë krijuar një pistë uljeje emergjence për avionin, i cili mbërrinte nga Tirana dhe pasi kanë kontrolluar me imtësi çdo pasgjer, bagazh dhe ambjentet e avionit ka rezultuar se nuk ka pasur asnjë lëndë plasëse.
Ngjarja konfirmohet për mediat austriake nga zëdhënsi i kompanisë austriake, William Baldia, ndërsa policia e Rinasit, e kontaktuar nga "A1Report", pranon që ka pasur një kontroll të veçantë mbi këtë linjë, pasi është e njëjta, ku 3 javë më parë u dha sinjali për një bomë, por nuk u gjet asgjë, qoftë edhe letra kërcënuese, që kanë gjetur autoritetet austriake.
Aktualisht kanë nisur hetimet, ndërsa linjat me Turqinë janë kthyer në precedentin e dytë për autoritetet shqiptare, duke alarmuar jo vetëm policinë këtu, por dhe homologët europianë, siç ka ndodhur ditën e djeshme në hapësirën ajrore austriake. - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/leter-kercenuese-per-bombe-ne-avionin-e-linjes-tirane-vjene-165377.html#sthash.pq4NotB0.dpuf
Similar topics
» Rinas, alarm fals për bombë në avionin e linjës Stamboll-Tiranë
» Aksidente në Tiranë e Bulqizë plagosen 4 persona TIRANE-
» SMS Erotike Dhe Kërcënuese Gazetares, Dy Vite Burg 56 Vjeçarit
» Leter shokuese: Skandalet e pathena te policise, arsyet pse krimi ka dale jashte kontrollit
» Franca letër Tahirit: Në Shqipëri po vjen një terroriste
» Aksidente në Tiranë e Bulqizë plagosen 4 persona TIRANE-
» SMS Erotike Dhe Kërcënuese Gazetares, Dy Vite Burg 56 Vjeçarit
» Leter shokuese: Skandalet e pathena te policise, arsyet pse krimi ka dale jashte kontrollit
» Franca letër Tahirit: Në Shqipëri po vjen një terroriste
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi