AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Virusi i ri që kërcënon njerëzimin

Shko poshtë

 Virusi i ri që kërcënon njerëzimin Empty Virusi i ri që kërcënon njerëzimin

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu Aug 01, 2013 7:39 pm

 Virusi i ri që kërcënon njerëzimin P%20letren

Gazmend Bejtja/Drejtor i Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë 
-Tashmë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur që një virus i ri po kërcënon shëndetin e njerëzve dhe lëvizjen e lirë. Virusi i ri është emërtuar Koronavirusi i Sindromit Respirator të Lindjes së Mesme (Middle East Respiratory Syndrome Coronavirus MERS-CoV). Rastet e para janë raportuar në Arabinë Saudite, në vitin 2012. Sëmundja shfaqet me shenja të prekjes së aparatit të frymëmarrjes, pneumoni deri në insuficiencë respiratore dhe komplikacione që lidhen me pamjaftueshmëri të funksionit të organeve të ndryshme. Deri tani janë raportuar 82 persona të prekur nga ky virus, nga të cilët 45 kanë gjetur vdekjen. Rastet kanë qenë nga vendet e Lindjes së Mesme si Jordania, Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe. Raste të lidhura me udhëtimin në Lindjen e Mesme janë raportuar në vende të Afrikës Veriore si Tunizia dhe vende europiane si Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar. Virusi transmetohet kryesisht përmes kontaktit të ngushtë mes njerëzve. Një virus i ngjashëm, i emërtuar SARS, u shfaq kërcënueshëm në vitin 2002. Ky virus u vu nën kontroll me masa globale të shëndetit publik si karantina, izolimi, komunikimi i shpejtë në informacion, dije dhe praktika, masa të kontrollit të infeksionit. Nuk ekzistojnë antivirale apo medikamente të tjera specifike për trajtimin e MERS-CoV. Nuk ekziston vaksinë për mbrojtjen nga ky virus. Trajtimi është simptomatik dhe mbështetës. Për parandalimin e infektimit, rekomandohen masat e përgjithshme të etiketës apo higjienës respiratore: larje e duarve për të paktën 20 sekonda me ujë dhe sapun ose përdorim i dezinfektantëve të duarve, mbulim i gojës dhe hundëve me kartpecetë gjatë kollitjes apo teshtitjes dhe hedhja e kartpecetës së përdorur në koshin e mbeturinave, mosprekja e syve, hundës dhe gojës me duar të palara, shmangia e puthjeve, përdorimit të enëve të përbashkëta me persona të sëmurë, pastrimi dhe dezinfektimi i vazhdueshëm i sipërfaqeve që preken shpesh, si doreza të dyerve, lodra, telefon, etj.. Personat që mund të dyshohen për infektim nga MERS-CoV, janë ata persona që shfaqen me infeksion respirator akut (temperaturë mbi 38oC, kollë), prekje parenkimale të mushkërive (shenja klinike apo radiologjike të konsolidimit), histori të udhëtimit në vendet e gadishullit arabik apo vendet fqinje me gadishullin arabik në 14 ditët e fundit dhe mosevidentim të një shkaktari tjetër të sëmundjes. Në rastet e mësipërme, çdo person duhet të kontaktojë shërbimet shëndetësore për të marrë ndihmën e duhur mjekësore. Nuk është nxjerrë ndonjë rekomandim për kufizimin e lëvizjes së njerëzve. Pelegrinazhi në Arabinë Saudite në kuadrin e ritualit fetar (haxhillëku) nuk kufizohet. Megjithatë, këtë vit, Ambasadat e Arabisë Saudite rekomandojnë që disa kategori njerëzish (të moshuarit, të sëmurët terminalë, gratë shtatzëna dhe fëmijët) të shtyjnë planet për Haxh dhe Umrah. (http:// saudiembassy.net/services/hajj_requirements. aspx) Në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë, në përmbushje të funksioneve të saj për mbrojtjen e shëndetit të popullatës dhe në kuadrin e detyrimeve që mbart Rregullorja Ndërkombëtare e Shëndetit, ka nxjerrë rekomandimet bazë, ka vlerësuar kapacitetet dhe ka vënë në alert shërbimet për të vlerësuar, notifikuar dhe trajtuar çdo rast me sindromë respiratore akute dhe të rëndë.
♛Melody♛
♛Melody♛

 Virusi i ri që kërcënon njerëzimin Coolte21

Shteti Shteti :  Virusi i ri që kërcënon njerëzimin Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi