AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Integrimi Në BE, Obama Letër Berishës: Opozita Të Jetë Aktive Në Parlament

Shko poshtë

Integrimi Në BE, Obama Letër Berishës: Opozita Të Jetë Aktive Në Parlament  Empty Integrimi Në BE, Obama Letër Berishës: Opozita Të Jetë Aktive Në Parlament

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu Oct 10, 2013 12:11 am

Integrimi Në BE, Obama Letër Berishës: Opozita Të Jetë Aktive Në Parlament  Berisha-dhe-obama-300x199
Integrimi në BE, Obama letër Berishës: Opozita të jetë aktive në Parlament: Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, i ka dërguar një letër ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha. Në këtë letër Obama i thekson edhe njëherë rolin që ka opozita në marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin e Evropian.
Obama thotë së Shqipëria ka nevojë për një opozitë efektive dhe konstruktive që fokusohet në zhvillimet e vendit dhe punon me qeverinë e re për të prodhuar rezultate të prekshme për popullin shqiptar.
Por kohët e fundit opozita nuk ka qenë aktive në marrjen e vendimeve të rëndësishme për vendin nga qeveria e re. Edhe ditën e sotme deputetët e opozitës nuk janë paraqitur sot në asnjë nga mbledhjet e komisioneve parlamentare.
Letra
I dashur Dr. Berisha,
Ka qenë nder dhe kënaqësi që kam punuar me Ju gjatë mandatit tuaj si Kryeministër i Shqipërisë. Shqipëria është një aleat dhe mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ne gëzojmë një partneritet të fortë në shumë fusha. Si kryeministër, ju keni ndihmuar në thellimin dhe forcimin e lidhjeve midis dy vendeve tona.
Unë dua t’ju falënderoj për mbështetjen tuaj ndaj përpjekjeve tona në Afganistan dhe Siri si dhe për punën tuaj në ruajtjen e stabilitetit në Ballkan. Do të doja gjithashtu të rikonfirmoj mirënjohjen time për bashkëpunimin e qeverise suaj në lehtësimin e transferimit të të burgosurve të Guantanamo Bay dhe banorëve te Hurriya Kamp. Këto janë çështje të rëndësishme dhe ne e vlerësojmë mbështetjen e fortë të Shqipërisë.
Ndërsa ju kaloni në rolin tuaj si një anëtar i rëndësishëm i opozitës, unë e di se ju do të mbeteni i angazhuar pozitivisht në procesin e ndërtimit të kauzës së Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shqipëria ka nevojë për një opozitë efektive dhe konstruktive që fokusohet në zhvillimet e vendit dhe punon me qeverinë e re për të prodhuar rezultate të prekshme për popullin shqiptar.
Me lejoni t’ju bëj urimet e mia më të mira për sukses të madh dhe lumturi në të gjitha përpjekjet tuaja në të ardhmen.
Sinqerisht,
Barack Obama.
07.10.2013
Burimi: Shekulli
♛Melody♛
♛Melody♛

Integrimi Në BE, Obama Letër Berishës: Opozita Të Jetë Aktive Në Parlament  Coolte21

Shteti Shteti : Integrimi Në BE, Obama Letër Berishës: Opozita Të Jetë Aktive Në Parlament  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi